Protestat kundër masave antiCovid në Gjermani, një burrë pësoi atak kardiak teksa u arrestua nga policia

2 Gusht 2021, 11:45Bota TEMA

Një 49-vjeçar ka vdekur pasi u arrestua nga oficerët gjatë protestave në Gjermani kundër masave të për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Policia tha se burri ishte ankuar për ndjesi shpimi gjilpërash në krah dhe kraharor, ndërsa oficerët kontrolluan letërnjoftimin e tij në rrethin Mitte të kryeqytetit, ku mijëra protestues ishin mbledhur të dielën pavarësisht ndalimit zyrtar të demonstratave.

Sipas Euroneës, policët i dhanë ndihmën e parë burrit derisa mbërriti një ambulancë dhe e çuan në spital, ku më vonë ai vdiq, tha policia. Një hetim është hapur për vdekjen e burrit.

Mijëra njerëz kanë dalë për të protestuar ndaj kërkesave të vaksinimit në Francë gjatë tre fundjavave të fundit, ndonjëherë duke u përplasur me policinë, dhe rreth 80,000 njerëz protestuan në qytetet në të gjithë Italinë fundjavën e kaluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje