Kryeministri Edi Rama i uroi suksese skuadrës shqiptare që do përfaqësojë vendin tonë në Lojërat Olimpike, ndërsa ka postuar dhe një video nga hyrja e tyre.
Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike në Tokio nisi në një stadium gati të zbrazët olimpik, pasi qyteti vazhdon të luftojë me rritje të numrit të rasteve me Covid-19.
Ceremonia nisi në orën 20:00 sipas kohës lokale, me më pak se 1,000 njerëz në stadiumin që ka kapacitet për mbi 68,000 vetë.
Organizatorët kanë vendosur dy javë më parë që të ndalojnë gati plotësisht pjesëmarrjen e spektatorëve në ngjarjet olimpike, pasi në Tokio është shpallur gjendje e re e jashtëzakonshme, në përgjigje të rasteve në rritje të koronavirusit.
Kryeministri bente mire t i mesonte skuadres si mbahen maskat ne surrat. Sidomos atij qe tundte flamurin