FOTOT: Sazani, ishulli i gjembave

19 Korrik 2021, 09:00Turizëm TEMA
FOTOT: Sazani, ishulli i gjembave

Ky është ishulli i Sazanit. Aktualisht është ishulli i askujt, ishulli i mbetur peng nga historitë e shkuara aty. Por, Sazani mund të jetë ndryshe dhe për këtë A2 ka udhëtuar drejt Vlorës.

Izolimi që pësoi bota në vitin 2020 prej pandemisë për disa riktheu në vëmendje një Shqipëri të izoluar, një vend nga ku nuk mund të dilje. Mendoni një vend brenda një vendi të izoluar. Ai ishte ishulli i Sazanit, një copë toke e ndaluar në Shqipërinë e izoluar.

Mendoni tani që përballë këtij ishulli joshës për shumë turistë, pikërisht me art, Elian Stefa dëshiron të japë një mesazh, një britmë të fortë për ta shkundur politikën, të mendojë për ishullin dhe këtë e bën përmes dhjetë artistëve që ka mbledhur në galerinë e bregdetit.

Në Radhimë, në Galerinë e Bregdetit gjejmë në një kënd edhe Driand Zenelin, artistin që dy vite më parë nuk u bë dot pjesë e ekspozitës së parë të çelur për Sazanin sepse arti i tij prezantohej në Bienalen e Venecias.

Këtë herë pushtetit i artit është edhe më i madh. Misionit të Elianit i janë bashkuar jo vetëm artistët nga Britania e Madhe, por edhe British Council e përfaqësues të ambasadës angleze në Tiranë.

Të gjithë kanë udhëtuar për këtë ekspozitë në Galerinë e Bregdetit në Radhimë sepse mendojnë se ëndrra e Elianit për të mos e shkatërruar Sazanin, por ta kthejë atë në një qendër arti, nuk është vetëm ëndrra e  një arkitekti që e do natyrën, por edhe sepse e dinë që Elian Stefa i rritur përballë ishullit dëshiron me gjithë zemër ta mbrojë, të jetojë e të mësojë prej tij.

7 komente në “FOTOT: Sazani, ishulli i gjembave”

  1. Shaqo says:

    Gazetar idiot. Ishulli i askujt.!!!????
    Sa bukur e lidh idiotizmin me injorancen.

  2. Vranakonti says:

    Shaqo ka te drejte,si mund te thote nje gazetar, Sazani eshte i askujt.Dihet dhe nga femijet qe Sazani eshte ishulli i shqiperise dhe pike.C’jane keto idiotlliqe!?
    E lexova artikullin dhe pash fotot,por ajo qe me bene pershtypje eshte keqardhja ime qe eshte lene ishull i shkrete dhe lenia pas dore nga shteti kesaj pasurie perrallore qe ka vendi yne.Dikur ne kete ishull kaq te bukur,ka patur jete dhe gjalleri.Atje ka patur familje ushtarakesh,pasi ishte zone militare,ka patur shkolla,kopeshte,çerdhe,shtepi kulture,kinema,etj,Ketu ka te drejte gazetarja,Sazani eshte kthyer ne vend i gjembave.

    1. Scutari says:

      Po presim ndonjë baloz që t’a bëjë bazë se ne nuk kemi mendere për asgjë, as për të pastruar ferrat!!

  3. shqiptar says:

    Nëse aktualisht ky ishull është i askujt, atëherë, aktualisht ti je një gazetare e mjerë, injorante dhe idiote. A mos vallë pret ta lësh në dorë të grekut apo italianit? Turp, turp i madh që jo vetëm ishullin por edhe Atdheun tonë të shtrenjtë e lamë në dorë të ferrave dhe ferraxhinjëve.

  4. qytetar says:

    O zot !!!!!!!!!!!!!!!
    Ishulli i askujt !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    KAZAN

  5. Albani says:

    Edi Rama:aaaaaaaaaaaaa……….
    —————
    Mos vdis pa bere Sazanin , kete perle shqiptare ashtu siç di ti. O EDI RAMAAAAAA………
    Nga nje shqiptar i vertete.

  6. Albani says:

    Edi Rama:aaaaaaaaaaaaa……….
    —————
    Mos “vdis” pa bere Sazanin , kete perle shqiptare ashtu siç di ti. O EDI RAMAAAAAA………
    Nga nje shqiptar i vertete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje