Kuvendi i Kosovës nuk e miraton rezolutën për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit

6 Gusht 2021, 13:31Rajoni TEMA

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë miratuar sot rezolutën për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, që u arrit më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington.

Për rezolutën e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë votuar vetëm 24 deputetë, ndërkaq 57 deputetë abstenuan.

Mes deputetëve që abstenuan ishin edhe atë të Lëvizjes Vetëvendosje,.

Rezoluta i bënte thirrje Qeverisë së Kosovës që të zbatonte këtë marrëveshje që përkrahet edhe nga Administrata Biden dhe të përgatiste një plan-veprim që do t’i dorëzohej Kuvendit të Kosovës.

Marrëveshja e Uashingtonit u nënshkrua nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prani të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.

Kjo marrëveshje është përkrahur edhe nga Administrata Biden.

5 komente në “Kuvendi i Kosovës nuk e miraton rezolutën për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit”

  1. New York says:

    Ore kaq budallenj janë këta, akoma do ta kruani me USA. Amerika për ju eshte bibël e kuran, ajo ju bëri të njihni veten, se e kishit haruar. Pse bëni të vështirin me Amerikën. Ajo eshtë nona e gjithë shqiptarisë. Dita duhet te nisë me bekimin për Amerikën…. sepse në fund të fundit ajo është opsioni i vetëm për vazhdimësinë të të qenurit shqiptar në trojet e veta, përndryshe…..

  2. Mali says:

    Nuk eshte e pa pritur. Ky eshte qendrimi i Albin Kurtit. Po i pergjigjet SHBA dhembe per dhembe si nje antiemrikan i vertete. Po perdor kuvendin… Duket qarte se kursi prosllav do te dirigjoje zhvillimet ne Kosove. Mali

  3. Loku says:

    Nuk bën Shtet Kosova. Ne historine e saj jan gjendur kundershtare që shiten si patriote si Albini ne kete rast.

  4. anadollaket e kosoves says:

    plerat e kosoves dhe populli dele .skeni faj kur sju le shendetin usa qe aty e ta shihni pastaj ku do perfundoni.popull anadollak.

  5. Ajet Delaj says:

    Do doja të dija nese eshte ratifikuar ne parlamentin e Kosoves marveshja e Washingtonit. Nese ratifikimi I marveshjes se Washingtonit eshte ne agenden e parlamendit atehere rezokuta e LDK eshte karagjozllek.
    Let see

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje