Merkel paralajmëron rikthimin e masave antiCovid

22 Korrik 2021, 17:18Bota TEMA

Pandemia e koronavirusit dhe përmbytjet e javës së kaluar në gjermani, ishin në fokus të fjalimit të fundit para gazetarëve, për kancelaren Angela Merkel.

Merkel tha se pret dyfishim të rasteve në dy javët e ardhshme, ndërsa paralajmëroi rikthim të kufizimeve strikte.

“Me rritjen e nivelit të infektimit mund të jetë e nevojshme të shtojmë masat kufizuese. Sa më shumë të jemi ë vaksinuar, aq më të lirë do të jemi”, u shpreh kancelarja.

Numri i rasteve me koronavirus në gjermani ka shfaqur rritje të lehtë gjatë dy javëve të fundit, e nxitur kryesisht nga varianti delta. Instituti Robert Koch raportoi të enjten 1890 infektime të reja dhe një incidencë prej 12,2 rastesh për 100 mijë banorë, nga 4,9 që ishte në fillim të korrikut

Sa i përket përmbytjeve shkatërruese që u morën jetën më shumë se 177 qytetarëve në zonat perëndimore të vendit, kancelarja tha se dëmet ishin të paimagjinueshme dhe se do të duhej kohë për rimëkëmbjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje