Policia franceze përdori sot gaz lotsjellës për të shpërndarë turma të mëdha protestuesish anti-vaksina, që demonstronin kundër skemës së pasaportave të qeverisë, me banderola ku shkruhej “Nuk jemi kavje laboratori”.
Rreth 3,000 policë u përleshën me protestuesit në Paris për të tretën fundjavë radhazi që prej propozimit të pasaportës së vaksinës, shkruan britanikja “The Sun”.
Policia përdori gjithashtu ujë me presion për të mbajtur larg mijëra protestues në bulevardin qendror Champs-Elysees dhe sheshin Place de la Bastille.
Si në Paris dhe qytetet e tjera të mëdha mijëra protestues morën pjesë në manifestimet e organizuara nga grupime të lëvizjes anti-qeveritare Gilets Jaunes (Jelekët e Verdhë).
Sipas rregullave të reja të propozuara nga kryeministri i presidentit Macron, të gjithë punonjësit e shëndetësisë duhet të vaksinohen, dhe deri në mesin e shtatorit të provojnë se kanë marrë dy doza të vaksinës së Covid-19.