E akuzojnë se frymëzoi masakrat, koha kur Bregovic doli publikisht kundër kasapit të Ballkanit: Millosheviçi do të na kthejë një shekull prapa

7 Gusht 2021, 16:29Rajoni TEMA

Ftesa për të performuar në qytetin e Korçës e artistit serbo-kroat, Goran Bregovic, është shoqëruar me zëra që pretendojnë se këngëtari me muzikën e tij ka frymëzuar masa krat e serbëve mbi Kosovën.

Pretendimet të tilla janë hedhur poshtë në ditët e fundit nga njohës të artit të Bregovic, i cili nuk rezulton të ketë shkruar ndonjë tekst apo këngë, qoftë edhe një deklaratë të vetën publike, ku nxitet dhunë apo urrejte mbi kosovarët.

Madje, gazetari boshnjak, Aleksandar Brezar, ka zbuluar sot edhe një fakt interesant që provon se Bregovic jo vetëm nuk ka lidhje me retorikën agresive të sulmeve serbe, por ai ishte edhe një kritik dhe mosbesues i filozofisë dhe veprimeve të Millosheviçit, ish Presidentit famëkeq të Jugosllavisë që udhëhoqi masakrat e shumta edhe mbi shqiptarët e Kosovës.

Gazetari zbulon një intervistë të vjetër të këngëtarit ku ai rrëfen se si u dhu nua nga serbët pasi guxoi të deklaronte në publik se Milošević do të na kthejë të gjithëve një shekull prapa.

Pikërisht para shpërbërjes së Jugosllavisë, Bregović ishte pjesë e partisë jo-etnonacionale liberale Reformiste. Në një intervistë të vitit 2016, ai deklaroi se një mafioz serb e dhu noi në atë kohë sepse tha publikisht: Milošević do të na kthejë të gjithëve një shekull prapa– shkruan gazetari Brezar.

Gazetari boshnjak thekson se të akuzosh Bregovicin për frymëzim të ma-sakrave në Kosovë është skandaloze.

5 komente në “E akuzojnë se frymëzoi masakrat, koha kur Bregovic doli publikisht kundër kasapit të Ballkanit: Millosheviçi do të na kthejë një shekull prapa”

  1. Sit back and relaks■●▪●□○%^* says:

    Tani po, jemi te qete! Ah qe as manipulim nuk dini te beni. Claim do te thote pretendim, pra ne 2016 ai pretendon se dikur dikush e ka dhunuar sepse ka thene ne muhabet e siper qe sllobo do na ktheje njeqind vjet prapa. Ka mundesi qe aty te kete pasur edhe deshmitare te tjere por nuk kemi degjuar asnje ta vertetoje se ku kur si dhe qysh ndodhi. Se kuptohet pas pilafit dalin te gjithe disidente, se kuptohet qe ky Kartisti qenka jo vetem artist por edhe pehlivan, se nje person qe vertet denon rregjimin e sllobos nuk thote me rrahen se shava sllobon por shkon personalisht ne varrezat e srebrenices per te vendosur nje tufe me lule, shkon ne kosove dhe kerkon ndjese dhe me pas kendon shqip, e mepastaj mund te vije ne shqiperine e bythes e te japi koncert per arixhinjt e korces. Ky nuk e meriton mikepritjen dhe as ata qe e kane ftuar nuk e meritojne respektin.
    Kuptohet ftesa qe i eshte bere ne kete kohe minishengenash eshte ftese politike, mesazh politik, prandaj dhe kjo ceshtje po trajtohet ne kete prizem, nderkohe qe ti nuk i kushton vemendje kerkesave te kosoves, fton nje simbol te serbise per te kenduar serbisht ne mes te shqiperise. E gjitha eshte ide e Rames, bashkia korce as qe ka asnje lloj peshe ketu. Po te ishte per bashkine do kishte te tjere te ftuar, po eshte Rama ai qe ka sugjeruar idene dhe ndoshta edhe ndermjetesimin meqe i ka dhene edhe celesin e shtepise dikur!

  2. Eksperti says:

    Bregovic eshte i mirepritur por perpara koncertit, te denoje publikisht masakrat serbe ne Kosove dhe rajon. Vetem ashtu, mund te vazhdoje te jape koncert ne Korce.

  3. biks says:

    Injorante me brire duan te tregohen nacjonaliste….
    Po serbet ne ato kohe te egra perse e shikonin Bekim Femiun, perse e degjonin Nexhmine Pagarushem e shume artiste te tjere kosovare. Keto i shtyn politika e ndyre komuniste e personave NON GRATA….
    Te na rroje Besa KOKEDHIERA me shoke e shoqe….

    1. Mos genje Bekim Fehmiu ka nderprer aktivitetin e tij ne Beograd ne shenje proteste ndaj politikes serbomadhe, ne vitin 1990 me nje leter publike. Kur nuk i eshte kthye me punes ne teatrin serb.
      As Nexhmije Pagarushen se kane ndigjuar se pas 90 kur ska pas aktivitet ne Serbi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje