Petro Koçi jashtë dyerve të SPAK: Bota e krimit në Fier në marrëdhënie me LSI ndikuan në zgjedhjet e fundit

26 Korrik 2021, 12:15Politika TEMA

Deputeti i PS-së Petro Koçi pas dëshmisë për më shumë se një orë në SPAK deklaroi përpara medias se nuk do të heqë dorë nga denoncimet mbi influencën e botës së krimit për tenderat në bashkinë e Fierit,.

Përpara gazetarëve, Koçi nuk pranoi të jepte asnjë emër të kriminelëve, teksa përmendi LSI-në.

 

“Është një botë goxha e konsoliduar që kanë pastruar paratë. Unë jam një nga politikanët që kam guxuar dhe kam bërë edhe kallëzime penale disa herë. Gjatë fushatës denoncua një gjyqtar. Unë jam politikan dhe e ndjej që bota e krimit në Fieri është goxha influente, ky sensibilizim edhe për SPAK-un është shumë i nevojshëm”.

Por a ndihmohet krimi në Fier nga politika? “Ju e dini që ka pasur lidhje të konsoliduara me politikën. Të tillë në marrëdhënie me LSI-në edhe ndikuan në rezultate zgjedhore, të fundit ndikuan. Sigurisht që unë për rastet që kam denoncuar edhe konkretisht i ripërmenda për të theksuar që kam një vullnet të palëkundur për të bashkëpunuar me drejtësinë”.

Por përse nuk rrëfen emrat e kriminelëve që kanë kërcënuar zyrtarët në bashkinë e Fierit? “Unë jam politikan. Nëse do të kisha dokumente do i vendosja në dispozicion të prokurorisë. Qëndrimet e mira nuk janë për të larë hesape me asnjë politikan, duhet të lajmë hesapet me botën e krimit. Ata ndikojnë edhe në financat publike përmes lidhje të drejtpërdrejta apo duke kërcënuar unë jam shumë i bindur”.

Por cili zyrtar është kërcënuar? “Jam i bindur në gjithë perceptimin tim politik, por edhe nga fakti që shumica e zyrtarëve në Fier nuk e kanë mirëpritur deklaratën time, që do të thotë se është e vërtetë dhe dhemb për disa. Nuk dhemb për PS-në pasi është distancuar” tha Koçi.

5 komente në “Petro Koçi jashtë dyerve të SPAK: Bota e krimit në Fier në marrëdhënie me LSI ndikuan në zgjedhjet e fundit”

  1. sabrima says:

    Spak sa pak peshk ke kap.

  2. T says:

    Haha haha Lsi- Pa PD dhe PS ku mbeten?!

  3. Ed Binxho says:

    Tenderin e pastrimit e fitoi “Kombi Invest” zyrtarisht ne pronesine e familjes Gjata,por realisht pas tyre eshte Arben Isufi ( Ben Qimja ) .Shikoni se sa shpesh hyn e del Touaregu i bardhe i djalit te Rrapo Gjates tek pulat e Qimes.
    Pyeteni Armando Subashin pallati ne te cilin jeton,prej kujt eshte ndertuar ?
    Firma tjeter qe merr tendera ne beshkine e Fierit eshte “Aga 1” e Renato Saliut ( Renato Çami ) .
    Jane keta dy personazhet kryesor te botes se krimit qe sundojne qytetin e Fierit dhe pallojne para e pas Armando Subashin,me perpara e kane bere kete gje edhe me Baftjar Zeqon,nese nuk u hyn gje ne kembe do e bejne edhe me kryetarin tjeter qe do te vij…

  4. Muzaka i Ri says:

    Eh mor Binxho,sa pak qe thua. Po a jane vetem keta ne Fier? pa germuar fare , i ke sheshit
    Cfar te duan bejne ne Fier, dhe nuk u trembet syri.

  5. Miu i Radostines???? says:

    PETRO BEJE PER POPULLIN E QYTETIT TEND!!! Petro ….Armando ka shume euro dhe kam dyshim se do ja hedhi….kurse ky hajduti i Radostinës i duhet dhènë një mësim i mire nga SPAKu( Ervin Bushit)….Ky legeni kadastren e ktheu nè klan!!SPAK ne Fier do befasohet!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje