Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Bilisht Genti Demçolli, ka ironizuar Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe rezultatet e tij.
Teksa përcjell emrat e listës fituese të Këshillit Kombëtar, ai thotë se të tjerë janë votuar dhe të tjerë janë emëruar.
“Moj kasolle ku na mblodhe…” Kush voton, kush votohet dhe cilët i emërojnë një zot e di”, shkruan kreu i FRPD.
Ndërkohë, kanë qenë të shumta reagimet nga Forumet Rinore të Partisë Demokratike lidhur me zhvillimet e Kuvendit Kombëtar.
Më herët, edhe kryetarja e FRPD-së në Korçë dhe kandidatja për deputete më 25 Prill, Soela Myrtollari ka hedhur kritika ndaj të forta ndaj lidershipit demokrat, teksa lë të nënkuptohet se nuk do të jetë më pjesë aktive e forumeve të kësaj force politike.
Ajo u shpreh se mbajti forumin rinor të qytetit juglindor në vitet më të vështira të PD-së dhe nuk u vlerësua kurrë për për këtë. Kryetarja e FRPD-së Korçë nënvizonte se në Partinë Demokratike mësoi intrigat dhe dashakeqësinë për shoku-shokun.
“Ata pa pikë kontributi po marin “karriket”, edhe pse në opozitë, të etur për të shfrytëzuar në maksimum ideologjinë e të mirat tënde, PD-ja ime. Ata ditën të “lëpiheshin” e të ndronin maska pafund atje ku duhej”, nënvizonte Myrtollari. (TemA)