Kosova siguron medaljen e artë olimpike në “Tokio 2020”

24 Korrik 2021, 12:09Sport TEMA

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka arritur ta bëjë krenare gjithë Kosovën duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Distria e ka nisur me një sukses fantastik ditën në “Tokio 2020”, pasi ka fituar tre ndeshjet e para dhe pastaj edhe finalen duke fituar të artën olimpike.

Pejania ka fituar ndeshjen e parë me ‘ippon’ ndaj brazilianes, Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale mposhti gjithashtu me ‘ippon’ Chen Hao Lin në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Në gjysmëfinale, Distria u takua me kundërshtaren Urantsetseg Munkhbat, të cilën arriti ta mposht gjithashtu edhe pse me pak vështirësi.

Xhudistja kosovare u tregua e fortë duke fituar me anë të ‘Waza-Arit’, duke siguruar finalen e madhe.

Në finale, Distria u takua me japonezen Funa Tonaki, të cilën sikurse edhe çdo kundërshtare tjetër e mposhti për ta bërë krenare gjithë Kosovën.

Me këtë triumf, xhudistja fiton medaljen e artë në “Tokio 2020” në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Kjo është medalje e dytë olimpike për shtetin e Kosovës, pasi e para i përket Majlinda Kelmendit, e cila fitoi të artën në kategorinë deri në 52 kilogramë në Rio de Janiero të Brazilit në vitin 2016.

2 komente në “Kosova siguron medaljen e artë olimpike në “Tokio 2020””

  1. qytetar says:

    Urime !
    Edhe Luli Yne nuk harroi.

  2. Baca Azem says:

    Te lumte shqipe, bere krenare Kosoven dhe Shqiperine .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje