“Klani Basha” në mbrojtje të Bardhit: Si u “braktis” ish-kryeministri

4 Gusht 2021, 16:47Politika TEMA

Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu tha demokratëve se “beteja” e tij sapo kishte filluar.

Në fakt vërtetë “beteja” e Bashës filloi pas 25 prillit, por një betejë për të çimentuar karrigen e kryetarit të PD.

Në vend që të bënte një analizë të humbjes, Basha shpalli një datë zgjedhjesh të brendshme, ku arriti të mbajë karrigen e kryetarit dhe më pas zhvilloi edhe një Kuvend Kombëtar, ku miratoi disa ndryshime në statusin e PD, ku u duk qartë se qëllimi ishte të “minojë” karrigen e kryetarit.

Dhe pasi u sigurua që të vijojë të jetë në krye të PD-së, bëri të ashtuquajturën analiza e zgjedhjeve në PD dhe këtë “mision” ia la në dorë të besuarit të tij, Gazment Bardhit, Sekretari i Përgjithshëm i Republikës së re, të Lulzim Bashës.

Por, ajo që ra në sy pas publikimit të kësaj analize është fakti se Gazment Bardhi e ka nxjerrë veten fitues në Elbasan, kur nëse do tiu referoheshim fakteve rezulton krejt e kundërta.

Kanë patur performancë brenda pritshmërisë së rezultateve historike të Partisë Demokratike, qarqet 1. Berat, 2. Dibër, 3. Elbasan, 4. Fier, 5. Kukës, 6. Korçë, 7. Lezhë dhe 8. Vlorë.”-thuhet ndër të tjera në raportin e PD.

CNA.al ka publikuar më parë shifrat krahasuese të plota për çdo qark, ku qartazi duket se Lulzim Basha nuk ka dështuar vetë por së bashku me ekipin e tij.

Sipas objektivave të vendosura nga vetë Basha dhe qendra, 20 drejtues politikë në qarqe kanë dështuar. Nga 12 qarqe që ka vendi, dy prej tyre kanë pasur më shumë drejtues. (Lexo këtu)

Por le të ndalemi në Elbasan, qark i cili i ishte besuar Gazment Bardhit.

Në Elbasan, përtej faktit se pati edhe një viktimë, Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi ka mbi 2100 vota më pak se objektivi elektoral i PD në këtë qark. (Shiko tabelen më poshtë).

Por, pasi Gazment Bardhi shpalli veten fitues, edhe pse shifrat tregojnë të kundërten, nuk munguan kritikat ndaj Sekretarit të Republikës së re. Një ndër emrat që doli publikisht dhe foli kundër Gaz Bardhit ishte edhe profesor Mark Marku, i cili në Kuvendin e PD tha se nuk mund ta bëjë analizën Gaz Bardhi, i cili nxori veten fitues, kur është humbës.

S’mund të bëjë Gaz Bardhi analizën e të tjerëve, kur do bëjë dhe analizën e vet dhe nxjerr që ka realizuar maksimalisht PD-ja pritshmëritë aty ku ka humbur dhe minimalisht aty u ka fituar, në Lezhë apo në Kukës. Është pa sens që ai që është vetë i përfshirë në çështje të bëjë analizën time.”-tha ndër të tjera Mark Marku.

Por, çfarë ndodhi më pas

Bashistët u hodhën menjëherë në “sulm”, duke mbrojtur me zell Gazin e Lulit.

Klani i Bashës, doli në mbrojtje të Gazmend Bardhit, duke mos lënë mënjeanë edhe “servilizmat”. Apo duke e quajtur Gaz Bardhin, edhe si “kundërshtari gjigant” i Edi Ramës.(Lexo këtu)

Pra, “Bashistët” i dolën menjeherë në krah Bardhit, gjë e cila në fakt nuk ndodhi në rastin kur sulmohej ish-kryeministri dhe lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

Ky i fundit u shpall non-grata disa kohë më parë, nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ndërsa vetëm disa ditë më parë ambasadorja Yuri Kim doli me një qëndrim të prerë, duke kërkuar që Berisha të mos jetë në Kuvendin e ri që do të konstituohet në shtator.

Dhe ajo që është edhe më e çuditshme është fakti se asnjë prej anëtarëve të “Klanit Basha” nuk doli të thotë një fjalë për liderin historik të demokratëve, por nuk ngurojnë të flasin dhe ti dalin në krah Gazit të Partisë./CNA.al

2 komente në ““Klani Basha” në mbrojtje të Bardhit: Si u “braktis” ish-kryeministri”

  1. qytetar says:

    Ku asht LeXHENDA BISHA bre ketu — fituesi i padisktueshem i 25 prillit…
    … qe mori Urretjen popullolore..
    … lexhendi – xhigandi BISHA

  2. gazetar part time pa aritmetike says:

    na rrufsh topet o gazetar.nese i referohesh kesaj liste them te shkosh ne klase te pare e te nisesh aritmetiken urgjent.smund te besosh nje shkrim qe mbeshtetet ne nje liste ne te cilen ka gabime ne shifra.mer flamur hoxhen ne kukes.nuk del llogaria aritmetike.24701 +289=24990.ne nje kohe qe shifra eshte shifer tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje