Gazetari tallet me ish ministrin Milo: Jalla more shoku Paskal, Kosovë bëhej luftë kurse ty të paska propozuar Soros "Mini-Shengenin"

30 Korrik 2021, 15:21Politika TEMA

Gazetari Habjon Hasani ka ironizuar ish ministrin e Jashtëm Paskal Milo dhe qasjen e tij ndaj “Minishengenit Ballkanik” apo siç quhet tashmë “Open Balkan”.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, me nota humori Hasani i kujton Milos se në kohën që ai pretendon se ka marrë propozim nga George Soros për këtë projekt, Kosova ka qenë në luftë dhe Serbia nën shënjestrën e SHBA.

Ndër të tjera ai shkruan:

“Paskal Milo, ish-ministri i Jashtem i Shqiperise thote se krijimin e Mini Shengenit ne vitin 1999 ja propozoi George Soros, por shton se e refuzoi oferten e Soros.

Patjeter shoku Paskal, ne 1999 ne Kosove behej lufte dhe Serbia ishte nen goditje nga SHBA-te, Soros nuk te ka marre leje a i uruar, thjeshte te ka dhene sinjalin qe pasi te thahen plaget e luftes, perspektiva juaj do jete bashkepunimi dhe shuarja e doganave.

Pastaj Milo shton: Serbia eshte me e avancuar ekonomikisht dhe ne duhet ta shohim me kujdes kete marreveshje. Sipas Milos gjasat jane qe Shqiperia te sherbeje si treg konsumator i produkteve serbe.

Jalla more Paskal, po Serbia me e zhvilluar do jete, si me dogane si pa dogane.

Importues te Serbise kemi qene perhere, qe nga 1991 e ketej.

Problemi eshte se ndodhemi ne vitin 2021, ka rene muri i Berlinit, ka rene dhe Millosheviçi. Pra jemi ne rrethana te reja.

Ne lidhje me rrethanat e reja shoku Paskal nuk di te flase; dhe ska faj, sepse qe te flasesh duhet t’i kesh patur te menduara, te analizuara qe dje rrethanat e sotshme.

Ndaj dhe; i vetmi opsion i ish-ministrit te Jashtem shqiptar eshte te tregoje nai histori se si takova Filan Fistekun ne nje samit nderkombetar dhe mirupafshim”, ironizon gazetari Hasani. (TemA)

10 komente në “Gazetari tallet me ish ministrin Milo: Jalla more shoku Paskal, Kosovë bëhej luftë kurse ty të paska propozuar Soros “Mini-Shengenin””

  1. ridvan peleshi says:

    te tallesh nga habon hasumi esht si me ta hyp kermilli

    1. ben says:

      Gazetar delenxhi
      Si shumica e rilindasve
      Sepse pakica o jane vrases dhe tutore prostitutash,ose jane hajdute ordinere.
      Gazetaro
      Sorosi idene e tij te ballkanit te hapur nuk ja ka thene vetem Paskal Milos.
      Po e ka botuar ne gazete ta lexoje gjithe bota.
      O karagjozet e rilindjes
      Letra higjenike te perdorura nga 2 anet

      1. ca po thua says:

        O Bole, lexoje edhe njehere shkrimin se se ke kuptuar fare uahahahahah. Pse ngutesh? Kush ngutet permutet.

  2. Pargali says:

    Kush qenka ky sharlatan me kete emer qesharak, Habjon Hasani?

    Nje nga vemjet dhe gojorsit e Rames, qe nuk Jane te pakte?

    Sepse nuk ka asnje kunder argument ne lidhje me ato qe thote Milo.

  3. Mira says:

    Nje emer qe s’te thote asgje,kerkon te matet me Profesor Paskalin. Te vjen per te qeshur, se nuk qaj dot.

  4. Idrizi says:

    Nuk di nese ka biseduar Soros me zotin Milo,per “Mini Shengenin” ne vitin 1999….
    Por jam kunder tij,sepse indirekt nuk pranon “Mini Shengenin” kur thote se …duhet te kemi kujdes sepse Serbija eshte me e zhvilluar nga ne…
    Ben mire qe e ironizon Habjon Hasani.Pse?
    Po per llogjiken e dobet te profesorit,i cili duket se ka qene dhe vazhdon te jete kunder “Mini Shengenit” apo sot te “Open Ballkan”
    Po mire more shoku Milo:
    Po BE-ja a nuk eshte me zhvilluar se ne?
    Si t’ja bejme,te hyjme e te zhvillohemi dhe me ndihmen e saj,apo te presim kalendat Greke e pastaj te futemi ne BE?
    Sipas kesaj teorije,ne nuk do te futemi kurre ne BE,sepse BE gjithmone do shkoje perpara dhe ne nga jashte nuk do e arrijme kurre.
    Prandaj ju lutem shume analisteve te gjitheditur,perfshire dhe profesor Milon”
    -Qendroni ne nje fushe ku jeni specialiste te saj dhe mos brockullitni ne fusha qe nuk jeni kompetente,sepse vetem gafa do perflisni dhe talljen e specialisteve dhe jerezve me horizont intelektuali do ju qeshin,sic ju kane qeshur deri me sot.

  5. emigranti says:

    Shkrim dinjitoz e i qelluar.
    Pas kapjes se Rames, nese nuk ka qene i kapur me pare, sherbimet serbe fillojne te aktivizojne kukuvajkat te tipit Milo qe pasi e ndriti me shtremberimin e historise se Shqiperise e politiken e saj te jashtme fillon te na tregoje perralla qe te na mbushe mendjen se sa e mire eshte per Shqiperine e Kosoven dominimi serb ne rajon, lejimi i tyre te levizin lirshem ne portet shqiptare nderkohe qe nuk lejojne levizjen e lire ne drejtimin Kosove – Serbi.
    Dhe Rama kete e quan normale, ndersa analistet me detyre shpelarjen e truve te popullit do te llomotisin nate e dite ne ekranet e televizorit.

  6. Profesorka pe Korçe says:

    E mo mjaft se na hapët barkun me profesorin, qe nuk shkëlqeu gjëkundi pak në histori se në politikë e kenaqi nuk la parti pa bredhur e sot nuk ka asnjë anëtar.
    Po mirë i kujton gazetari se bëjnë sikur çdo gjë fillon tek ai dha mbaron po te ai pra ai është epiqendra e botës.
    Nuk thotë ky qe në këtë realitetin e sotëm se si mund ti dilet më mirw në krye këtyre puneve po na tregon përralla me Sorosin.
    Edi ju ka lënë në fund të gjithë juve korifenjve të politikës, sado ta keni inat nuk keni çfarë të bëni.

  7. Janaq Kilica says:

    Hahaha kur flet dhe ky legeni. Ore Paskali esht kokre legenit dihet po kur te ben moral edhe HABIB (habjon) HASANI njeriu me i peshtirosur ne fier njeri pa shtyll kurizore, mashtrues te vjen neveri se ku ka shkuar niveli i gazetarise sot

  8. Sara says:

    ky Habjoni mund te jete asgje po sinqerisht qe ne kete rast nuk flet kot per paskalin…. s;do shume shkolle te kuptosh, po ju nuk merreni me thelbin po me personin, shoket e shokut Paskal… c’do presesh nga ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje