Nxënës shembullorë të Enverit dje, ‘elitë e pakonkurrueshme’ e demokracisë sot!

24 Korrik 2021, 09:27Politika TEMA

Nga Aranit Muraçi

Teoria e elitës, në shkencat politike, ka nxjerrë në pah nevojën dhe rëndësinë e një grupimi për t’i garantuar një orientim sa më të mirë shoqërisë, pavarësisht politikave qeverisëse të ditës. Anëtarët e dobishëm të një elite japin ide, nxisin debate, bëjnë krahasime, krijojnë modele për t’i mundësuar progres shoqërisë.

Demokracia nëse do të varej vetëm nga votimi i njerëzve të saj të zakonshëm, shpesh nga pavetëdija e votuesit, por që lidhet kryesisht në interesa të ngushta politike, mund t’i çojë shoqëri të caktuara në anarki. Prandaj edhe elitat më të dobishme vihen shpesh në opozitë me ata që kanë pasur ose kanë pushtet, vendimmarrja e të cilëve përcakton fatin e një shoqërie që zgjat në disa raste, edhe për disa dekada.

Që në Greqinë antike, përpos parimeve të demokracisë, lindi edhe nevoja e përzgjedhjes së një grupimi që bënte dallim në komunitet, bazuar mbi mençurinë ose virtytet e tyre superiore. Krijimin e një klasë të përhershme të sundimtarëve Platoni e quajti “roje” të zhvillimit shoqëror. Anglezët përdorën më vonë fjalën (aristokraci) term që i referohej sundimit nga “burrat më të mirë”. Fjala franceze “élite” nga e cila është huazuar termi që përdoret sot do të thotë thjesht “të zgjedhurit” ose “të përzgjedhurit” dhe përshtat nocionin se njerëzit me aftësi të jashtëzakonshme mbajnë fuqi dhe privilegje, me sanksione gati hyjnore.

Në shoqëritë moderne të ditëve të sotme elitat, prej nga ku burojnë idetë dhe mendimi kritik, i përkasin kryesisht universiteteve, sidomos atyre publike. Ato i japin shoqërisë vetëdije për gjendjen ku ajo ndodhet, në kohë dhe rrethana të caktuara. Përveç inteligjencës dhe aftësive krijuese, përmes studimeve specifike elitat japin propozime, nxjerrin përfundime. Çdo qeverisje për të qenë sa më pak e rrezikuar bazohet tek të tilla propozime, sidomos në rastet kritike kur vërehet se shoqëria po shkon ose rrezikon të bjerë në anarki. Ata janë njerëzit më të spikatur që iu përkasin të gjitha fushave të jetës, si politologë, shkrimtarë, mendimtarë, filozofë, ekonomistë, juristë, mjekë, arkitektë etj.

Shqipëria, ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit dhe të Europës, vuan sot pasojat e mungesës së krijimit të një klase elitë mendimi kritik që në komunizëm nuk u lejua, ndërsa në demokraci u shfaros dalëngadalë. Ata që mbajnë peng këtë klasë të dobishme të shoqërisë në fakt nuk janë asgjë tjetër, veçse nxënës shembullorë të së djeshmes dhe shërbëtorë të mirë të vetvetes në ditët e sotme.

Publiku kurrë nuk ka mësuar gjë prej tyre, ndërsa ata e mësuan aq mirë duartrokitjen saqë e kthyen atë në një art, si një model suksesi të panjohur në ndonjë vend tjetër. U bënë mjeshtërit më të mëdhenj të duartrokitjes dhe u shndërruan para diplomimit në “profesionistë”.

Mund të thuhet me bindje se ky ishte i vetmi “profesion” që pati sukses në vendin tonë nga klasa e ashtuquajtur intelektuale ose e konsideruara elita e mendimit, pas rënies së komunizmit. Karrierën e duartrokitjes ata e nisën në një kohë kur Shqipëria drejtohej nga regjimi i Enver Hoxhës. Asnjëherë nuk u zbulua nëse ua mësuan apo e kishin talent të lindur, që i dalloi nga të tjerët. Duhet të ketë qenë kjo e dyta, përderisa disa kryeministra dhe presidentë u ndërruan pas ’90, ndërsa ata zanatin e perfeksionuan pa e çarë kokën fare për ndryshimin e regjimeve, sistemeve, udhëheqësve dhe të qeverive.

Duke qenë se ishin më të lirë në përsosjen e “talentit” shënuan sukses të padiskutueshëm në karrierën personale dhe financiare gjatë viteve të demokracisë. Duartrokitën me pasion tërë jetën, ngritën flamurin e duhur të partisë në kohën e duhur, përkrahën me entuziazëm çdo qeveri dhe kryetar qeverie i cili erdhi dhe iku nga pushteti në këto dekada. Ata vetë sfiduan dhe fituan pa garë ndaj çdo rivali që patën përballë për të marrë poste dhe bërë karrierë në botën akademike. Pakkush e përmend këtë fenomen dhe dukuri të pazakontë, sepse ata u kujdesën në detaje, që çdo debat ta zhvendosnin sa më larg, për ta zbritur në një bisedë pa vlerë dhe trullosës për publikun e gjerë. Sa herë që kolegë  dhe gjoja edhe studentë mblidheshin për të votuar, ata e kishin mësuar fitoren para se të zhvilloheshin zgjedhjet nga burime të sigurta të dy apo tre prej selive të partive kryesore.

Ata kanë një aftësi të jashtëzakonshme në nuhatje, kur shohin se një qeverie i ka ardhur fundi. Heshtin dhe fitojnë energji derisa sa të ikë ajo që ka për të ikur dhe të vijë e radhës. Ndryshojnë disa simbole, si flamurin e partisë, ngjyrën e dosjes ose të çantës, stilolapsit, apo edhe të këpucëve. Me të ardhur qeveria e re ata kërkojnë të fitojnë fillimisht ndonjë privilegj për t’u specializuar veten dhe “neo-elitarët” e zgjedhur prej tyre jashtë, propozojnë të rriten shpenzimet për “studimet shkencore” që i mbyllin përgjithësisht me përkthime skandaloze, duke vjedhur deri në 100 për qind  edhe autorësinë. Synojnë të marrin ndonjë tender, që të ndryshojnë orenditë, llambat, pllakat, bojën e zyrës dhe të godinës, për t’i  përshtatur me ato me ngjyrat e partisë.

Ata kanë aftësinë që të zbulojnë në çdo kohë edhe sot çdo “armik të popullit dhe partisë” edhe kur ai nuk ekziston. E sajojnë në kohë rekord, e admirueshme për regjimin e kaluar vetëm për nga shpejtësia, por jo nga cilësia. Në demokraci ata mburren se “armiqtë” e zbuluar të cilët iu rrezikojnë “status-quo”-n, nuk dënohen dhe as pushkatohen si dikur. I denigrojnë, i distancojnë, i largojnë, dhe studiojnë, punojnë ditë dhe natë, deri në shkatërrimin e karrierës së tyre. Vetëm për këto ‘zbulime mahnitëse’ ata ngjallin mes tyre gjithmonë debate, diskutime në oborret akademike.

Në oborret akademike publike nuk zhvillohen kurrë konferenca dhe nuk nxiten debate me dobi për ekonominë e vendit, sistemin e drejtësisë, teknologjinë, kulturën, historinë dhe gjuhën, shërbimin shëndetësor, sfidat e emigrimit, rininë, papunësinë, varfërinë. Ata e kanë braktisur bujqësisë, turizmin, artin dhe madje edhe vetë arsimin dhe shkencën. Nuk interesohen kurrë për ndonjë reformë që i duhet vendit. As për mbarëvajtjen e tyre. Nuk japin dhe nuk shkëmbejnë asnjë ide me të tjerë, sepse pretendojnë se “idetë” e tyre gjeniale dhe frymëzuese i dinë shumë mirë dhe i kanë pranuar të gjitha qeveritë. Ata mbajnë dhe ndajnë me njëri-tjetrin pas ‘90 postet më të larta në departamente, fakultete dhe thuajse në të gjitha universitetet publike të vendit tonë.

Karrierën akademike ata e nisën dhe e gëzuan falë talentit më të spikatur, pikërisht në duartrokitje. Megjithatë, nuk mund të hidhet poshtë që para ’90 standardi i detyroi të studionin mirë për të merituar notat, diplomat, deri tek gradat shkencore që mbajnë sot. Lënda e tyre e preferuar ishte vetëm një: Marksizëm dhe Leninizëm. Aq mirë i kishin studiuar lëndët që lidheshin me teoritë e Marksit dhe të Engelsit saqë habitën edhe vetë lektorët e lëndëve. Kjo i ndihmoi të merrnin nota të mira edhe në lëndë të tjera, të diplomoheshin shkëlqyeshëm, të merrnin banesa pa nisur ende punë në zonat më të privilegjuara të Tiranës nga regjimi komunist, të pajiseshin edhe me grada shkencore.

Ishte e vështirë të dilje para tyre në radhë të parë, kur Enveri dhe më pas Ramizi i ftonte në ndonjë takim, event, apo tubim partie. Ata nuk linin radhë për të tjerë. Ishin bërë të njohur shpejt si nxënësit më të mirë të Enverit. Vetëm ata mund të duartrokisnin më bukur, më pastër dhe pa gabime, kur udhëheqësi fliste për arritjet spektakolare të vendit. Në këtë drejtim, fituan çdo garë dhe u bënë të pakonkurrueshëm paradoksalisht, edhe në 30 vitet e fundit të demokracisë.

Nga nxënës të mirë dhe shembullorë ata u kthyen gjatë 30 viteve të fundit në mësuesit më të dëmshëm të demokracisë. Gjithçka që e kishin mësuar thuajse përmendësh kur ishin në universitet, për të bindur Perëndimin se kishin fituar një tjetër pozicionim, propozuan që të hiqej teoria marksiste dhe leniniste nga universitetet dhe bibliotekat e vendit. Pas ’90 duartrokitën me të njëjtin pasion njërin prej tyre, ndoshta më të spikaturin, më të talentuarin. E mbështetën dhe e quajtën atë njeriun e duhur që iu solli atë që iu mungonte: lirinë dhe demokracinë. Megjithatë fakt është se ata, të gjithë bashkë, nuk patën asnjë talent për të nuhatur rrezikun e piramidave dhe as dhunimin e zgjedhjeve, që instaluan në vendin tonë kulturën e vjedhjeve dhe të kontestimit të zgjedhjeve.

Pas trazirave të ’97 kuptuan që me qeverisjen e Berishës nuk mund të vazhdohej më tej. E braktisën dhe u rreshtuan pa humbur kohë krah Fatos Nanos. E duartrokitën, e brohoritën me të njëjtin pasion. “Shqipërisë i duhet një politikan liberal, një ekonomist që t’a orientojë drejt reformave dhe ekonomisë së tregut”, thoshin ata pas ardhjes së Nanos në pushtet. Kur ra qeveria “Nano” nuk e kishin aspak të vështirë të përqafonin sërish një ‘dashuri të vjetër”.  Talenti i duartrokitjes prej tyre kishte marrë përmasa aq të jashtëzakonshme saqë hutuan vetë Sali Berishën, të cilin e kishin braktisur një herë dhe nuk do ta kishin të vështirë ta braktisin edhe një herë tjetër, në vitin 2013. Ata nuk e fshehën entuziazmin pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës. Nëpër korridore krenoheshin për “Rilindjen e Shqipërisë”. Betoheshin se do ta duartrokasin edhe më bukur liderin e saj, deri në ditën e fundit të qeverisjes së vendit prej tij. Kështu mësojnë dhe veprojnë nga ata dhe “neo-elitarët”.

Korrupsioni, konkurenca, trafiqet, nepotizmi, mungesa e standardeve dhe e burimeve njerëzore nuk janë pjesë e mendimit të tyre.

Megjithatë, “elita” e pakonkurrueshme e vendit tonë ka hasur edhe peripeci. Jo pak konkurrentë gjatë dy dekadave të fundit rezultuan të ishin analfabetë, të burgosur dhe trafikantë. Të pajisur edhe ata me diploma dhe grada shkencore në universitete që mbinë si kioskat pas viteve ’90, konkurrentët e tyre kishin shtuar pasuri edhe më tepër, ishin bërë politikisht edhe më të preferuar. Në publik ata ishin shfaqur si një model suksesi, si alternativa më e mirë për të zëvendësuar “elitën” e pakonkurrueshme të vendit në një të ardhme jo të largët.

Si kontrast, në Gjermaninë e gjymtuar dhe të shkatërruar nga Lufta e II Botërore, pesimizmit të një profesori ekonomie në SHBA pas hartimit të Planit Marshall, një koleg i tij gjerman iu përgjigj: Nën pushtetin e Hitlerit vërtet Gjermania humbi 9 milion njerëz kryesisht të rinj dhe iu shkatërruan thuajse të gjitha qytetet, por i mbeti i paprekur arsimi. Me njerëzit më të ndritur të kombit, pas ndihmës së SHBA, na duhen jo më shumë se 10 vite për t’u ringritur. Në vitin 1956 profesori amerikan, në vizitën e parë që kreu në Gjermani, i befasuar i dha të drejtë kolegut të tij, duke parashikuar me saktësi se kombi gjerman për 50 vite do të komandojë Europën dhe do të shndërrohet, pse jo, në një perandori të re të ekonomisë botërore. Kjo, falë elitës së dobishme dhe konkurruese që ajo kishte formuar dhe kishte besuar në ringritjen e paimagjinueshme.

14 komente në “Nxënës shembullorë të Enverit dje, ‘elitë e pakonkurrueshme’ e demokracisë sot!”

  1. k says:

    Shqiptarë ,ergo,degjenerata.
    Po të rikthehej enveri,do ribetoheshin komunistë të thekur.
    Kjo eshte arsyeja perse Niçe,Spinoza dhe G.Bruno nuk mund të lindnin në shqipëri.

    1. Vlora1912 says:

      Kush je ti Muraçi-purthaçi te gjykosh breza te tere intelektualesh qe u krijuan para viteve 90′???
      ****
      Ata breza intelektualesh, Elita e vendit, u prodhua nga nje Sistem Arsimor pothuajse perfekt.

      Ata intelektual ja dolen ne cdo fushe te jetes dhe shkences, artit dhe multures, per Kohen ku u Edukuan dhe i zbatuan dijet;
      -Ne art e kultur: Filmat dhe Dramat e Asaj kohe jan te paarritshem: A nuk ishin Elit Artistet Regjizor, Shkrimtar …..Kadare, apo nuk te ngjan Elitist Kadareja!!!??
      -Te teknologji; Shqiptaret ngriten dhe vun ne perdorim teknologjit e Avancuara te kohes;
      Eksper ne zbulimin dhe shfrytezimi e mi ierave dhe vburimeve te Naftes-Cpime nafte deri ne 7 mij metra thellesi

      -Shqiptaret drentuan Avjon te teknologjis se findit per kohen, dhe nendetse

      -Sistemi mjeksor fantastik me mjek te shkelqyer dhe Human, a nuk ishin Elit mjeket?

      Sistem arsimor Perfekt me nje Armat mesuesisb te talentuar ne te gjitha hallkat e tij- A nuk ishi ata mesues e profesor te nderuar???

      ****
      Nuk e kuptoj se nga vjen ti Muraçi-Purthaçi, por nuk mundesh dot ti analfabet funksional, llafollog deri ne llapaqënosje, te mohosh vlerat e ketij kombi…

      Nuk mund te mohosh Elitat qe i prodhuan Ato Vlera.
      ******
      Gjithshka qe mund te besh ti, dhe brezi yt Tallava, qe qelbet djers blloku, eshte ndonje bothlepirje qe qiverriut te radhes…

      Sidomos te ketij Lakuraçit te paskrupllt, gjyme piktor, gjysem drejtues dhe Llapaqen me kohe te plot, Edvin.

  2. Gjytyrymi says:

    Nxirrni emra konkret plera gazetar qe vegjetoni artikuj per para

    1. mik says:

      Emra konkret ?!! I kemi pasur, i kemi prezent dhe do ti kemi perhere ne politike nga te gjitha krahet or byrazer.

  3. Lexues i kesaj pacavure gazete says:

    Thelbi i shkrimit eshte ideja antidemokratike se vetem mendimet e nje elite akademike te vetezgjedhur duhet te merren parasysh.
    Duke perdorur te njejten logjike percmuese si autori, mund te pyesim veten se perse duhet te marrim parasysh idete e ketij Muracit. Cfare kredencialesh akademike e aristokrate ka ky qe ne Linkedin e pershkruaka veten si “Jurnalist” (verej gabimin ne drejtshkrim qe i thote te gjitha). Cfare diplomash akademike ka? Sa publikime shkencore ka nen rrip? Nga cili soj muratoresh rrjedh?

  4. Epoka nallones (2000) says:

    Çfare lesh elite ka Shqiperia. Nuk mund te behet elita nga zhulsat katundare deri dje edhe pa breke ne bythe qe boten e kishin aq te madhe sa ç’ishte katundi ku balta ishte deri ne gjunje dhe qerrja mjeti me i sofistikuar qe kishin pare dhe ku mentaliteti koke lashe koke mora predominonte vendin nga veriu ne jug.

  5. Kerkohet Llazi says:

    e ndjejme shume mungesen e Llazit me informacionet e tij briljante mbi aktivitetet e individeve te vecante te qytetit tone, LLazi eshte nje institucion i vecante ne denoncimin e veprimtareve te sigurimit te shtetit te qytetit tone, eshte Genta Sula e Elbasanit, i sakte, konciz, i perpikte, urojme qe Llazi edhe ne te ardhmen do te plotesoje ate detyrimin qytetar qe te informoje publikun mbi individe te vecante te vene ne sherbim te strukturave te sherbimit te sigurimit te shtetit

    1. Pokeristi says:

      Shkrim mjaft real e analitik,korekt e kritik,i vlefshem dhe per te ardhur keq,shqetesus dhe alarmus.
      Eshte momenti qe normalisht intelektualet e mbare kombit
      veçanerisht ata me peshe publike te shkunden nga pluhuri
      berishist,t’i therasin kaplloqes,t’a shohin Shqiperine si vatren e shtepise se tyre dhe te vihen ne interes te mbare vendit.
      Te harojne davane e vjeter te duartrokitjeve dhe t’i pervishen punes sipas pozicjonit qe kane.
      Eshte e veshtire,por domosdomerisht duhet bere.

  6. Ideali says:

    O gazetar leshi. As emra s ka nevoje te nxirren ketu. Analiza reale tregon qe kjo klase politike, pa perjashtim e ka drobitur vendin ne nje fare feje sa shumica e popullit peshperit: S behet me. Ka arritur fundi. Sigurish porosia e fundit dhe me e rendesishme e Ramisit, kur shteti kishte ngordhur dhe i ish dorezuar hicit, kur s kishte as per 6 dite buke, ishte merrni ekonomine ne dore. Keshtu do te merrni dhe politiken dhe komunizmi me mentalitetin e tij vrastar do te siguronte vazhdimesine. Dhe keshtu ndodhi. Pushteti ne duart e njeriut te ri, edukuar nga partia kriminele dhe injorante qe kish perfunduar te udhehiqej nga lopcaret, shoferet, elektricistet, kovacet, teneqexhinjte. Dhe rezultati shihet dhe preket. Sot ne krye dominojne injorantet me 8-9 klase shkolle po me nga dy apo 4 diploma te shkolles se larte. Ketu nis vettingu Po kur ata qe komandojne vettingun ne shumice jane te tille, si i behet? Veza pulen apo pula vezen. .. Pra ndodhemi ne nje qark te mbyllur injorance dhe babezie nga ku s dalim dot. Nje gje eshte e vertete. Falin e ka akoma armiku i kllases.E kane kllasat e permysura. Humbesit perjetesisht sic thoshte Londo ne dhjetor te 1990. Po me humesit perjetesisht, ka humbur dhe ideali, ka humbur dhe atdheu.Ky gazetar leshi s eshte gje tjeter vecse nje vezhgues i lehte dhe i siperfaqshem.Gjithcka nis nga dija ne nje vend. O burra atehere. Furtune kunder diplomave te blera dhe te shitura me shumice. Te demaskohen ata qe i dhane dhe ata qe i moren. Behet apo s behet. Gjithe te tjera jane uje ne havan.

  7. Muracaku says:

    Shkrim sharabajge! Konkluzione te nxjerra nga qebaptorja poshte pallatit! Po te kishe jetuar ne ate kohe ti mer pseudo gaze.ar, do kishe qene me i dobishem duke hapur kanale me kazem!

  8. Dulla pa shkolle says:

    Ky artikullshkruesi e ka fjalen per intelektualin e mirefillte dr. Mul Noka, anetar i elites Shqiptare me intelektualin N.N, F.Xh, E.P e te tjere qe nuk po i permend per aresye reklame.

  9. Xhahil Bilbili says:

    Ne vitet 90 shqiptaret rrezuan shtetin bashke me ideologjine, ndersa ne lindje u hoq dore nga ideologjia dhe u ruajte shteti.Ne vazhdojme akoma te mos kuptojme dhe te mos gjykojme se shteti duhet ndersa ideologjite vene e vine.Pikerisht kjo qe arsyeja qe shkaterruam cdo gje pra shkaterruam shtetin ne emer te luftes kunder komunizmit.Komunizmin si ideologji e permbysi perendimi ndersa neve si per inat e idiotizem prishem shtetin.Kete gabim te tmerrshem dhe fatal historik po e vuajme dhe do ta vuajme akoma sepse akoma nuk e kemi kuptuar ate qe kemi bere.Dhe akomanuk po punojme per te bere shtet por bejme sikur punojme per hir te nje individi qofte ky edhe kryeminister.Ka nisur dicka me reformen ne drejtesi por mendojme se nje prokuror i forte apo gjyqtar i drejte do zgjidhe gjithcka,gjithesesi edhe muri tull tull behet ,guzim e kurajo se do ebejme edhe ne shtetin,packa se me veshtiresi ,sepse njeriu i thjeshte pa pushtet ka kohe qe e ka ndjere nevojen e shtetit dhe jo nevojen e pushteti,jetikisht.

  10. Qerim Vidohova says:

    Tema e shkrimit eshte e nje rendesie te jashtezakonshme, ajo perben thelbin e menyres se te menduarit dhe vepruarit ne nje sistem te caktuar shoqeror. Ne jetuam ne nje sistem te ashtuquajtur komunist per me teper se 40 vjet. Dhe kemi 30 vjet tashme, qe po te njejtit njerez, qe deshtuan ne menyre spektakolare ne ate kohe, kane marre persiper te ndertojne mbi bazen e asaj psikologjie demokracine e sotme.
    Sistemi komunist jo vetem tek ne, por pothuaj ne cdo vend ku u implementua, e kish ndertuar gjithcka mbi njohurite e udheheqesit rreth komunizmit shkencor. Cdo njeri tjeter ne vend, bari dhenesh, bujk, punetor, inxhinier apo akademik ishte i detyruar te pershtaste njohurite e tij ne perputhje me mendimet dhe porosite e udheheqesit. Ato perbenin bazen e zhvillimit teorik dhe praktik te zhvillimit shoqeror ne vend. Kush shmangej dhe nuk bente perpjekje per unifikim te mendimit dhe veprimit shikohej si kundershtar dhe armik i sistemit.
    Si rregull, mendimet dhe porosite e udheheqesit ishin kurdohere ” shume te cmuara dhe largpamse”. Ato perbenin, po ashtu, ne cdo rast, implementimin e Marksizem-Leninizmit ne kushtet “specifike dhe konkrete te vendit”. Ishte kjo arsyeja qe shpesh flitej per komunizmin Brezhnievjan, Maoist, komunizmin e Fidel Kastros dhe per mos ta zgjatur me ate te Causheskut e te tjere, ishte gjithashtu edhe komunizmi sipas interpretimit qe i bente atij shoku yne i lavdishem Enver. Njohja dhe pershtatja e mendimit te cdo qytetari me konceptet dhe menyren e te kuptuarit qe udheheqesi i bente komunizmit shkencore, perbente bazen e zhvillimit te cdo drejtimi te jetes shoqerore te vendit. Eshte per kete arsye, qe, si cobani i dheneve dhe akademiku, per te njejtin problem teorik shkencor politik thoshin absolutisht te njejten gje. Te dy paleve nuk u kerkohej asgje me shume, vetem te citonin si papagall ato qe thoshte dhe supozohej se mendonte udheheqesi. Te gjithe thjesht mendonin dhe vepronin ne nje menyre, cdokush ishte i detyruar te fliste me te njejtin ze. karjera ne cdo fushe mbeshtetej ne faktin sesa ti ishe ne gjendje te kuptoje dhe zbatoje porosite e Partise dhe shokut Enver, te cilat per cdo rast ishin “shume te cmuara”. Kjo “porosite e Partise” ishte si te thuash, “thele permbi bisht’, sepse, merrej me mend, qe Partia ishte vete udheheqesi.
    Pothuaj pike per pike veprohet edhe sot. Por vetem jane disa udheheqes. Porosite e Berishes jane flamur per PD, ato te Rames jane flamur dhe udherrefyes per PS. Detyre e cdo mbeshtetesi eshte te mendoje dhe veproje me koken e udheheqesit, cdokujt qe merr mundimin te mendoj me koken e tij, i tregohet vendi. Ne kohen e komunizmit, cdo shmangje nga ideologjija sunduese, domethene nga ajo qe mendonte shoku Enver, bente qe i shmanguri te perfundonte ne dyert e burgut. Kurse sot progresi eshte i dukshem, cdo shmangie nga mendimet e udheheqesit ndeshkohet me nje rrahje per tu mbajtur mend nga shmangesi. Sa per shkencen dhe teknologjine, ne krye te institucionit kryesor perfaqesues te saj, Akademise se Shkencave, duhet dhe mund te vish vetem pas nje stervitje politike shumevjecare, kerkesa kryesore dhe me serioze qe merret per baze si arritje e nevojshme dhe e domosdoshme per ate pozicion vertete te nderuar.

  11. Nje mergimtar says:

    Hartim shume i bukur per nje nxenes te klases nente.Hartim pa thelb,pa vene doren ne plage,pa asgje te percaktuar,fjale ne ere.
    Keta lloj shkrimesh nuk jane gazetari ,jane mbushje faqesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje