Mijëra francezë marshojnë në rrugë kundër certifikatës së vaksinës në Francë

25 Korrik 2021, 15:20Bota TEMA

Më shumë se 100.000 persona në të gjithë Francën kanë protestuar kundër zgjatjes së afatit të certifikatës shëndetësore dhe vaksinimit të detyrueshëm për profesione të caktuara.

Kjo është funajava e dytë që mijëra njerëz kanë marshuar në rrugët e Francës kundër vendimit të qeverisë për t’u futur në restorane, bare dhe institucione të tjera kulturore me certifikatën e vaksinimit. Përmes kësaj certifikate qytetarët do të vërtetojnë nëse janë plotësisht të vaksinuar apo jo.

Ndërsa, për ata persona të cilët ende nuk e kanë marrë dozën e tyre të vaksinës anti-Covid qeveria e Macronit tha se ata duhet të jenë të pajisur me një test negativ të bërë gjatë 24 orëve të fundit ose të jenë shëruar nga koronavirusi gjashtë muajt e fundit.

Këto vendime të reja u bënë me dije nga vetë presidenti Emmanuel Macron në një përpjekje për të rritur ritmin e vaksinimit, teksa vendi po lufton me një valë tjetër infeksionesh.

1 komente në “Mijëra francezë marshojnë në rrugë kundër certifikatës së vaksinës në Francë”

  1. Këlyshët e Sali Komunistit që po mbysin PD says:

    Paskan dalë të gjithë debilat në protestë kunder vaksinimit.
    Ngushëllim për Shqiperinë. Ka popuj më koqe kandari se ata që shkojnë mbas Saliut. Ata të paktën vaksinohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje