FOTOT: Dikur shiste syze në rrugët e Athinës, sot është “Perëndia greke” e NBA

22 Korrik 2021, 18:25Sport TEMA
FOTOT: Dikur shiste syze në rrugët e Athinës, sot është

Kur Giannis Antetokounmpo nisi të bënte kosha në parketet e NBA, vëmendja më e madhe ishte te mbiemri i tij i gjatë dhe mënyrat e gabuara me të cilën kolegët, trajnerët dhe komentatorët e shqiptonin.

Por sot, pas fitores së titullit kampion me skuadrën e tij, Milwaukee Bucks, të gjithë kanë ngritur në “Olimp” grekun, me origjinë nga Nigeria, si të ishte një prej perëndive që dikur helenët e lashtë adhuronin.

Ai ishte një nga 5 fëmijët e një çifti refugjatësh nga Nigeria. Prindërit e tij sakrifikuan shumë për të lënë vendin e tyre e për t’u vendosur në lagjen Sepolia të Athinës. Aty ai lindi në vitin 1994. Si e vetmja familje me ngjyrë në atë zonë, shpesh Giannis dhe pjesëtarët e tjerë ishin pre e sulmeve raciste.

Megjithatë, ai e identifikon veten si greko-nigerian, edhe pse kur ishte fëmijë kurrë nuk e vizitoi vendin e origjinës. Mbiemri i tij në gjuhën nigeriane shqiptohet Adetokunbo, por në pasaportën greke iu shënua sipas greqishtes, “Antetokounmpo”.

Prindërit e tij, Veronica dhe Charles, u larguan nga Lagosi në vitin 1991, duke lënë te gjyshërit djalin e madh, Francis. Plani i tyre ishte i thjeshtë, një jetë më e mirë për familjen. Si edhe shumë shqiptarë që emigruan në Greqi në ato vite, të dy patën vështirësi të gjenin punë, pa letrat e duhura. Si pasojë, Antetokounmpo nuk i ka harruar kurrë netët kur binte në gjumë i uritur.

“Ndonjëherë frigoriferi ynë ishte bosh”, ka rrëfyer Antetokounmpo në një intervistë për “New York Times”, vite më parë. “Kishte ditë që nuk shisnim asgjë dhe nuk kishim para për t’u ushqyer”.

Mamaja e tij punonte shpesh si dado, ndërsa babai si elektricist. Por për shkak të parave të pakta, edhe fëmijët duhet të punonin. Giannis dilte në rrugët e Athinës për të shitur DVD apo syze dielli, bashkë me motrat dhe vëllezërit.

Ndonjëherë fitonin para, ndonjëherë jo. Në një intervistë të vitit 2013, mamaja Veronica, rrëfeu se një herë u përzunë nga banesa ku jetonin pasi nuk kishin paguar dot qiranë, prej 455 dollarësh në muaj.

Pavarësisht vështirësive, duke parë të kaluarën e prindërve, e ardhmja e Giannis dukej e lidhur me sportin, edhe pse jo me basketbollin. Mamaja Veronica ishte atlete e kërcimit së larti në Nigeri, ndërsa babai luante futboll.

Në shtëpi të gjithë ishin të çmendur për sportin më popullor në botë. Giannis ishte tifoz i Arsenal kur ishte i vogël. “Kam luajtur futboll deri 12 vjeç”, tregon Antetokounmpo në një intervistë të vitit 2020. “Më pas nisa të merresha me basketboll”.

Në Greqi kujtojnë se kur Giannis nisi të luante në vitin 2007, kishte pak njohuri për këtë sport. Spiros Velliniatis, njeriu që konsiderohet si ai që zbuloi talentin ndërsa kërkonte në lagjet e Athinës, kujton për “New York Times” periudhën kur Antetokounmpo luante në fushat në periferi të kryeqytetit grek. “Arrita të dalloj se Giannis kishte aftësi të veçanta. I kishte duart e mëdha dhe një fizik që vetëm sa do të zhvillohej.

Velliniatis arriti të bindte drejtuesit e skuadrës Filathlitikos që të mbështesnin financiarisht familjen, në mënyrë që Giannis, dhe vëllai i tij, Thanasis, të luanin basketboll. “Nëse ke përballë Mozartin dhe ai nuk ka ushqim, çfarë do t’i japësh në fillim? Jo një violinë, por bukë”, tha Velliniatis.

Një tjetër problem ishte mungesa e dokumenteve. Ai rrezikonte të deportohej, por për ku? I lindur në Greqi, Giannis nuk kishte as pasaportë nigeriane. Vetëm në vitin 2013, 2 vite pasi iu bashkua zyrtarisht skuadrës së parë, që ai mori nënshtetësinë greke, duke tërhequr edhe më shumë vëmendjen e specialistëve të basketbollit.

Real Zaragoza e kërkonte në Spanjë, por kur erdhi oferta e Milwaukee Bucks, nuk mund t’i thoshte jo. Me një flamur grek në duar, 19-vjeçari ishte i 15-ti që u thërrit në draftin e NBA. Adoleshenti firmosi një kontratë me vlerë 8,6 milionë dollarë, që ndryshoi jetën e familjes së tij përgjithmonë, por edhe u bë simbol i Greqisë në sportin amerikan.

Por jo të gjithë grekët e pranonin këtë. Politikani Nikolaos Michaloliakos e krahasoi me një shimpanze në një intervistë televizive. Ndërsa një komentator e quajti majmun vëllain e tij, Thanasis, kur luante për Panathinaikos.

