Rreth 60 kilometra larg kryeqytetit dhe 50 kilometra nga qendra e Durrësit ndodhet një prej destinacioneve më të bukura turistike, Kepi i Rodonit.
Ky rrip i lartë toke në formë gadishulli shtrihet në detin Adriatik dhe ofron peizazhe tërheqëse, si dhe dy monumente historike e kulturore të rëndësisë së veçantë, si Kalaja e Skënderbeut dhe Kisha e Shën Ndout.
Të dy monumentet, pjesë në kategorinë e parë të Trashëgimisë Kulturore, janë lënë në mëshirë të fatit. Dhe ndërsa dora e shtetit nuk duket, dikush tjetër po e shfrytëzon financiarisht situatën.
Që në hyrje u përballëm me një tra i cili mund të kalohej vetëm kundrejt pagesës, 100 lek për mjet dhe 200 lek për vizitor.
Kisha Françeskane ka marrë në administrim të gjithë zonën dhe po e shfrytëzon edhe për qëllime turistike, duke ofruar shërbime biznesi, por duke ushtruar aktivitetin edhe tek monumentet kulturore që nuk i përkasin asaj.
Për këtë nuk na u dha asnjë shpjegim, por nëse i referohesh dokumentacionit zyrtar nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Durrës, pronë e Kishës nuk rezulton të jetë e gjithë sipërfaqja dhe prapë nuk mund të hysh nëse nuk pagun. 5 € ishte pagesa qe bëri Prashant Bahtias një turist nga Dubai për të parë zonën.
Më 19 qershor, policia mësyu në këtë zonë për të penguar ndërtimet pa leje, por banorët e zonës mendojnë se ajo nuk e ka asnjëherë seriozisht.
Kalaja mbi 500-vjeçare, që gjendet në anë të detit, u ndërtua nga Skënderbeu rreth viteve 1450 – 1452, në mënyrë që të kishte një dalje më të shpejtë në Detin Adriatik në rast pushtimi nga Perandoria Osmane.(A2)
Keshtjelle i themi ne Shqip o gazetar turkarab.
Shifni se artikullin e keni me porosi o nga tigri o nga piktori!
Françeskanet e kane nen pronesi token nga familja e Skenderbeut dhe kane nderuar edhe emrin e tij por edhe te vetin duke e ruajtur nga lloj-lloj kafshesh
Po me sa duket piktori me shoke i paska vene syrin per “fshat turistik” aty…sic po mbysin me beton gjithe zonen perqark prones te françeskanëve
Shume mire e ke o eksperti linguistik i greko egjyptit.
Je i sigurte qe e ka nderuar Skenderbeu…..
Ka bere vizite edhe sali efendi dhe ilirfloriri dhe keto gjera nuk i kane vene re.
Plehrat qe jane hedhur jo e jo.
Po shtepine ku e ka pase Skenderbeu,ku ka fjete,ku ka bere dashuri kui ka rritur femijet
Plazh e dime qe ka bere te kalaja prane gjirit te lalezit,prandaj vajti edhe saliu me hajdutet dhe ndertuan vilat luksoze.
Duket qartë degradimi i ambientit. Në gjithë botën e qytetëruar këto objekte si dhe trualli ku qëndrojnë, nga ana juridike njihen si asete shtetërore. Por ama ka një gjë persa i përket menaxhimit. Sitet arkeologjike, muzetë, vilat mesjetare, apo edhe kopshtet përreth tyre, administrohen nga privatë. Këta të fundit lidhin kontratë me shtetin, kuptohet pas konkurimeve e tenderimeve trasparente. Sigurisht që të vizitosh duhet dhe të paguash. Nuk ekziston fjala gratis, hiqeni nga mendja . Por ka gjithmonë ca korniza ligjore. Shteti duhet të kontrollojë financat e këtyre menaxherëve, këta të fundit duhet të kthejnë një pjesë të fitimit në arkat e shtetit. Dhe e fundit, shteti me anë të enteve përkatës duhet të bëjë restaurime të pjesshme ose të thella, sa herë këto objekte të veçanta të kulturës , rrezikojnë errozionin apo dëmtime në piktura, gdhendje e në strukturën murale në përgjithësi.
Kalasë 500 vjeçare i ka dalë pronari me vendimin e gjykatës së Lezhës.
Shqipëri hesapi. Mund të dalin pronarë edhe tek “deti i qetësisë” në hënë.
O shtet mos e shit lire vendin.
po rama muti ca thote?
O te mjere, kishat xhamit etj etj, sjane gje tjeter vecse hajdutet me te medhenj te pronave te te tjereve. Po per fat te keq ai debili i para 50 viteve nuk i crrenjosi, thjesht i vodhi per vete, e tani u rikthyen edhe me te eger se qepare per te vjedhur cdo prone te mundshme. I mjeri ai qe duhet te pervallet me prona me ta. Harruat cfare beri ky veshgjati, per don boskon ne tirane, edhe pse e kishin vjedhur si prone kisha katolike tha do tia leme atyre she peonaret e vertet leshe e currit. Ky pra eshte shteti qe ul breket sa here perballet me realitetin e nuk vendos drejtesi por lepihet ku te mundet. Sa per ata martitet fetare, po po po i vrau regjimi, po me se shumti i shiti vete feja e tyre per te na i hedhur si martire tani, e per te na ca menderin. Pse dha nje lajm atehere qe po vriteshin te pafajshem, pse sndihmoi rebet ta shqyenin ate regjim, sepse i interesonte martiri, se ben me shume vuje e histori. Te mjeret ne, kisha xhami ettj te gjithe te eturnper pushtet me cdo menyre te mundshme dhe vetem besimi qe ska lidhje me ato shtetete te kamufluar brenda besimit.
Prona Publike e ” garantuar ” nga shteti qe beri Partia ” Socialiste ” e Edi Rames..sigurisht priten protesta nga ” opozita ” e Lulzim Berishes dhe Ilir Kryemadhit..plehra qe duhen djegur te gjithe..
Françeskanet tapine e kane nga Donika e Skenderbeut
Po mos të ishte privati i njëjti shkrues do shkruante se kështjella është kthyer në një nevojtore!!??