Ambasadorja amerikane Yuri Kim nga pika kufitare e Kakavijës, ku ka dhënë disa paisje për policinë, në kuadër të rritjes së kontrollit për parandalimin e trafiqeve, tha se është e rëndësishme që të rritet dhe forcohet bashkëpunimi mes Greqisë dhe Shqipërisë.
Ndër të tjera, ambasadorja Kim tha se HBA do të vazhdojë të qëndrojë krah Shqipërisë.
“Jam shumë e lumtur që ndodhem këtu mes jush. Kam qenë drejtoreshë e zyrës përgjegjëse për çështjet e mesdheut Lindor që përfshinin edhe Greqinë, është kënaqësi të shoh flamurin e SHBA, Shqipërisë dhe Greqisë të valëviten pas meje.
Ministri, ambasadori, drejtori Veliu është kënaqësi që ndodhem këtu në Kakavijë në një nga pika kryesore të hyrjes në Shqipëri. Kufijtë e sigurt nuk janë të rëndësishëm vetëm për Shqipërinë dhe fqinjët e saj por edhe për sigurinë globale që përfshin edhe SHBA.
Angazhimi i qeverisë së SHBA për forcimin e ligjzbatimit në Shqipëri është këtu tani dhe do vazhdojë të jetë këtu gjithmonë. Ky angazhim është i palëkundur. Dhurimi i pajisjeve është dëshmi e saj.
Ne nuk jemi vetëm në këtë fushë. Punojmë ngushtë me Greqinë. Mbrojtja e kufijve nga qarkullimi i armëve dhe drogërave është thelbësore për sigurinë rajonale. Arrestimet e fundit në kufi janë tregues i mirë që pajisjet që kemi dhuruar janë efikase. Trafikimi i armëve, tregtinë e narkotikëve drejtohen nga element kriminalë të zgjuar dhe të pamëshirshëm.
Duhet të jemi pak më të zgjuar dhe më të pamëshirshëm. I nxisim agjencitë të punojnë krah për krah kundër trafikimit të paligjshëm dhe formave të tjera të krimit. SHBA do vazhdojnë qëndrojnë krah jush përballë krimit gjithnjë në zhvillim”, tha Kim.
Kujt i thua z.ambasadore ?? Ketyre trangujve te drejtesise son ?? Keta shikojne kancerin digital dhe dhjesin ne pantallona , ne shtetet e tjera te kishin ne krahe Shtetet e Bashkuara do kishin bere namin , do ti kalonin te gjithe ne giotine , ketu ??? ……Ore me ate prokurorin e Pergjithshem cbehet ?? A eshte gjalle ?? Jo per gje po per te kerkuar rrogat e tij dhe vartesve qe shum i tensionuar dhe i prokupuar , tani sikur spo degjohet , apo po punon dosjet ??? Aaaaaa me falni , po punon me ore te zgjatura …..me falni nuk e dija …..
‘krah’ eshte emer apo parafjale se nuk e kuptoj
‘krah’ eshte emer apo parafjale se nuk e kuptoj
se mos eshte ‘parakrah” jush apo ‘dore’ ‘kembe’ jush
‘krah’ eshte emer apo parafjale se nuk e kuptoj
se mos eshte ‘parakrah” jush apo ‘dore’ ‘kembe’ jush
ende nuk ka mesue shqip ambasadorja?!
‘krah’ eshte emer apo parafjale se nuk e kuptoj
se mos eshte ‘parakrah” jush apo ‘dore’ ‘kembe’ jush
ende nuk ka mesue shqip ambasadorja?!
Të fala nga Toma dhe Aqif Rakipi