E përditshmja amerikane “The Washington Post”, është ndër mediat më të lexuara jo vetëm në SHBA, por në gjithë botën. Në spektrin e gjerë të lajmeve që ajo trajton, zë marrin edhe fotot më të bukura në botë përgjatë javëve.
Këtë herë, në 14-shen e përzgjedhur, është edhe një fotografi shqiptare!
“Një burrë dhe qeni i tij freskohen në shatërvanët e Sheshit Skënderbeg, ndërsa një valë e nxehtë ka goditur rajonin”.
Kështu e ka përshkruar media me famë botërore shkrepjen e fotografit shqiptar Gent Shkullaku.
Një pamje shumë e zakonshme e jetës kryeqytetase shqiptare, duket se ka rrokur vëmendjen e gjigandëve mediatik amerikan.
Porsi një thirrje për të shijuar ato detaje minimaliste, të cilat shihen si të rëndomta në përditshmëri dhe ndoshta nuk vlerësohen aq sa duhet, vjen ky vlerësim për fotografinë e Shkullakut.
Ky i fundit, njihet për shkrepjet e tij për Light Studio Agency (LSA) apo Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP).
“Është finalizimi më i bukur i një pune, kur e sheh atë tek fotot më të mira të ditës dhe akoma më tepër tek më të mirat e javës, në një nga mediat më të mëdha botërore”, rrëfen kënaqësinë e tij fotografi për Albanian Post.
Për më tepër sipas tij, duke marrë parasysh edhe kontekstin ku ndodhemi. Një kontekst midis vëmendjes që i jepet zjarreve apo lojërave Olimpike që po zhvillohen në Tokyo në këtë periudhë.
Vërtetë, foto të ngjarjeve të tilla me impakt global, zënë vend në “fotot e javës” të The Washington Post. Por, përfshirja e shkrepjes shqiptare në to, ia zmadhon vlerën.
Vlerën e një shkrepjeje të një situate minimale, e cila duhet shijuar.
Ja dhe nje Gazetar idiot. Sensation I madh vetem qe po freskohet nje QEN. ?♀️?♂️?♀️?♀️?