Raporti i OSBE/ODIHR, Basha: Konfirmon se u tjetërsua vullneti i shqiptarëve dhe se shqiptarët nuk donin të fitonte Rama

26 Korrik 2021, 22:54Politika TEMA

Lulzim Basha, ka reaguar pak pas shpërndarjes së raportit final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet shqiptare të 25 prillit.

Sipas Bashës, gjetjet e raportit konfirmojnë se  “me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve.

Sipas tij raporti evidentoi një seri parregullsi të theksuara nga ana e qeverisë, si “blerja masive e votave, presioni ndaj votuesve, abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike, presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet, Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve”, ndër të tjerat.

Për liderin opozitar, situata është ashtu siç e ka përshkruar ai që nga dita e parë pas zgjedhjeve, “një  masakër zgjedhore”.

“ Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme”, e mbylli deklaratën e tij Basha.

3 komente në “Raporti i OSBE/ODIHR, Basha: Konfirmon se u tjetërsua vullneti i shqiptarëve dhe se shqiptarët nuk donin të fitonte Rama”

  1. Vlora says:

    Justifikime për humbjen e pastër dhe të thellë.

  2. Lulı lexoje mıre raportın e BE dhe mos harro se PS ka emerın e mıre dhe do te fıtoje jo vetem me Ramen sı kryetare ı PS por do te fıtoje edhe sıkur une qe nuk marre pjese ne asnje partı po te drejtoja PS do te fıtoja, Partıa e jote or Lulı e ka marre kemben e ujkut ne goje qysh me Salı Berıshen dhe nuk e merr veten ma,
    Edhe zotrıa jote e ke humbur,Njehere tu dha rastı e u bere K,Bashtıak ı Tıranes dhe ı dhjeve ne te punes,Sıc thote popullı nje here te vejen rastı ı mıre,po nuk e kape e kapın te tjeret, Sıc e kapı Rama, dhe tanı nuk ja merr me dot

  3. xhoxhi says:

    Ti idiot mos na trego raportin e OSBE-së ti na thuaj ka fituar apo jo Rama dhe ndërkombëtarët i quajnë të pavlefshme zgjedhjet?Pastaj të hankohesh ti që gjithë jetën ke qënë në karike me votime të pjerdhura nuk të nderon por të turpëron.Ti je i pafytyrë që nuk pranon zgjedhjetsepse OSBE nuk thotë që nuk pranohen zgjedhjet por thotë që kishte probleme nga më të ndryshmet por zgjedhjet ishin më të mira se më parë.Prandaj mos e prish gjumin deri më 2025 sepse edhe në këto votime do humbasësh..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje