Pas sulmit që Doktori u bëri Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat o diskretitoi si një superfuqi në degradim, që po pushtohet nga homoseksualët dhe që është nën diktatin e Sorosit, Bilushi I Metës shikon se fare papritur Edi Rama e ndryshoi temën e debatit dhe filloi të diskutojë për këngëtarin serb Bregoviç.
Kjo ka ngjallur shumë dyshime tek Bilushi i Metës pse ndryshoi tema e debatit. Për këtë ai ka ndarë opinionin me miqtë e tij.
Të dashur miq!
Edi Rama dhe klika Biden -Blinken -Rama u tmerruan nga sulmi i Sali Berishës dhe të pafuqishëm t’i kundërpërgjigjen, u detyruan të hapin një debat fals që të shpëtojnë nga debati që hapi Doktori. Ata nuk kanë argumente të mbrojnë SHBA para Doktorit, dhe as guxojnë ta bëjnë këtë. Ata nuk i shpjegojnë dot Doktorit as dhe një rast të vetëm që ai të ketë vjedhur lek. Ata nuk kanë asnjë fakt pse djali i tij apo vajza, kanë abuzuar me firmën e babait. Ata nuk kanë asnjë fakt që Shkëlzeni është pas biznesit në Gërdec, por bazohen në gazetat amerikane që paguan Sorosi.
Ata nuk kanë asnjë fakt që Doktori ka vrarë më 21 Janar, por bazohen tek deklaratat e tij parimore që jam gati të vras dhe 3 mijë vet po kaluan gardhin .
Ata nuk kanë asnjë fakt që Doktori ka vjedhur zgjedhje apo ka minuar demokracinë.
Duke qenë pa fakte përballë SHBA, ata sajuan këtë debatin për Bregoviçin, që të terheqin vemendjen e masës së madhe të njerëzve nga dështimi në debatin për SHBA që hapi Doktori.
Kjo duket shumë qartë në çdo manovër që Edi Rama bën për t’i shpëtuar këtij ballafaqimi historik që Doktori ka nisur me fuqinë më të madhe në botë. Kjo tregon madhështinë e figurës së tij dhe pafuqinë e Edi Ramës të përballet me të, bashkë me klikën Biden-Blinken. Mos u mashtroni nga debati për Bregoviçin. Ne kemi debatin tonë me SHBA.