A po përpiqet Lulzim Basha të bëjë “kokë turku” Gazment Bardhin?

24 Korrik 2021, 10:43Politika TEMA

Ditët e fundit në media apo edhe në rrjetet sociale, është lakuar shumë emri i Sekretarit të Përgjithshëm të Republikës së re, Gazment Bardhi.

Fillimisht në rrjete sociale dhe në media u komentua fakti, që Gazment Bardhi tashmë shoqërohet me badigardë.

Se kush e kërcënon Gaz Bardhin apo nga çfarë ka frikë ky i fundit, këtë përgjigje mund ta japë vetëm ai.

Por, një tjetër detaj që bie në sy, është fakti se duket se disa personazhe mediatikë apo politikë, janë “vërsulur” në kritika, a thua se fajin për humbjen e zgjedhjeve e ka Gaz Bardhi.

Kujtojmë këtu fillimisht professor Mark Markun, i cili në Kuvendin e PD ishte mjaft kritik për gjendjen ku ndodhet PD sot, për mënyrën e drejtimit, por sigurisht pa lënë mënjëanë, edhe Gazin e Lulit.

Më tej nëpër rrjete sociale kishte dhe shumë komente, qëndrime. Njëri e sulmonte, e tjetri e mbronte. Duke ardhur deri edhe tek “lëpirjet” e djeshme të kreut të degës numër 4 të PD në Tiranë, i cili e quante Gazment Bardhin, si kundërshtarin gjigant të Edi Ramës.

Por, të quash Gaz Bardhin si fajtor për humbjen e PD-së, apo ta quash kundërshtarin gjigant të Edi Ramës, kjo është më shumë sesa qesharake.

Por dardha e ka bishtin prapa dhe detajet tregojnë një tjetër anë.

Me të ashtuquajturat “sulme” ndaj Gazment Bardhit, duket se përfitues ka dalë vetë kreu i Republikës së re, Lulzim Basha.

Përqëndrimi i vëmendjes tek Gazment Bardhi, e ka lënë të qetë Lulin, ndërsa ky i fundit vijon “betejat me mullinjtë e erës”, në ëndërrat në gjumin e tij të thellë.

Pra nga njëra anë gjasme sulmohet Gazment Bardhi, por ama Basha vijon i qetë pushimet. Gjë që në fakt të bën të dyshosh se është një skenar i pastër, që “Luli të flejë i qetë”.

Premtoi “beteja të mëdha” kundër regjimit Rama-Doshi, sikurse e cilëson ai, por në fakt të vetmen betejë që bëri është ajo për mbajtjen e karriges së kryetarit. Fillimisht me zgjedhjet e 13 qershorit, e më pas me ndryshimet në statut, duke “minuar” kështu karrigen e tij.

E tani që servilët ia “vërsul” Gaz Bardhit, ai mund vetë mund të vazhdojë të flejë i qetë.(CNA)

8 komente në “A po përpiqet Lulzim Basha të bëjë “kokë turku” Gazment Bardhin?”

  1. Ka badigarde se ky majmun pedo,thone thoneeee se bashkejeton me olti currin

  2. shqip says:

    Nga rreshti i parë deri tek i fundit, e vetmja gjë që nuk kuptova ishte titulli dhe i gjithë artikulli. Këtë tipin, Gaz beqiri, duket sikur e qeth njeri me tas në kokë. Megjithatë artikulli është është krejt pa sens. Si Gazi, si Luli, të dy janë idiote të lindur. Por edhe po patën ndonjë rrezik, dihet nga kush mund ti vijë. Vetëm Saliu është njësh për këto punë. Tashmë e ka kthyer në perfeksion eliminimin e atyre që ja kanë me të futur. Po nuk është rasti i Gaz vrimës . Këtij vetëm po ja futën, se për të futur ky është i mbaruar.

  3. xenisllobos says:

    Po pse, po i rruhet majmunit per majmunin? Keta jane te gjithe qimet e boleve te xenit. Ne litar!

  4. Ilir says:

    Gazmendit i shkon shprehja : bythe turu.

  5. Bardhi s’ka nevoje t’e behet koke turku per Lulin , dhe po u be do behet koke turku i vetvehtes , i budallallekut te tij , ngjarja e Elbasanit eshte shume e rende e akoma me i rende eshte sulmi qe i beri viktimes , apo mbrojtjes qe i beri vrasesit , natyrisht te motivuar nga vete Bardhi me preteksin e mbrojtjes te votes te lire .
    Po qe se ka drejtesi , e c’do niveli qofte , pa pretenduar per SPAK apo BKH , Bardhi duhet te iishte bere objekt hetimi , dhe po te mos kishte patur te vrare , thjesht per ngritjen dhe mbrojtjten qe ju ben strukturave te jashtligjeshme paramilitare , tashme te konfirmuara dhe nga vete Bardhi .

  6. Nik says:

    Ky Gaz Bardhi, qe gaz paste, duket si çetnik, ndoshta parandaj mban roje!

    1. Jo mo ,rojet i mban se eshte TRIM dhe i PASTER .

  7. O3o357DEL says:

    PD-astet
    Nuk jane badigarde Jane qener qe te lehin
    ose te kafshojne(vrasin) kur do BardheZiu
    Sic been ne Elbasan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje