15 vjet e verbër pa arsye, gruaja: Gjëja e parë që pashë ishte vetulla e infermieres… nisa të qaj

22 Korrik 2021, 21:40Lifestyle TEMA
15 vjet e verbër pa arsye, gruaja: Gjëja e parë që

Connie Parke e pa për herë të fundit familjen e saj më shumë se një dekadë më parë, por tanimë më ajo mund t’i shohë sërish nipërit teksa luajnë dhe më në fund e di si duket e bija e rritur.

Kur nisi të humbte shikimin dhe u verbua asaj iu tha se kishte shkëputje të retinës ose glaukoma. Por diagnoza ishte e gabuar. Në fakt ajo kishte katarakt, që mund të hiqej lehtësisht dhe t’i risillte shikimin. Pasi iu nënshtrua operacionit, 59-vjeçarja tanimë ka shikim të pastër në të dy sytë.

Në një rrëfim të përcjellë nga Metro, Connie nga Aurora, Colorado tha: “Njerëzit duhet të ribëjnë kontrolle, sepse unë isha e verbër për 15 vjet pa asnjë arsye. Operacione si ky që bëra unë, kryhen prej vitesh. Ditën që specialisti i retinës më tha se nuk kisha asnjë sëmundje në retinat e mia, unë dhe im shoq u mërzitëm pamasë. Isha e mërzitur me mjekët që nuk arritën të gjenin shkakun e vërtetë se përse humba shikimin, por ditën që arrita të shoh sërish, i gjithë ai inat u shua”.

Problemet me shikimin për Connie-n nisën në 2003. Ajo nisi të kishte probleme me dritat gjatë kohës që i jepte makinës dhe mjeku i tha se ishte për shkak të glaukomës. Tre javë më vonë shikimi i saj po ikte gjithnjë e më shumë.

Në atë pikë gruas iu tha se nuk mund ta operonin dhe se do të verbohej. Pas disa muajsh nuk mund të shihte fare. Vetëm në 2018-n pas një vizite tek okulisti zbuloi se diagnoza ishte e gabuar. Më 2 Nëntor ajo iu nënshtrua operacionit të parë në syrin e djathtë.

Kur më hoqën fashën të nesërmen gjëja e parë që pashë ishte vetulla e infermieres… nisa të qaj”, rrëfeu Connie. Pak kohë më vonë iu nënshtrua operacionit të dytë dhe tanimë 59-vjeçarja ka shikim të plotë.

Rikthimi i shikimit për të do të thoshte që të mund të shihte për herë të parë sa ishte rritur mbesa e madhe dhe të shihte për herë të parë 8 nipërit e mbesat e tjera.

1 komente në “15 vjet e verbër pa arsye, gruaja: Gjëja e parë që pashë ishte vetulla e infermieres… nisa të qaj”

  1. emigranti says:

    Jam kuriioz te di se cfare do thone per kete rast misdiagnostikimi i kesaj gruaje ne SHBA nga ana e atyre qe ankohen kur gjera te tilla ndodhin ne Shqiperi. Ajo qe dua te them se shume komentues ketu, qe nuk e kane fare haberin se si jane sherbimet jasht shtetit, flasin me kompetence duke kritikuar mjeket tane ne raport me ata te vendeve te zhvilluara; gjithmone duke aluduar per sherbime ekselence ne vendet e huaja.
    Kam patur disa here rastin qe te prek sherbimet mjekesore kur kam qene per vizite ne Shqiperi dhe duhet thene se pershtypjet jane nga me te mirat, sidomos kur i krahasoj me dy raste qe kam patur ketu ne Kanada ku jetoj prej vitesh me familjen.
    Raste gabimesh ne diagnostikime te pacienteve ka ne cdo vend te botes. Mbaj mend nje thenie te time eti, qe ka qene nje prej kirurgeve me te famshem ne Shqiperine e vitete 80, qe thoshte se “mjekesia moderne njeh vetem 2% te trupit te njeriut dhe se nje mjek i mire ndahet prej atij me pak te afte nga eksperienca si dhe nga saktesia e hamendjeve”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje