Politikanët në Kosovë dhe Shqipëri kanë uruar suksesin e jashtëzakonshëm në lojërat Olimpike “Tokio 2020” të xhudistes kosovare Distria Krasniqit, që mori medaljen e artë.
Pas fitores në Tokyo, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar Distria Krasniqin.
“DISTRA E ARTË. Në garën e parë në Lojërat Olimpike, Kosova fiton medaljen e artë. Faleminderit që po bëni krenar secilin prej nesh. Me zemër jam me ju në Tokio”, ka shkruar ai.
Distria është uruar edhe nga kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili është shprehur i lumtur për fitoren e saj
Rama e ka quajtur Distria Krasniqin luaneshë pasi fitoi medalien e artë.
Ai në rrjetin e tij social Facebook ka publikuar dy fotografi të Distria, duke e uruar atë teksa është shprehur i lumtur për fitoren e saj.
“LUANESHË
Bravo Bravo Bravo
#distriakrasniqi❤
#KampioneOlimpike
#RESPEKT”, shkruan Rama.
“Distria, e para e botës, dëshmoi sot sërish se është e pamposhtur dhe se është krenaria e vendit tonë. Ajo dëshmoi që talenti dhe puna triumfojnë gjithnjë”, është urimi i presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.
Edhe kreu i opozitës shqiptare Lulzim Basha përshëndeti suksesin e xhudites kosovare me një postim në facebook ku shkruan: Krenari ????”, nënvizon Basha.
Partia Demokratike Shqiptare u ka shit naft Serbve me vra gra,fmi, pleq e plaka Kosovare, kurr ska me harrua Kosova.
lulashi i Partis Demokratike Shqiptae,
KOSOVA NUK HARRON.