I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

20 Korrik 2021, 13:05Kronika TEMA

Një 42 vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, është kapur këtë të martë në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Assizës/ Itali e ka dënuar me 6 vite e 4 muaj për veprën penale “Plagosje e rëndë me pasojë vdekjen”.

Specialistët për Hetimin në Komisariatin e Policisë Nr.3, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit Igli Malçi alias Arban Malçi, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje