FOTOT: Vjosa “shkon” në Milano

21 Korrik 2021, 22:40Sociale TEMA
FOTOT: Vjosa “shkon” në Milano

“Vjosa Park Kombëtar, tani”, është sogani që po shpaloset në sheshet kryesore të vendeve të ndryshme të botës, por jo vetëm, duke marrë edhe vëmendjen e personave me famë botërore, si Leonardo Di Caprio.

Së fundmi, slogani, kauzë e të cilit është mbrojtja e lumit Vjosë në vendin tonë, është vendosur edhe në sheshin “Duomo” në Itali, nga aktivistë të kësaj kauze, që po e çojnë zërin në të gjithë botën.

Prej kohësh, çështja e Vjosës është bërë mjaft e diskutuar, ndërsa ka marrë trajtën e një fushate ndërkombëtare për t’i dhënë asaj statusin “Park Kombëtar” falë bukurive të rralla që ajo u servir turistëve, por eshe si lumi i fundit i egër në Europë.

Lumi i Vjosës në Shqipëri është një ndër lumenjtë e fundit të egër dhe të pa prekur nga dora e njeriut, që ekzistojnë në Europë. Me një gjatësi prej 270 km, i ndarë në kanione, lumenj të ndërthurur, ishuj dhe gjarpërime të rrëmbyeshme, Vjosa është një pasuri botërore.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje