“‘Mëkatet’ e Shqipërisë për luftën italo-greke dhe e vërteta e vrasjes së Daut Hoxhës nga…”/ Fakte nga historianët dhe studiuesit e huaj, mbi rolin e qeverisë së Tiranës së asaj kohe

4 Gusht 2021, 09:17Dossier TEMA

Dashnor Kaloçi

Pjesa e parë

Ka kaluar më shumë se shtatë dekada, që nga koha kur shteti grek vendosi dhe mban ende në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë. Kjo gjë u bë me pretekstin, se: nga tokat shqiptare ishte lejuar ushtria italiane që të sulmonte Greqinë. Por si qëndron e vërteta rreth kësaj ngjarje dhe a ishte përgjegjës shteti shqiptar për sulmin Italian, karshi fqinjës së saj jugore?
Lidhur me këtë pjesë të historisë së Shqipërisë, përveç studiuesve dhe historianëve tanë, janë angazhuar dhe kanë botuar disa libra edhe studiuesit e historianët e huaj, ku si më seriozet vlerësohen ato të Kontit Ciano, ish – Ministri i Jashtëm i Italisë së asaj kohe, (“The Ciano Diaries”, “Ciano` s Hidden Diaries”, “Ciano` s Diplomatic Papers”) që ishte një nga aktorët kryesorë të atyre ngjarjeve, pas Benito Mussolinit.

Këto libra të tij, si dhe të disa autorëve të tjerë, janë shfrytëzuar nga Bernd J. Fischer ( një nga studiuesit e njohur të historisë së Shqipërisë) në librin e tij voluminoz “Shqipëria gjatë luftës 1939-1945”, i cili është botuar para disa viteve në Tiranë. Duke ju referuar Fischerit, si edhe disa historianëve të huaj si: David B. Funderburk, (“Anglo-Albanian relations, 1920-1939) Mack Smith, (“Mussolini` s Roman Empire”) George M. Self (“Foreign relations of Albania”) etj., do të shohim se: shteti shqiptar asokohe kur u sulmua Greqia prej Italisë fashiste të Mussolinit, nuk kishte asnjë lloj mundësie që ta parandalonte atë sulm, pasi ai ishte i okupuar për vete nën thundrën fashiste. Përveç këtij fakti të pa mohushëm, asokohe edhe dy batalionet shqiptare që u dërguan të luftonin në frontin grek, pothuaj dezertuan të gjithë, duke mos dashur të luftonin kundra fqinjëve të tyre.

Si u përgatit terreni në Shqipëri?

Aty nga fillimi i vitit 1940, Ministri i Jashtëm i Italisë, Konti Ciano, duke parë se Hitleri po mbulohej me lavdi pas sulmeve dhe fitoreve të njëpasnjëshme që çuan në pushtimin e disa shteteve të Europës Lindore, mendoi që të shfrytëzonte Shqipërinë, duke e përdorur atë si pikënisje në sulmet që Italia do të bënte në vendet e tjera të Ballkanit. Si një njohës i mirë i historisë së popullit shqiptar dhe duke ditur se në Konferencën e Ambasadorëve në vitin 1913-të në Londër, Shqipërisë i ishin lënë jashtë kufijve politikë, një pjesa e madhe e territoreve të saja, Konti Ciano, mendonte që të shfrytëzonte faktorin shqiptar duke ndjekur vijën irredentiste në planet e tija për pushtimin e Ballkanit. Për të realizuar këtë plan, që në muajt e parë të sulmit mbi Shqipërinë, Konti Ciano filloi të propagandonte Shqipërinë e madhe, duke deklaruar para zyrtarëve shqiptarë, se Italia dëshironte zmadhimin e kufijve të Shqipërisë dhe për atë gjë, ata italianët do të ndihmonin shqiptarët në realizimin e aspiratave të tyre Kombëtare.
Sipas kujtimeve të Kontit Ciano, të botuara në “Foreign Affairs and Policy Determination”, pas deklaratave të tija, këtë gjë nisën ta bënin dhe shumë zyrtarë të tjerë italianë, të cilët filluan t’i hidhnin benzinë zjarrit të irredentizmit. Kështu aty nga mesi i qershorit i vitit 1939, në një fjalim të mbajtur në qytetin e Korçës, ministri italian i Arsimit, Giuseppe Bottai, e krahasoi Shqipërinë me Piemontin dhe u shpreh rreth zgjerimit të saj, në një kohë sa më të shkurtër brenda dy ose tre vjetëve. Lidhur me këtë deklaratë, konsulli jugosllav që ishte asokohe në Korçë, u ankua dhe gazetat shqiptare që përcollën fjalimin e ministrit italian të Arsimit, nuk e shkruan atë pasazh. Po kështu, aty nga fundi i muajit qershor, përfaqësuesi i plotfuqishëm grek në Tiranë, i raportoi ministrit të tij të Jashtëm, se marshalli Badoglio, i cili ndodhej për një vizitë në Shqipëri, u kishte premtuar njerëzve që e kishin pritur dhe brohoritur, “begati më të madhe si dhe zgjerimin e kufijve të Shqipërisë”. Të njëjtat fjalë që kishte thënë marshalli Badoglio, përpara turmave, i kishte përsëritur në ceremoninë e pritjes së tij dhe Jakomoni, ambasadori italian në Shqipëri

Ciano për Shqipërinë e Madhe

Konti Ciano, për të realizuar planet dhe synimet e tija strategjike për pushtimin e Ballkanit, mendonte që të angazhonte drejt për së drejti shqiptarët në atë çështje. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, në mesin e muajit gusht 1939, sipas porosive që kishte dhënë më parë, ai mbeti i kënaqur nga shkalla e mobilizimit që kishin shqiptarët. Në fjalën e tij të mirëseardhjes, Prefekti i Tiranës, shprehu dëshirën e tij për bashkimin e të gjithë shqiptarëve dhe krijimin e një Shqipërie të madhe, gjë e cila do të vinte nga ndihma e perandorisë së madhe fashiste. Mbas fjalës së prefektit, Konti Ciano, u premtoi të pranishmëve, se: Italia do të bënte çmos që Shqipëria të realizonte aspiratat e saja më të thella dhe e përfundoi fjalimin e tij duke thënë “Viva la grande Albania”. Po kështu, si rezultat i porosive të tija, autoritetet e Partisë Fashiste, ishin përkujdesur që të bënin parulla të shumta me hartën e Shqipërisë së madhe, të cilat valviteshin nga italianët me uniforma të zeza, (uniforma e Partisë Fashiste) në mitingjet që bëheshin për nder të tij, së bashku me flamurin Kombëtar të Shqipërisë. Në mes të këtyre parullave, binin në sy ato ku thuhej: “Duce, të mendojmë për shqiptarët që jetojnë kudo në botë” dhe “Duce, mendo për vëllezërit tanë”.

Sipas ministrit fuqiplotë të Gjermanisë në Shqipëri, (i cili i raportonte asokohe Ministrit të Jashtëm gjerman, Ribentrop), që i ndiqte nga afër ato mitingje, manifestuesit shqiptarë kishin kohë që ishin organizuar për ato manifestime, duke valvitur flamuj e parulla, ku shkruhej “Ne jemi shqiptarë nga Kosova” dhe “Rroftë Kosova”. Në të gjitha ato manifestime irredentiste, për të mos rënë shumë në sy, gazeta “Fashizmi” nuk mori pjesë fare, por në muajin gusht të vitit 1939, ajo botoi një artikull mjaft të ashpër, ku ju bëhej thirrje shqiptarëve që: të mos harronin se një pjesë e madhe e territoreve të tyre, ishin në zotërim të Jugosllavisë dhe Greqisë. Lidhur me këtë shkrim, si ministri i plotfuqishëm grek dhe ai jugosllav në Shqipëri, u ankuan pranë drejtorit të përgjithshëm italian të Propagandës dhe Turizmit. Ai e shkarkoi nga vetja përgjegjësinë dhe ju tha atyre se: ajo gjë ishte bërë nga një student, i cili do të merrej në mbikqyrje dhe do të kishte konsekuenca për shkrimin e bërë në atë gazetë. Planet e Italianëve për pushtimin e Ballkanit dhe përgatitja e shqiptarëve për ato synime, u itensifikuan më shumë aty nga viti 1940-të, kur Benito Mussolini, nisi të mendonte rreth ndërmarrjes së veprimeve të më tejshmë ushtarake në Ballkan.

Si u përgatit sulmi Italian mbi Greqinë?

Gjatë fushatës që i parapriu sulmit italian mbi Greqinë, shumica e deklarimeve e zyrtarëve shqiptarë dhe italianë, u shoqëruan me manifestime gjoja spontane, ku folësit e ndryshëm i referoheshin bashkimit të pashmangshëm midis shqiptarëve të përtej kufijve me vendin amë. Ndër këtë fjalime, vlen të përmenden ato të kryeministrit shqiptar, Mustafa Kruja, të cilët u dhanë me artopolantë dhe u shtypën e u botuan në gazeta e fletë-palosje, duke u shpërndarë kudo. Në ato fjalime ku ai i referohej territoreve të paçliruara dhe i konsideronte kufijtë e vërtetë të Shqipërisë si: “kufinj krejt të qartë pa pikë mëdyshje, por që nuk i korrespondojnë shtrirjes efektive e të të drejtave të shqiptarëve, as përparësisë së pronës, ngjashmërive etnike të popullsisë ose fisnikërisë së përbashkët të origjinës”. Vizitat e shpeshta që Konti Ciano bëri asokohe në Shqipëri, u shoqëruan gjithmonë me manifestime irredentiste, në një nga këto vizita që u bë në muajin gusht, e cila nga autoritetet fashiste u reklamua më së miri, me foto që e paraqisnin Cianon duke ju dhënë shqiptarëve para në dorë, e duke asistuar në paradat e mëdha ushtarake, ku valviteshin flamujtë dhe parullat e mëdha, të detyruara që përshëndesnin Kosovën e Çamërinë.
Duke parë gjithë ato pritje madhështore dhe entuziazmin e madh që tregohej nga shqiptarët, në një bashkim të mundshëm me Kosovën e Çamërinë, Konti Ciano, në ditarin e tij mes të tjerash shkruante: “Pritje e ngrohtë. Shqiptarët tashmë kanë hyrë mirë në rrugën e ndërhyrjes së armatosur. Ata e duan Kosovën e Çamërinë”. (“The Ciano Diaries”). Në një fjalim që mbajti në qershor të atij viti Mussolini, ku ju shpallte Aleatëve luftën, ai njëkohësisht donte t`ju jepte siguri si Jugosllavisë dhe Italisë, se ato nuk do të pushtoheshin prej tyre. Por që shqiptarët të mos i keqkuptonin ato deklarata, Piero Pariani, zëvëndësi i parë i Jakomonit, e siguroi Shefqet Vërlacin, në praninë e përfaqsuesit gjerman në Shqipëri, Panawitz, se: shqiptarët duhet të besonin tonin dhe jo përmbajtjen e fjalimit të Mussolinit.

Mbledhja e informacionit për sulmin

Akoma pa marrë miratimin e Mussolinit, aty nga maji i vitit 1940, gjatë një vizite në Tiranë, Konti Ciano filloi të mblidhte informacionin e mundshëm për të hedhur bazat e nevojshme që do t’i duheshin për planin e pushtimit të Greqisë. Gjatë asaj vizite, Ciano përfitoi nga rasti dhe pyeti kryekomandantin e forcave italiane në Shqipëri, gjeneralin Carlo Gelseo, se sa trupa do t’i duheshin për të pushtuar Greqinë. Gjenerali Gelseo, nuk shfaqi ndonjë entuziazëm të madh lidhur me projektin, të cilën e dëgjonte për herë të parë nga goja e Cianos dhe i tha atij se duheshin dhjetë ose njëmbëdhjetë divizione. Vetëm për atë përgjigje, Gjenerali Geleso u shkarkua dhe u zëvendësua, duke u larguar menjëherë nga detyra dhe në vend të tij erdhi Sebastiano Visconti Prasca. Gjenerali i ri, ritregoi entuziazëm pa kufi për projektin e Çianos dhe nuk e vrau shumë mëndjen për të mbledhur ushtrinë e nevojshme për të realizuar atë gjë. Besimi i Çianos u shtua dhe më shumë kur Jakomoni i raportoi se: milicia fashiste shqiptare kishte një dëshirë të paduruar për zgjerimin e Shqipërisë dhe perandorinsë italiane. Ndërkohë, për të vënë në vënd dhe për të arritur synimet e tija, Konti Çiano dha urdhër që në të dy anët e kufirit me Greqinë, të krijoheshin çeta luftarake, të cilat do të krijonin trazira në Çamëri.
Madje ai shkoi dhe më larg në idenë e tij, duke u munduar që të gjente mundësinë e vrasjes së Mbretit të Greqisë, nëpërmjet ndonjë shqiptari. Në atë kohë, Ciano nuk shkoi më shumë me përgatitjen e planit për vrasjen e Mbretit të Greqisë, pasi Mussolini ishte i prekupuar prej shpalljes së luftës Aleatëve, si dhe dyzimeve të tija se kë shtet do të sulmonte më përpara. Për sa i përket Ballkanit, Ducja mendonte ta fillonte sulmin ndaj Jugosllavisë, por Ciano ishte i vendosur që të arrinte synimin e tij, duke sulmuar Greqinë. Ai u entuziazmua pa masë, ku i ra në dorë një mesazh grek, që e kishin kapur italianët, ku njeriu i fortë i Greqisë, gjenerali Metaksa, bënte fjalë për një sjellje brutale dhe harbute të Cianos.

Ja pse shqiptarët nuk i ndihmuan italianët?

Ata në Shqipëri konsideroheshin si pushtues dhe ndjenja e irredentizmit në vend, nuk ishte aq shumë e përhapur ashtu siç ja paraqiste Konti Ciano, Benito Mussolinit. Për t’u siguruar se Ducja nuk do ta harronte Greqinë, Ciano sajoi nëpërmes Jakomonit, një numër incidentesh kufitare, të cilat dëshmonin se si propaganda italiane ashtu dhe diplomacia e saj, ishin jashtëzakonisht të ngathëta dhe krejt të paafta, si dhe vërtetësinë e fjalëve të ashpra të gjeneralit Metaksa, në drejtim të Cianos.

Sajimi i incidenteve kufitare

Ciano vendosi që të përqëndronte krejt vëmendjen në një incident që ndodhi në muajin qershor, kur disa persona të panjohur (besohet se ishin të policisë greke, vranë dhe i prenë kokën Daut Hoxhës, që ishte udhëheqësi i shqiptarëve të Greqisë së Veriut. Askohe, sipas agjensisë së lajmeve “Stefan”, lajm i cili u përsërit edhe nga zyra gjermane e shtypit, Daut Hoxha, paraqitej si një luftëtar i cili luftonte për lirinë e popullit shqiptar dhe si patriot i madh u vra nga agjentët grekë të cilët më pas i prenë edhe kokën dhe e shëtitën në të gjitha fshatrat e Çamërisë, për të frikësuar popullsinë vendase. Ndërsa ky lajm u komentua në këtë mënyrë, agjensia greke e lajmeve e hodhi poshtë atë, duke thënë se: Daut Hoxha ishte një kriminel i njohur, që autoritetet greke kishin njëzet vjet që e kërkonin për vrasje e vjedhje. Gjithashtu propaganda greke, bënte të ditur se shqiptarët e paktë që jetonin në Çamëri, jo vetëm që nuk shkaktonin trazira, por se ishin shumë të kënaqur me qeverisjen atërore dhe zemërgjerë të regjimit në grek. Për të qetësuar italianët, autoritetet greke arrestuan dy shqiptarë, të cilët i akuzuan si vrasësit e Daut Hoxhës dhe pritën një kërkesë për ekstradim nga ana e Italisë. Për ta nxitur Mussolinin dhe për të tërhequr vëmendjen e tij kundra Greqisë, Konti Ciano, më 10 gusht 1940-të, i paraqiti atij versionin italian të vrasjes së Daut Hoxhës. Pas kësaj, tepër i pezmatuar, Mussolini bëri thirrje për një veprim force ndaj Greqisë, pasi që nga viti 1923, me incidentin e Kanalit të Korfuzit, ai kishte disa hesape të vjetra të pambyllura me Greqinë, për të cilat grekët i gënjente mendja se i kishte harruar. /Memorie.al

14 komente në ““‘Mëkatet’ e Shqipërisë për luftën italo-greke dhe e vërteta e vrasjes së Daut Hoxhës nga…”/ Fakte nga historianët dhe studiuesit e huaj, mbi rolin e qeverisë së Tiranës së asaj kohe”

  1. KORAB says:

    KU JANE MEKATET APO FAJET E SHQIPERISE??????? DASHO KARLOQJA NA I SHPJEGON DOT?????? BASTARD.PJELLE GREKO SERBE.

    1. hosteni says:

      Hiqe pseudonimin KORAB dhe shkruaje SHPELLAR!
      Autori fjalën mëkat e ka vënë në thonjëza.

      1. Matrapiku says:

        Dashnor Kacori, sado qe mundoheni te jeni asnjanes perseri mundoheni te fshihni te verteten.
        .
        Mobilizimi i Shqiptarve kundra Greqis ishte shume i madh dhe entuziast, nuk ishin vetem 2 Batatlone, por ishin 6, te cilat i pershkruan vet Alfred Moisiu (babai i te cilit Spiro Moisiu, ishte vet gjeneral ne kete sulm ndaj Greqis).
        .
        Lexoni ne internet artikullin “Lufta Italo-Greke, Alfred Moisiu”, ne kete artikull Moisiu jo vetem qe pohon qe ne sulmin ndaj Greqis ishin 6 batalione Shqiptare, por i cilwson emertimet e tyre, komandantet dhe ne cilat divizjone Italiane ishin inkorporuar keto Batalione.
        .
        Faktet e Moisiut hane te pa mohushme, mw emra, data dhe pergatitje.
        .
        Qe te kuptohet urejtja e Turko Shqipove ndaj Greqis ne ate periudh (perpara 80 viteve) nuk eshte fare e veshtire, vetem shikoni sot ne kohe paqeje urejtjen e Turko Shqipove dhe deshiren per Big Albania, te reklamuar nga Gazetar, politikan dhe artist nepermjet kengeve.
        .
        Ligji i luftes nuk u vendos nga shteti Grek Noooo eshte nje genjeshter e madhe, por u vendos nga parlamenti Shqiptar ne 1940, thjesht Parlamenti Grek pasoj ate te parlamentit Shqiptar dhe vonoj ta heqi ne 1986 nga PASOK vetem e vetem sepse pabesia dhe armiqesia ndaj Greqia vazhdonte edhe ne regjimin Komunist por edhe ne mendjen dhe shpirtin e Turk Arnautve akoma edhe sot.
        .
        Nejse hapin e pare per zbardhjen e te vertetes e beret, duke pranuar qe vrasja e kriminelit Daut Hoxha nuk u be nga Greket, por nga vete Camo Fashistat e pa bese, per te akuzuar Greqi dhe per te gjetur alibi per sulm ndaj Greqis.

  2. butrinti says:

    Nese deshiron te mesosh te verteten e vrasjes se daut Hoxhes , shko ne Mursi dhe mos lexon dokumenta te sajuara . vrasja e tij u shfrytezua nga italianet por nuk ka lidhje me greke apo agjent greke. Njeri nga vrasesit e tij jetoj deri sa e percolli te plote ngjarjen . tjetri te cilit i priste goja me shume u eliminua shume shpejte . kur kryen vrasjen ishin adoleshente.

  3. KOZi... says:

    Mekatet e fajet ! Me 7 prill 1939 shqiperia u pushtua nga Italia. Me 12 prill 1939 u mblodhen ne Tirane pa mandat perfaqesimi, pa u zgjedhur vetem se ishin pro italiane dhe shpallen nje Asamble e cila deklaroj rrezimin e Mbretit Zog, dhe bashkimin e Shqiperise me Italine. Me 16 prill 1939 u nis ne Rome nje delegacion qe u quajt dergata e shqiperise e cila dergoi Kuroren Mbreterore te Shqipetarve tek Mbreti Vitorio Emanueli III- i cili u quajt Mbret i Italise e Shqiperise dhe Perandor i Etiopise.!Po me 12 prill u krijua nje qeveri kuislinge me Shefqet Verlacin kryeminister ! Me 13 prill kjo qeveri njoftoj Lidhjen e Kombeve qe Shqipria largohet nga antarsia ne ate organizate. Me 17 prill 1940 – 4 gusht 1943 veproj Parlamenti i asaj kohe qe quhej Keshilli Eperm Fashist.Ky parlament( qe te lidhemi me artikullin )me 16 qershor 1940 miratoj Ligjin qe Mbretnia e Shqipnise njihet e hyre ne lufte me ato shtete me te cilet Mbretnia e Italise ka me qene ne lufte. Mbi bazen e ketij ligji ne vjeshte te atij viti ( nuk me kujtohet sakte) qeveria e Shefqet Verlacit i shpalli lufte Greqise.
    ( Cdo gje e miratuar nga 7 prilli 1939 gjer 14 shtator 1943 qe italia kish kapitulluar jane hudhe poshte nga Asambleja e Tetorit 1943 e kohes Gjermanise dhe qeveria e Rexhep Mitrovices)….

    1. vezhguesi says:

      KOZi…-Nga njera ane thua se Shqiperia i kerkoi Lidhjes se Kombeve se largohej nga kjo lidhje, pasi Shqiperia u be pjese e Italise dhe si e tille do ishte Italia qe do perfaqesonte bashkesine e dy vendeve dhe nga ana tjeter thua se Shqiepria i shpalli lufte Greqise. A nuk te duket pak si e cuditshme qe nje vend, qe heq dore nga pamvaresia e tij per politiken e jashtme ne favor te Mbreterise Italo-Shqiptare dhe nga ana tjeter i shpall lufte nje vendi te trete sikur te ishte nje vend i pamvarur?
      Fakt i pamohueshem eshte se Shqiperia nuk ishte me nje vend i pamvarur, pasi u pushtua nga Italia. Eshte absurde te mendosh se si nje vend i pushtuar, qeveria shqiptare do kishte pamvaresine te vendoste me vullnetin e vet te lire qe te ndermerrte nje sulm ushtarak kunder Greqise, apo cdo vendim tjeter qe lidhej me politiken e jashtme te nje shteti. E gjithe kjo histori, per gjoja shpalljen e luftes ndaj Greqise nga ana e Shqiperise eshte i pavertete dhe thjesht propogande, qe te justifikoje mbajtjen e Ligjit te Luftes nga ana e Greqise. Aresyeja e vertete eshte se me heqjen e Ligjit te Luftes, Greqise do ti duhet ti cbllokkoje hapjen e ceshtjeve civile ne gjykatat greke kunder saj prej popullsise came, qe u shpronesua prej saj. Vlera e ketyre pronave kap miljarda euro dhe Greqia, ne veshtiresi te medha ekonomike per shkak te borxheve, qe i ka vendeve te tjera do ti duhej te shpallte falimentimin, nese ketyre borxheve do ti shtoheshin edhe miljardat qe ai shtet u detyrohet cameve dhe shqiptareve te tjere te shpronesuar mbas lufte.
      Sipas mendjeve te ndritura qe disa here bejne komente absurde edhe ketu tek TEMA, Belgjika ka pergjegjesi per sulmin gjerman qe u be nga territori i saj ndaj Frances. Po keshtu, Polonia ka pergjegjesi ndaj ish BRSS per shkak se trupat gjermane sulmuan kete vend duke u nisur prej territorit polak.
      Mblidhni mendjen njerez. Aresyeja e vertete se perse Greqia mban ate ligj lufte absurd eshte shkruar ketu me siper. Te tjerat jane thjesht pallavra pa buke.

      1. KOZi... says:

        Sakte ,aresyja e vertete eshte ekonomike ,ke drejte ! Ndersa per largimin nga lidhja e Kombeve aresyja ish se edhe Italia ishte larguar me perpara ! Si procedura jane zhvilluar normalisht Shqiperia ishte nje shtet me Italine por kjo pasqyrohej tek Kryetari i Shtetit qe ishte nje, Vitor Emanueli, ky kishte emeruar Mekemes ne Shqiperi Jakomonin ndersa vepronin formalisht por e kryenin detyren Parlamenti e Qeveria. Problemi eshte se qeveria e parlamenti i kohes se gjermanit qe ishte me legjitim i ka anolluar keto ligje dhe komunizmi nuk kishte nevoje ta trajtonte kete problem dhe nuk e trajtoj me . Nga toka e shqiperise eshte sulmuar edhe Jugosllavia por nuk ka ne mes asnje lloj ligji.

        1. E di si eshte puna says:

          KOQE, e pse “ishte me legjitim” Asambleja dhe Qeveria ne kohen e gjermaneve? Apo gjermanet nuk ishin pushtues, por turiste kalimtare? Te gjithe ata qe kane bashkepunuar me gjermanet, ne te gjithe Evropen quhen KOLABORACIONISTE dhe qeverite e tyre quhen qeveri kuislinge! Apo te genjen mendja ty se keta “ishin me te ligjshem”?

          1. KOZi... says:

            Fshatari pa toke ! Sepse pas kapitullimit te Italise, shteti ra e nga kjo qeveria e fundit pro italiane ne Fletoren Zyrtare dhe ne Nr, e fundit te Gazetes Tomorri njoftoj te gjithe ish oficeret e xhandarmerise qe kishin qene ne sherbim gjer me 7 prill 1939 ( Oficeret e Xhandarmerise Zogut qe disa ishin ne male kunder Italise)te shkonin ne ish repartet e tyre e te merrnin detyrat. Nga kjo nuk ngeli rendi pa kontroll dhe dyqanet e pazareve e shtepiat e pronat e jeta e qytetarve ishin te ruajtura !Burgjet u hapen per te denuarit politike dhe kishte edhe komuniste mes tyre e te gjithe u liruan ( jo si ne 1997)
            U krijua nje KOmitet Ekzekutiv prej 10 personave te cilet njoftuan gjithe bashkite e shqiperise qe te rimblidheshin ish Keshillat Bashkiake te perpara vitit 1939 qe ishin shpernda nga qeveria pro italiane pas pushtimit dhe keto keshilla te caktonin delegate per Asamble te 16 tetorit 1943. Kjo Asamble hudhi poshte te gjitha ligjet e veprimet qe nga 7 prilli 1939 gjer 14 shtator 1943 dhe riktheu Statutin e vitit 1928, krijoj Qeverine e Rexhep Mitrovices. Ne mugese te Mbretit caktoj nje Regjence prej 4 personave Mehdi Frasheri, Lef Nosi, Pater Anton Harapi ,Fuad Dibra i cili vdiq ne shkurt 1944 dhe u zevendsua nga Cafo beg Ulqini……..shkon gjate por lexoni…

  4. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    Beqiraaaaaaaaaa,si perhere jeni viktima,te gjatin perhere sto kolo……
    Ptuuuuu, plehraaaaaaaaa turkoshqipfolese………perhere te pabese.

    1. janullatos arxidoglyftis says:

      te gjatin me tre gunga sot mouni tis manas sou vre kolotrypida

    2. janullatos arxidoglyftis says:

      te gjatin me tre gunga sto mouni tis manas sou vre kolotrypida

  5. Tetovari2 says:

    O Dashnor,koqe kandari,shqipëria e madhe!!!?
    në cilin mulli po tenton ta çosh ujin?
    E dyta një përgjigje sipas teorisë së shovenistëve
    që mendojnë se janë grek,i bie që Franca ta ktheje
    ligjin e luftës pas,mbase u sulmua dhe u pushtua nga gjermanët nga teritori belg.Shkaku ishte që ti
    shmangeshin vijës së fortifikuar Maginot.

  6. goliku says:

    Sigurisht qe Shqiperia nkk ka qene ne gjendje ta ndalonte kete lufte sepse vete ka qene e pushtuar por ky eshte nje preteks i monarko fashisteve greke qe me pa turpesine me te mbadhe mbahet akoma dhe sot pavarsisht qe te dy vendet jane ne NATO dhe kjo e fundit duhet te ndikoi per kete paradoks. Nqse Greqia sulmon Shqiperine NATO cfar qendrimi do te mbaje do sulmoi antarin dhe aleatin e tije, prandaj them qe NATO duhet te ndikoi se monarkot vazhdojne edhe sot ne Greqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje