“Kohë kovidiane”, mesazhi prekës i Tritan Kalos: Më mungoni shumë, por ju kam në çdo rrahje të zemrës sime

28 Korrik 2021, 10:53Sociale TEMA
“Kohë kovidiane”, mesazhi prekës i Tritan Kalos: Më

Mjeku infeksionit, profesor Tritan Kalo, i cili ka qënë pranë qytetarëve që nga fillimi i pandemisë së Covid-19, së fundi ka bërë një mesazh mjaft prekës, duke iu drejtuar familjes së tij.

Në një postim në rrjetet sociale, Kalo shpreh mallin, për prindërit e tij, për të cilët thotë se ndihet krenar “që më ushqyen me dashurinë dhe me mirënjohjen e përjetëshme për Nënloken tonë të përbashkët, Shqiperine.

Kohë kovidiane…. 28.07.2021…..Kur mbarë Bota përkujton  prinderit në ditën ndërkombëtare të tyre, nderimi dhe mirënjohja e të qënurit tonë, drejtohen pikërisht drejt tyre, drejt krijuesve dhe edukuesve tanë, të cilët në një pjesë të madhe të tyre prehen në Paqen e përjetëshme…..krenar për të dy prindërit e mi që më ushqyen me dashuri, me respekt, me mirënjohje, me përkujdesje e me përkushtim për dijen, për kulturën, për ndershmërinë, për natyrën, për fëmijët, për familjen, për të afërmit, për miqtë e kolegët, por mbi të gjtha që më ushqyen me dashurinë dhe me mirënjohjen e përjetëshme për Nënloken tonë të përbashkët, Shqiperine….

Më mungoni shumë por ju kam të pranishëm në çdo rrahje të zemrës sime….Together forever!!!”-shkruan profesor Tritan Kalo.

4 komente në ““Kohë kovidiane”, mesazhi prekës i Tritan Kalos: Më mungoni shumë, por ju kam në çdo rrahje të zemrës sime”

  1. Sanitari. says:

    Mirënjohje Doktor!
    Vras mendjen perse dreqin nuk shkruhet : ” Gjithmonë bashke”, ose “Jetoni ne zemrën time”, por shkruhet nje urim apo dëshire ne nje gjuhe qe eshte e nje populli tjetër.
    Pse!!!!!!?.

  2. shqeto says:

    Sanitari, kjo bote eshte aq mizore sa jeten e shikon si prodhim te ekonomise se tregut. Ketu ka arritur; sado specialist apo njeri i mrekullueshem te jeshe, duket qe nenvleftesimi qe i bejne vetes njerezit arrin nga deshira per te thene dikush qe ky s’qenka vetem shqiptar (!)…merre me mend gjithe ata qe vijne pas se si jane! S’kemi ç’bejme, boten e komandojne te pameshirshmit dhe idiotesia humane, per te mos thene edhe kriminale; ne jemi te detyruar ti neshtrohemi asaj ose te zhdukemi me shpejte se koha e premtuar. Pra, pershtatu me hir apo pahir. Une qeshe me lirine dhe te drejtat, pastaj mbyll gojen e hesht ne veten time.

  3. kotfare says:

    Respekte Profesor Kalo !

  4. MacGr says:

    ΤΙ SANITARI DHE SHQETO ,kete koment keni per nderimin e kujtimit te prinderve te humbur,nje nderim i bukur,i thelle dhe i sinqerte??/ Ajo shprehje ne anglisht perdoret ashtu sic perdoren ato latine,etj .Pra nuk perqendrohet aty komenti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje