Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 78 vjetorit të krijimit të Batalionit të Bërzeshtës.
Balla tha lufta Partizane është e kristaltë, ka qenë luftë idealesh të pastra dhe është krenari për të gjithë Shqipërinë.
“Në Luftën e Dytë Botërore, ne shqiptarët, ashtu si edhe popujt e tjerë të Europës dhe më gjerë, me luftën heroike partizane u angazhuam në një përpjekje të madhe, luftarake dhe të përgjakshme, si aleatë në krah të koalicionit të madh antifashist.
Nuk duhet harruar se Shqipëria jonë e vogël pagoi një çmim të jashtëzakonshëm gjaku dhe sakrificash të panumërta njerëzore. Nderimi i këtyre sakrificave është nderi i çdo gjenerate shqiptarësh. Prandaj nderimi i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, nderimi i dëshmorëve dhe heronjve të lavdishëm të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, nderimi i çdo faqeje të kësaj lufte dhe i vetë datës së çlirimit të vendit tonë, në 29 nëntor 1944, është nderi i çdo shqiptari.
Ka pasur gjithmonë përpjekje në këto 28 vite për të hedhur baltë ndaj Luftës Antifashiste, ndaj dëshmorëve. Sakrifica e mijëra djemve dhe vajzave të Shqipërisë që ranë me një idealizëm të pashoq në luftën për çlirim as nuk mund të mohohet, e padyshim meriton më tepër. Nuk duhet dhe nuk mund të ngatërrohet epopeja e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare me atë që pasoi pas vitit 1945”.
Qëndrim dinjitoz!
VETËM armiqtë e SHQIPERISE, guxojnë të përflasin L. NÇL.
Në atë luftë mori pjesë masivisht populli HISTORIK Shqiptar!
U bashkuan burra e gra, të rinj e të reja, madje edhe fëmijë, duke shpërndarë trakte.
Ata luftuan vetëm e vetëm për SHQIPËRI TË LIRË!
Ajo luftë është një nga krenarite me të larta të historisë.
Vetëm ARMIQT e Shqipërisë bëjnë çmos që ta nëpërkëmbin!
Arritën deri atje sa guxuan të heqin edhe përmendoren e ngritur për të nderuar djemtë rinj HERONJTE E VIGUT.
Si mund të guxojnë të kërkojnë votën e popullit këta antishqiptar?!
Krenari jo e Shqiperise por e Serbise dhe Rusise sllavo-komuniste.