“Ajo kishte këmbë të bukura”, Princeshë Diana dhe J.F.K. Jr. patën një takim sekret në një hotel në Nju-Jork

9 Gusht 2021, 11:50Lifestyle TEMA
“Ajo kishte këmbë të bukura”, Princeshë Diana

John F. Kenedy Jr. dhe princesha Diana u takuan fshehurazi në vitin 1995, në një hotel në Nju-Jork. Ata kaluan 1 orë e gjysmë së bashku, pasi ia dolën të hynin në hotel duke i shpëtuar syrit të vëmendshëm të paparacëve.

“People”, e cila i është rikthyer këtij takimi, shkruan se J.F.K., Jr. donte që Diana të pozonte për kopertinën e revistës së tij politike “George”.

Ajo pranoi ta dëgjonte kërkesën e tij, por për ta bërë këtë duhet të uleshin të flisnin. U desh një plan i detajuar për një takim në një suitë në hotelin “Carlyle” në Upper East Side.

Ata hynë nga dera e përparme dhe takimi zgjati një orë e gjysmë, por nuk pati rezultat. Lady D nuk pozoi kurrë për revistën George.

Sidoqoftë, stafi i J.F.K. Jr. e kujton edhe sot atë takim. Asistentja e tij në atë kohë, RoseMarie Terenzio, thotë: E mbaj mend që më tha: Ajo është vërtet e gjatë! Ai më tha edhe se ajo ishte shumë e ndrojtur.

Ai ishte i befasuar se sa e duruar ishte ajo”, thotë Terenzio, “Unë mendoj se ata të dy ishin takuar me Nënë Terezën, kështu që ata folën gjatë për të. Dhe ai i tha se ishte shumë e bukur”.

Matt Berman, ish-drejtori krijues i George, e kujton Lady D. kështu: “Ajo kishte një palë këmbë të mrekullueshme”.

2 komente në ““Ajo kishte këmbë të bukura”, Princeshë Diana dhe J.F.K. Jr. patën një takim sekret në një hotel në Nju-Jork”

  1. Pilo Lala says:

    Me thene te drejten, ne ca foto, kjo duket sikur eshte nga Cerma e Lushnjes….
    Ato jane ashtu me floke te djegura nga dielli

    1. Urani says:

      Ke te drejte o piluraku i Sarandes , deri ne Cerme te Lushnjes ke shkuar , vajzat e Cermes do mbash mend ……
      I kish dhe floket e djegura nga dielli eeee, bole komplet je , floket e Dianes te djegura eeee, po asaj i vinin rotull stilistat me te degjuar te Botes , ti ku i pe fleket e djegura o ushkur brekesh , i kish ngjyre floriri o tunxh …..
      Ik e futi nje kazan me fasule dhe pirdh tere diten …….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje