Këngëtarja me famë ndërkombëtare Dua Lipa dhe familja e saj kanë vizituar Muzeun Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Krujë.
Ajo shoqërohet nga babai Dukagjin Lipa, e ëma, vëllai dhe motra.
Një ditë më parë, Dua u takua me kryebashkiakun Veliaj, kryeministrin Rama dhe kryediplomaten amerikane Yuri Kim.
Ylli i popit erdhi në Shqipëri, për të parë nga afër procesin e ndërtimit të një kopshti për fëmijë.
Kopshti po ndërtohet nga Sunny Hill Foundation, një fondacion i krijuar nga Dua i cili përqendrohet te kontributet në Kosovë dhe Shqipëri në aspekte të ndryshme, veçanërisht në art dhe kulturë.