Megjithatë, ditët e zymta për familjen Antetokounmpo tashmë kanë marrë fund. Vetë Giannis është bërë prind i një djali dhe pret një fëmijë të dytë. Edhe me kontratën e re të firmosur me Bucks, ku do të fitojë 228 milionë dollarë në 5 vitet e ardhshme, ose 45,8 milionë dollarë në vit, e ardhmja është e gjitha e tij.(A2 CNN)

10 komente në “FOTOT: Dikur shiste syze në rrugët e Athinës, sot është “Perëndia greke” e NBA”

  1. Matrapiku says:

    .
    Ai eshte puro helen
    .
    Shikoni syte bojeqielli qe ka e floket bjond
    .
    Vetem raca ariane helene nxjerr kampione te tille

    1. Totololi says:

      Ironia jote o “Trap dhe pik” eshte mjerim. Vlera e njerezve nuk varet nga ngjyra, gjatesia ose gjinia por cfare ata bejne ne jete. Jeta e Janit “Giannis” dhe ajo cka arriti eshte per tu bere mesim per te gjithe femijet e familjeve te varfera dhe pa perkrahje. Vetem me sakrifica dhe me shume pune cdo njeri mund te arrije ate qe do. Por po ndenjte gjithe diten te kafja dhe prite qe te tjeret te te merrin per dore e te te japin para, gjithmone do mbetesh fukara si nga ekonomia ashtu edhe nga shpirti.

      1. Urani says:

        Mos u mundo ti mbushesh mendjen ua ka mbushur Agimi i Arte me ide plera dhe Matrapllekut kapsllekut dhe ketij pamukut me poshte keta nuk di ne te shkojne me teper se nga shtepia te kisha dhe anasjelltas …..basketbollisti i famshem hoqi ne lekure dhe ne moshe te re gjithe fuqine dhe mbeturinat e mendimeve mizerabel naconal – shoviniste te nje shteti qe nuk shikon as nje meter larg vetes se tij , te nje shteti qe edhe pse i pjerdhur kujton se eshte qendra e Botes ……edhe shtetesine qe ua dhane , ua dhane nga presioni nderkombetar i perfaqesuar nga emisaret nga Shtetet e Bashkuara te NBA …… te ishte per greket , akoma gjyslyk dhe wokman do shiste ……
        Vec te shikoje Deputetet e Agimit te Arte e 2013 -ten se si cireshin dhe ulurinin ne Parlament kur u dha lajmi se familja Adetokunbo kishte mare shtetesine helene , dhe do perfaqesonte ne basketboll edhe shtetin Helen , dhe se shpejti do te fluturonin per ne Shtetet e Bashkuara …..
        Sigurisht qe basketbolljsti i famshem , nuk haroi nga kishin ardhur prinderit e tij , ku lindi dhe ku dhe si u rit……….dhe kjo e ben edhe me gjigante personalitetin e tij ……duhet te nderhynin emisaret e vecante te NBA qe gjithe situata te merte nje drejtim te caktuar ,dhe tani duke perfituar nga fama , por dhe nga karakteri i tij , te mos haronte vendlindjen , duke valvitur flamurin Helen , greket dhe pushtetaret , jo me dy por me 10 fyfyra duan te perfitone sa do pak nga fama …….keshtu ndodh vazhdimisht , e kemi para edhe me pare filmin , me peshngritesit shqiptare , qe kur u mbaroi bateria e ndricimit , u lane menjeane si limoni i shtrydhur , keshtu i respektojne helenet sportistet e tyre dhe vecanerishf ata qe nuk kane prejardhje greke……te ma falesh mor zotri se u zgjata , vec kuptoj thelbin e komentit per te kuptuar se kush Jeni ….tung

        1. Elton says:

          Ky eshte grek i paster. Bravo i lumte per sportin.
          Bravo ju lumte dhe grekeve qe me ne fund e pranuan se jane rrace jevgjitesh.
          Eshte goxha arritje kjo per greket ta njohin me ne fund cfare rrace jane. Nja 200 mije greke ka ne greqi por s’ka problem aq sa jane ta njohin veten.

  2. Lajm per birazeret sunitoshqipfoles says:

    Lereni Gianni-n por nje lajm i fundit ne Haberturk TV trasmetuar para pak minutash ben te ditur se birazeri Erdogan shkon per lesh,madje ne kronike ai duket qart se nuk hap dot site…… bajrom kurbon duket se do te festoi koken e Erdogan.

    1. Kosta says:

      Do kete qire fort janullen ne bythe prandaj…

  3. Karaxhiç beri sex me Sheqeren dhe doli KaraSaliu says:

    Ne shkolle Janit i thane se dongrinte flamurin grek si nxenesi mire qe ishte, u ngrite gjithe lagja dhe e kundershtoi qe ky mos te mbante flamurin se ishte i huaj( dhe aq me shume i zi).
    Kur ndonje si pune e Janit behet i njohur atehere greket e quajn GREK… Po qe se je shqiptar i lindur dhe rritur ne Greqi mund edhe te debojne nga greqia.

  4. Lungara says:

    Greqia s’ka pse mos ndjehet krenare per ate. U rrit ne Greqi dhe aty u formua si lojtar. Asgje te keqe. Thone qe i kercen shume bukur vallet greke.

    1. AC/DC says:

      Edhe baxhella minoritare i ka qef . Se ato e kan tradite e duan nga 25 cm minimumi . I palluan qehallaret shqiptare 2 shekuj kishin 30 vjet ne Greqi qe sgjenin hajdar aq te madh se greket e duan hajdarin ne bythe vete e shyqyr qe doli arapi mou Giannis qe i kenaqi.

  5. 17nentori says:

    Ja sa tja marrin doren keta ustallaret tane qe tani po e kapin avash avash .. dhe do shofesh kur ti dali origjina shqiptare ketij trungut.
    Ne mos shqiptare do i gjejme ndonje gjysh arvanitas dhe a ngjisim qe andej me pastaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje