Kryeministri Italian Mario Draghi në një konferencë për mediat deklaroi se varianti Delta, i cili po përhapet masivisht është një kërcënim për vendin, teksa shton se apeli për të mos u vaksinuar “është një thirrje për të vdekur”.
Pasi i dha dritën dekretit të ri Covid ka bërë thrrje qytetarëve të mos frikësohen nga vaksinat.
“Italianët vaksinohen, ata duhet të mbrojnë veten dhe familjet e tyre. Ekonomia italiane është mirë, por që ajo të vazhdojë të jetë kështu ne duhet të ndërhyjmë kundër Covid. Varianti Delta është një kërcënim, ne e kemi parë atë në vendet e tjera të BE”, tha Draghi.