Basha nxjerr Ferdinand Xhaferrajn: Porti i Durrësit është lavatriçe parash, ne si PD kemi kërkuar transparencë se kush do e bëjë dhe si

23 Korrik 2021, 17:00Politika TEMA

Ferdinand Xhaferraj, në emër të Partisë Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama se Porti i ri i Durrësit po bëhet një lavatrice e parave të ndotura.

Në një konferencë për mediat, Xhaferraj tha se është kundër ndërtimit nëpërmjet aferave korruptive ndërsa kërkoi transparencë nga qeveria dhe veprim nga drejtësia.

Ndërkohë, më herët është raportuar edhe për implikimin e njerëzve pranë krydemokratit Lulzim Basha si pjesëmarrës në këtë projekt.

Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama hodhi për konsum mediatik maketin e ri të Portit të Durrësit. Përsëri dhe si gjithmonë pamë një prezantim 3D, por nisur nga rëndësia që ka porti i Durrësit si një port me një trashëgimi mbi 100 vjeçare, ne si PD kemi kërkuar transparencë për disa problematika të ndjeshme, qytetarët e Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë akoma nuk e dinë se mbi çfarë studimi po zhvendoset porti ekzistues, ku do të shkojë ky port, si do të shkojë, kur do të shkojë dhe kush do të jenë kapacitetet, volumet e portit të ri.

Së dyti, janë disa institucione europiane dhe ndërkombëtare që kanë financuar për ndërtimin e infrastrukturës portuale. Banka Euopiane e Investimeve ka financuar 17 milionë euro për të ndërtuar terminalin e kontenierëve. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Euroiane e Investimeve kanë financuar 32 milionë euro për terminalin e trageteve. Banka Botërore ka financuar 13 milionë dollarë për kalatën e përpunimit. Kush do t’i pagojë këto kredi? Për të qenë të sinqertë, problemi financiar është më i vogli.

Problemi më i madh ka të bëjë me faktin që kryeministri i vendit Edi Rama po çmonton lidhjet me institucionet europiane dhe po na monton lidhje me ato lindore. Kryeministri po na largon më shumë nga rruga drejt BE-së. Së treti, çfarë do të bëhet me koncesionet në këtë port?

Janë kompani gjermane që kanë terminalin e kontenierëve dhe trageteve. Cfarë do të bëhet? Kur qeveria 2-3 vite më parë donte të gllabëronte këto koncesione, ambasadori gjerman erdhi në port apo përsëri qytetarët shqiptar do të paguajnë në Arbitrazh papërgjegjshmërinë e kryeministrit?

Që të jemi të qartë, ne si PD nuk jemi kundra projekteve që zhvillojnë qytetin por kundra iniciativave që bëhen pa studime e pa transparencë. Kemi parë vetëm një moket të kryeministrit, një darkë të ministrit Ahmetaj me arabët në një nga restorantet më të shtrenjta dhe kemi parë si është gllabëruar kjo godinë pa asnjë vendim, i është dhënë arabëve.

I kërkojmë qeverisë transparencën, i kërkojmë drejtësisë së re që të fillojë të veprojë nga veprimi më i fundit. Mbi ç’kuadër ligjor është transferuar kjo pronë që njihet si godina me xhama? Duket qartë që porti i Durrësit po përdoret si lavatrice e parave të ndotura të Rilindjes.

Unë do të thoja që kur gjërat bëhen pa projekte, bëhen pa transparence, pa ligj, në mënyrë të padiskutueshme shkohet tek lavatriçja.

Po jua them këtu që nuk do kemi port të ri këtu. Do kemi vila nga ura e Dajlanit e deri këtu dhe përpara do parkohen jahtet. Nuk do ketë port, thjesht vila për biznes. Kjo është e gjithë historia”, tha Xhaferraj. (TemA)

5 komente në “Basha nxjerr Ferdinand Xhaferrajn: Porti i Durrësit është lavatriçe parash, ne si PD kemi kërkuar transparencë se kush do e bëjë dhe si”

  1. Loku says:

    Regullo cilesin e diellit ti pastaj fol.

  2. Durrsak i vjeter says:

    kur u bo ky budalli te boje politike.
    Kur ishte ne hekurudhe u bo si psikopat, me krize nervore te ikte nga baza mekanike.

    tani bon politike. te qifja robt.

  3. shoku says:

    O idiot i lindur ! O ti qe do te pemiresoje edhe reren edhe diellin . O kushinet e djegur dhe epa vajisur asnje here. Ku e mbeshtet ti o buze katravesh se porti po ndertohet me para te pista ? O koke comange e bere prej dru lisi. PO ato apartamentet e shtepite private qe po ndertohen ne Durres, Lezhe , Shijak te demtuara nga termeti 3D ishin ,apo realitet sepse keshtu thate edhe athere. Po ai aeroporti i Kuksit 3D ishte o koke 3 qosheshe e pa gdhendur sepse koka juaj nuk mer kalitje. O shpirt katrane, ndaj nuk fitoni ju se flisni fjale qe u vjen nga bytha e jo nga mendja. O kuzshinet e prishur qe perdornin femijet per te bere karroca qe te luanin ,po si ka mundesi qe gjithe ai ndertim te behet pa projekt ? Mos valle ti kishe projekt kur premtove se do te permiresoje dhe reren dhe diellin ha…ha…..ha…. Ju jeni me te vertet per te luajtur mendesh . Po ai parku i lodrave per femijet tek liqeni 3 D ishte o koke kobure e Strazimirit ? E o durrsake , a e shikoni se cili don tu udheheqi .

  4. Asd says:

    Idea e spostimit te portit eshte gjeniale dhe unike. Permiresimi eshte i dyfishte. Mallrat shkojne ne zonen industriale ndersa Durresi nderton nje nga kuartieret me avanguarde te ndertimit dhe infrastruktures ne Shqiperi. Durrsaket do te gezojne benefitet e qytetit te tyre. Po te mendosh edhe suksesin qe mund te sjelle turizmi, atehere permiresimi mund te konsiderohet i trefishte. Merita ne kete rast eshte e Rames, dhe juve te PD nuk ju vjen mire kur mendoni edhe 15 vjet te tjera ne opozite. Rama guxoi dhe arriti ta realizoje. Edhe ju e kishit kohen tuaj, por e perdoret per ta shitblere me Argiten e Fasllicin. Hani mut nashi.

  5. Ky koqja e Durrësit, që do drejtonte dhe Diellin tek fliste vite më parë përpara zgjedhësve të PD në Durrës, është njeriu më i urryer në Durrës nga vetë PD_istët e le pastaj pjesa tjetër që është shumicë në Durrës, nuk e honeps fare këtë sahanlëpirës dhe injorant me Diplomë e Kurse në Perëndim. Ferdinand Xhaferrin e nxorri Lulzim Basha dhe Sali Berisha (familjarët e tyre tashmë biznesmenë të një mijë e një të zezave se, si janë bërë me multi Miliona), sepse Lulzim Basha nëpërmjet një sekser special (shumë shpejt do dalin shumë materiale dhe emri i këtij sekseri special që përdor Lulzim Basha) i kërkon Edi Ramës % përfitimi në supër investimin 2-Miliard Dollar, që do ndryshojë Portin e Durrësit (dhe qytetit po ashtu) ndër më të bukurit e funksional në Adriatik. Kunati dhe vëllai Lulzim Bashës janë në “tavë” në këtë lojë presioni ndaj Edi Ramës, si dhe Shkëlzen Berisha nëpërmjet dy miqëve shumë intim të babës, njëri avokat dhe tjetri ndërtues me biznes totalisht prej trafikut të Drogë.
    Sa do i përfillin Edi Rama sulmet perverse të PD, veçmas Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, mbetet për t’u parë në muajt e ardhshëm. Por ndërkohë të Huajt po “bëjnë” të tyren në lidhje me kë do hyjë në “valle” për të abuzuar me investimin gjigand të Portit të Durrësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje