"Ju kërkoj falje që duhet ta mbyll më herët", artisti shqiptar humb të ëmën dy orë përpara koncertit

8 Gusht 2021, 13:21Lifestyle TEMA

Tenori i shquar Ramë Lahaj ka humbur nënën e tij, vetëm 2 orë para një koncerti të madh që do zhvillonte në Prishtinë.

Lahaj nuk e anulloi koncertin, por ka performuar vetëm pak nga ajo që kishte planifikuar dhe më pas i ka kërkuar ndjesë spektatorëve dhe është larguar.

“Ju kërkoj falje që duhet me mbyll më herët. As një e treta e koncertit nuk ishte, sepse dy orë para koncertit ka ndërruar jetë personi më i dashur për mua, nëna, por s’desha ta anuloj”, ka deklaruar Lahaj para mijëra spektaktorëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje