Baseli fiton ndaj Partizanit, “të kuqtë” pothuajse të eliminuar nga Conference League

22 Korrik 2021, 22:22Sport TEMA

Partizani është mundur me rezultatin 3-0 në Zvicër ndaj Baselit vendas në ndeshjen e parë të vlefshme për turin eliminator të Conference League.

“Të kuqtë” e Dajës e kanë pasur pothuajse të pamundur t’i bëjnë ballë furisë vendase që kishte në organikën e tij dhe shqiptarët si Xhaka apo Kasami.

Një gol i Arthur dhe dy të Stocker vulosën fatin e kësaj ndeshje, rezultat që ul pothuajse në zero mundësitë e Partizanit për të kaluar në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

Në ndeshjet e tjera të kësaj mbrëmjes Teuta u mund 0-2 nga amatorët e Inter Escalades, Laçi fitoi minimalisht 1-0 ndaj rumunëve të Universitae Craiova, ndërsa Vllaznia u mund 1-0 në transfertën qipriote ndaj AEL.

1 komente në “Baseli fiton ndaj Partizanit, “të kuqtë” pothuajse të eliminuar nga Conference League”

  1. sportdashësi says:

    Akoma flisni pët Partizanin?!
    Partizani është përfaqësuesi i historisë më të turpëshme në ballafaqimet e futbollit shqiptar në evropiane.
    Kishete gjë për të thënë Bazja nr.2 i gazetës TemA?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje