Jim Belushi bën kërkesë për divorcë pas 23 vitesh martesë

7 Gusht 2021, 12:16Lifestyle TEMA

Protagonisti i “According to Jim”, Jim Belushi ka bërë një kërkesë për divorc nga bashkëshortja e tij Jennifer Sloan pas 23 vitesh martesë.

Ndarja përfundimtare erdhi pas tre vitesh nga kërkesa e tyre e parë në Mars 2018 për “ndryshime të papajtueshme”, por arritën të rregullonin marrëdhënien brenda 13 muajsh.

Asokohe, Belushi firmosi një akt për të tërhequr mbrapsht kërkesën, e cila u pranua nga gjykatësi. Çifti kishte edhe një marrëveshje kujdestarie për djalin e tyre, Jared, i cili në atë kohë ishte 16 vjeç, por tashmë ka arritur moshën madhore.

Mesa duket, ish-çifti nuk ka arritur dot të ndreqë tërësisht martesën e tyre, çka ka sjellë edhe divorcin përfundimtar.

Ylli i kinemasë amerikane i ka rrënjët në krahinën e vogël të juglindjes, buzë lumit “Devoll” me prindër 100% devollinj.

Ai bashkë me babain e tij, ka rrugëtuar drejt këtij fshatit Qytezë në vitin 1991 ku deklaroi për herë të parë se ndjehej krenar për origjinën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje