U deshën të realizoheshin Lojërat Olimpike 2020 që të arrihej të zbulohej sozia e këngëtares me famë botërore, Lady Gaga. Fansat e saj besojnë se sportistja Julyana Al-Sadeq ka një ngjashmëri të madhe me këngëtaren.
Atletja 26-vjeçare përfaqëson Jordaninë në Taekëondo dhe ka tërhequr vëmendje nga fansat e këngëtares saqë e kanë ngatërruar atë me yllin e “Bad Romance”.
“Kjo është Lady Gaga në Lojërat Olimpike të Tokios dhe askush nuk mund të më bindë për të kundërtën.”,kanë shkruar fansat e saj në rrjete socale.