Britanikët kundër vaksinimit masiv të adoleshentëve, i rikthehen jetës së shfrenuar

19 Korrik 2021, 17:06Bota TEMA
Britanikët kundër vaksinimit masiv të adoleshentëve, i

Mediat vendase bëjnë me dije se ministrat britanik kanë theksuar se është e rëndësishme se te grupmosha mbi 12 vjeç vaksinimi të kryhet vetëm tek ato grupe që janë të rriskuara dhe nuk ka nevojë që të bëhet te të gjithë.

Sekretari i qeverisë Robert Genrik tha se fëmijët dhe adoleshentët e moshës 12 vjeç e lart që jetojnë me grupe të pambrojtura duhet gjithashtu të vaksinohen nëse ministrat britanikë japin dritën jeshile për të vaksinuar njerëzit nën 18 vjeç. Nga ana e saj, Ministria Britanike e Shëndetësisë njoftoi se ende nuk është marrë asnjë vendim.

Ndërkohë britanikët kanë festuar “ditën e lirisë”, ku pas shumë kohësh më në fund klubet e natës hapën dyert. 19 korriku shënon heqjen e kufizimeve të pandemisë, ndërsa të rinjtë kanë festuar që prej mesnatës.

Rihapja e 12,000 lokaleve të natës është pritur me padurim nga britanikët. Afër mesnatës radhë të gjata u krijuan jashtë klubeve.

Qindra mijëra britanikë mbi 18 vjeç u dyndën nëpër klube dhe duket se e kishin pritur gjatë këtë moment. Në pamjet e publikuara në media ata shihen mjaft të gëzuar, ndërsa kanë festuar me pije dhe duke vallëzuar.

“Është pak si Viti i Ri apo jo? Do të jetë një natë e veçantë,” thotë Chloe Waite, 37 vjeçe për “The Sun”.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje