Zhvatën 4 mln euro nëpërmjet mashtrimit online, lihen në burg të arrestuarit, denoncimi i biznesmenit vuri në lëvizje hetuesit

24 Korrik 2021, 14:23Kronika TEMA

Janë lënë në burg katër të arrestuarit gjatë operacionit “Phishing” për mashtrim kompjuterik me një dëm prej 4 milionë eurosh.

Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke i lënë në “arrest me burg” dy shtetasit e huaj dhe dy shqiptarët: Donald Anu, 34 vjeç, shtetas i Kamerunit, alias Ugochukëu Emmanuel Emereibenu 39 vjeç, shtetas i Nigerisë; Marie Goufan, 31 vjeçe, shtetase Kamerune, banuese në Tiranë; Fatbardh Danja, 40 vjeç, banues në Tiranë; Xhentil Kupe, 54 vjeç, banues në Tiranë.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se hetimet kanë nisur në dhjetor të vitit të kaluar pas dy denoncimeve të mbërritura në lidhje me këtë skemë.

Një përfaqësues i një kompanie ndërkombëtare i është drejtuar në banke në Shqipëri duke theksuar se dikush po tenton të ndërhyjë në të dhënat e tij, duke mashtruar partnerët e tij të biznesit, përmes një llogarie të hapur në të njëjtën bankë me të.

Subjekti me qendër në Durrës e kishte çelur llogarinë mes datave 7-10 dhjetor të vitit të kaluar dhe ishte regjistruar në emër të nigerianit të vënë në pranga Emmanuel Emereibenu 39 vjeç i cili njihej edhe me emrin Donald Fonkem. Në momentin e çeljes së llogarive ai nuk ka kryer asnjë pagesë, por aktiviteti i tij ka ngjallur dyshime tek hetuesit.

Në dosje thuhet se Emmanuel Emereibenu jetonte në një ambient me qira në fund të rrugës “Maji”. Ai është mbajtur në vëzhgim nga hetuesit për të parë nëse ai takohet me pjesëtarë të tjerë të skemës së mashtrimit.

Grupi i mashtruesve ndërhynte në email në momentin që do bëhej pagesa, duke ndërruar të dhënat e llogarive. Ndaj tyre gjykata caktoi masën e sigurisë arrest me burg deri në përfundim të hetimeve.

3 komente në “Zhvatën 4 mln euro nëpërmjet mashtrimit online, lihen në burg të arrestuarit, denoncimi i biznesmenit vuri në lëvizje hetuesit”

  1. Dajti says:

    Shqiperia po beht han per gjithe funderinat e botes.
    Falemnderit “demokracise” qe hapi portat e Shqiperise ne te dy kanatet e na shpetoi nga racizmi dhe izolimi i Enverit.

  2. Leli says:

    Bisnesmeni nigeriani kjo eshte mafia nigeriane qe po’ vjen ne shqiperi po’ mblidhen gjithe pislliqet e botes me turq arabe mungoshin Edhe zezaket shqiptaret popull leshi cojuni dhe i perzeni kto funderrina qe vijne ne shqiperi

  3. Aqifi says:

    Kjo skem ka vite që përdoret, e jo vetëm në Shqipëri por në të gjith Europën, jan të shkathët këta majmunat e zinj, duhet të kesh mëndjen se ta fusin, bravo prokuroris.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje