Zbardhen të tjera detaje rrëqethëse nga vrasja e të resë shqiptare në SHBA:  “Bambi” e qëlloi në makinë, teksa mbante fëmijën në prehër

4 Gusht 2021, 09:28Bota TEMA

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me vrasjen e 27-vjeçares shqiptare, Joana Peca, në SHBA.

Mësohet se 27-vjeçarja u qëllua të shtunën pasdite në makinë në sy të dy vogëlushëve të saj.

Sipas policisë, autor i kësaj ngjarje dyshohet se është i dashuri i saj, Benjamin Robert Ëilliams, pseudonimi i të cilit është “Bambi”. Autoritetet thonë se Peca u qëllua në momentin që kishte foshnjen në prehër.

Fëmija tjetër i saj ndodhej në sediljen e mbrapme dhe fatmirësisht asnjë prej tyre nuk kanë pësuar dëmtime.

“Fëmijët janë të tmerruar nga ajo që ka ndodhur. Dy fëmijë të vegjël do të flejnë pa nënën e tyre, dhe ne kemi shumë dëshirë që të vendosim drejtësi për përgjegjësin, personin ose njerëzit që janë përgjegjës për vdekjen e saj”, tha një zëdhënëse e policisë.

I dashuri i shqiptares është njëkohësisht edhe babai i fëmijës më të vogël.

“Bambi” është emër i njohur për drejtësinë pasi lidhet edhe me disa çështje të hapura për disa vrasje.

Për informacionet që mund të ndihmojnë në kapjen e tij policia jep shpërblim deri në 5 mijë dollarë. Ai përshkruhet si një njeri i armatosur dhe i rrezikshëm.

3 komente në “Zbardhen të tjera detaje rrëqethëse nga vrasja e të resë shqiptare në SHBA:  “Bambi” e qëlloi në makinë, teksa mbante fëmijën në prehër”

  1. Jordo says:

    vajte deri ne Amerike er Bambin?
    po te kishe marre nje lazo me mire…. maksimumi dru do haje po femijet do t’i rrisje…

  2. Pargali says:

    Emigroi gjirokastritje e carit ne Amerike dhe shkoi me zezak.

    Flliqje totale per familjen e saj ne rradh te pare.

    Fare e qelbur e pabese .

  3. Vjosa says:

    Ne US ka nje emer per keto lloj femrash: white trash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje