FOTOT: Ura e Kamarës, monumenti 400-vjeçar që pret të vizitohet

11 Korrik 2021, 09:48Turizëm TEMA
FOTOT: Ura e Kamarës, monumenti 400-vjeçar që pret të

Nëse udhëton në rrugën nacionale Elbasan-Librazhd, një ndër objektet më interesante që mund të të zënë sytë është Ura e Kamarës në Mirakë. Kjo urë e veçantë është shpallur monument kulture pasi është ndër të paktat ura që konsiderohen vepra arti të arkitekturës që ndodhen edhe përgjatë shtrirjes së rrugës së vjetër Egnatia.

Kjo urë është ndërtuar rreth vitit 1600. Ajo ndodhet rreth 5 km larg qytetit të Librazhdit, dhe është e ndërtuar mbi pesë qemere të realizuar me gurë ngjyre gri të marrë nga mali i Murrashit. Por banorët e vjetër të zonës shprehen se kjo urë është edhe më e vjetër dhe se në themelet e saj mbartet një legjendë sakrifice, e ngjashme me atë të kalasë së Rozafës.

Megjithatë, ura vazhdon të qëndrojë aty e fortë gjatë shekujve, megjithëse goditet fort nga rrjedhat e lumit Shkumbin. Ura ka shpesh vizitorë që vijnë për ta parë, sidomos turistët e huaj nuk humbasin kurrë rastin për ta vizituar.

5 komente në “FOTOT: Ura e Kamarës, monumenti 400-vjeçar që pret të vizitohet”

  1. elmaz bufi says:

    Ju shkencetaret komuniste te Rilindur ja keni kaluar dhe kohes se Enverit kur pyeteshin studjuesit per daten apo te dhena te tjera.
    Ura ka mbishkrimin qe thote se eshte ndertuar ne vitin 1715,

  2. lato says:

    Elmaz Bufi ka te drejte.Ku i gjeni keta gazetare firifiu?

  3. Fatos Lubonja says:

    Shqiperia me nje natyre e det shume te bukur por sherbimi eshte per turp , turp tamam nivel i dobet si ne ndonje province te shkrete ne Kine ku ushqimin e bejne dosido dhe vjen nje i palare te servon ushqimin. Keshtu keni per te mbete me kar ne goje e duar ne koqe shume shpejt.
    …se desh harrova robte ku t’i keni.

  4. KORÇARI says:

    Mos nxirrni foto të monumenteve të kulturës , sepse do I shohin ata të Ministrisë së INJORANCËS që ashtuquhet e Kulturës dhe do nisin ti “Restaurojnë” me ustallarët që janë Dru me Pre. Kërpaçë…
    Ashti siç bënë me Toren e Durrësit, me Shtëpinë e Flamurit në Korçë (Shtëpia e Themistokli Gërmenjit) ,me Mësonjëtoren e parë Shqipe po në Korçë, me Qebaptoret në Butrint, me Kështjellën e Lezhës , me Skulpturat e Lashta në Apolloni etj,etj..
    Fatkeqësisht nëpër Ministri kemi MASKARENJ, Injorantë të pashkolluar, Kërdinë

  5. Unw says:

    Une jam nga Fieri dhe po vras mendjen se cfare u kane bere statujave te lashta ne Apolloni! Edhe per faktin se statujave ooo ti korçari nuk ke c’u bene ne mos vetem ti thyesh. Nejse ti mos e mer personale vella ok. Me respekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje