Një person është raportuar i vdekur, sipas televizionit Welt si pasojë e një shpërthimi të madh në një park industrial në qytetin gjerman Leverkuzen.
Kompania menaxhuese, Currenta, ka thënë se pesë punëtorë janë të zhdukur dhe dhjetëra janë plagosur, disa prej tyre rëndë, si pasojë e shpërthimit.
Shpërthimi ka nxitur alarm për “rrezik ekstrem”, si dhe ka shtyrë zyrtarët që t’iu bëjnë thirrje banorëve që të mbyllen brenda dhe të mbyllin dritaret për të evituar helmimin nga tymi.
Sipas BILD, zjarri kërcënon të përhapet në ndërtesën prapa në të cilën ndodhen lëndë të rrezikshme. Nën stacionin e transferimit ndodhen 100,000 litra lëng hekuri të ndezshëm.