Pas njoftimit se nga Uashingtoni ka Ardhur një zëvendësambasador i ri, Bilushi i Metës, i hyri punës të kuptojë se kush është ky person dhe a është I lidhur me Sorosin.
Nga biografia që lexoi nuk kuptohej gjë. E vetmja pikë e dyshimtë ishte pse kishte ardhur në Shqipëri në vitin 1997, se atëherë njerëzit e Sorosit vinin.
Por nuk ka dëshirë ta paragjykojë. Le t’ja lëmë kohës për të parë nëse do të jetë opozitar i ambasadores apo do të jetë vartës i saj.
Për këtë vendosi të komunikojë me shtypin që mbështet Precedentin për t’u dhënë disa udhëzime.
E para nuk duam të sulmoni qysh në fillim zëvendësambasadorin. Madje duhet bërë kujdes të bëjmë dhe diversion duke e lavdëruar atë dhe duke sulmuar ambasadoren. Kjo do të rrisë shumë besimin e elektoratit që më në fund SHBA dërgoi një njeri që nuk është i lidhur me Sorosin.
Pika e dytë ku duhet bërë kujdes, është periudha e kontakteve me të. Sa herë ta takoni, mos thoni që jeni të afërt me Ilir Metën, por mundësisht kritikojeni atë për të parë se çfarë mendon ai.
Pika e tretë që duhet të punojmë në mënyrë afatgjatë është që të bindim zevendesambasadorin që Doktori dhe Meta janë burra serioz dhe të gjitha ato që ka në Dosje ambasadorja, janë shpifje të Lul Bashës që ka dashur t’i heqë qafe te dy. Madje t’i jepen dhe disa fakte për Lul Bashën që e komprometojnë atë.
Pastaj nga mënyra si do reagojmë do përshtatemi me planin e ri.