Anija “Vlora”, Aurela Gaçe kujton eksodin e shqiptarëve: Një ndër ta ishte dhe vëllai im

9 Gusht 2021, 10:10Lifestyle TEMA

Aurela Gaçe ka kujtuar eksodin e shqiptarëve drejt Italisë 30 vite më parë, ku mijëra shqiptarë u larguan drejt shtetit fqinj, ku në mesin e tyre ishte dhe vëllai i këngëtarës, asokohe vetëm 14 vjeç.

“Një nga ata emigrantë, vetëm 14 vjeç, ishte edhe vëllai im ,me nje gomone mes detit , pa ditur as rreziqet që e prisnin, i ja doli deri në breg ,por mundimet e sakrificat i di vetëm ai duke e kaluar femijërinë e adoleshencën i vetëm”, shkruan këngëtarja ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Anija “Vlora” u nis me emigrantë drejt Italisë…

Kjo anije, nuk mund ti merrte të gjithë …e kështu, të mjerët Shqiptarë, të eturit për të jetuar vetëm pak javë më vonë , gjetën mënyra të tjera të “arratisjes ” .

Nisën të çanin detin gomonet, fuçitë e lidhura me litarë, ku shumë familje humbën në detin e thellë e më s’u panë.

Nisën të ngjisnin malet drejt Greqise, ku shumë djem e vajza nênash ,humbën edhe jetën nën acare e dëborë, duke kapërcyer lumenj e , sigurisht edhe duke u dhunuar nga ushtria .

Dukej se ky ishte shpëtimi .

Një nga ata emigrantë, vetëm 14 vjeç, ishte edhe vëllai im ,me nje gomone mes detit , pa ditur as rreziqet që e prisnin, i ja doli deri në breg ,por mundimet e sakrificat i di vetëm ai duke e kaluar femijërinë e adoleshencën i vetëm.

Ashtu siç ndodhi me shumë djem nënash qe u rritën mes shume sakrificash, e gjithmonë duke parë mbas për familjen këtu, në Shqipëri( kur mbase edhe vetë nuk e mbushnin barkun) ata mendonin e mendojnë akoma për familjet ,këtu.

Është kaq e dhimbshme , jo vetëm çfarë kaloi një brez i tërë që kërkonte atë, te “lulëzuarën” jetë prej emigranti, por edhe për familjet që u ndanë me te dashurit e tyre , vetëm për një jete më te mirë se kjo që afronte ky vend i varfër shumë.

Tani më thoni, a ka ndryshuar gjë nga dëshira për ti ikur pamundësisë për të përparuar? Për të marrë atë që meritojnë sakrificat?

Më thoni ju, pse akoma ikim? Ikim….. sa e madhe paska qënë kjo “anije” që do ti marrë shqiptaret e ti çojë diku, diku tjetër, larg, larg….

Eshte e dielë pushim, diell, det, jetë !

Paçi një ditë te bukur miq.

Kurrë mos u dorezoni, edhe unë bashkë me ju.

Ditë më të mira edhe mund të vijnë!

1 komente në “Anija “Vlora”, Aurela Gaçe kujton eksodin e shqiptarëve: Një ndër ta ishte dhe vëllai im”

  1. NIk says:

    E po domosdo duhet te thoje edhe ti dicka, sa per te qene relevant me nje fjale. Koncerte s’ka, ahengje s’ka, postime ka vetem, fol te flasim qe te mos na harrojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje