Agron Gjekmarkaj, shkrim për “hiret” e Damian Gjiknurit: Është edhe i bukur, jaran e ashik i vërtetë…

10 Gusht 2021, 10:30Blog TEMA

Agron Gjekmarkaj, që në zgjedhjet e fundit u zgjodh deputet i PD-së, herë pas here përpiqet të bëjë ndonjë shkrim ironik.

Normalisht niveli lë për të dëshiruar, pasi nuk është e lehtë të bësh ironi, por në shkrimin e fundit, mes të tjerave i kishte bërë përshtypje Damian Gjiknuri, të cilin e kishte parë me kanatiere.

Shkrimi i Gjekmarkajt

Gazep i madh në katër anë! Zheg e sushë me tepri, të skuqet veza mbi krye. Shqipëria digjet e shumë e zgjati! Fytyra e saj duket si e ajo e personazhit te filmi “Pacienti anglez”! Njerëz të pafaj humbën jetën në përballje me to.

Morën flakë sukseset e qeverisë duke përcëlluar çfarë u del përpara, pyje, ferra, driza, kopshtije, ndonjë shqarth a dac aventurier! Çudi si nuk doli Erjon Braçe të mbajë një fjalim kërcënues ndaj zjarreve si ato ku trondit opozitën nga themelet apo ndonjë status me thagmë nga të vetët plot larushi stili, temp retorik, rafinim e taban popullor, si bir i tij, e ato do të fikeshin! As tenxhere, as bidon, as kanë, as broke, as ndonjë gotë me lot nga ato që na qullen në kronikën e shkuar, të ruajtura në thesarin e shtetit, nuk u panë të binin nga havaja ku Niko shfaqet prej ditësh si zgalem, megjithëse pesë ministresha këndonin!

Oj, oj, oj lale,

oj, oj, oj, lale,

kujtova se binte shi,

ato ishin lotët e mi.

Të poshtra shumë këto zjarret e këtij viti, po në përgjithësi këto të këtyre tetë viteve, njësoj si shiu, bora, breshëri dhe murrlani më të egrit në historinë e vatanit e njerëzimit të denja vetëm për gjoksin legjendar të Edi Ramës, qimet prej çeliku të të cilit as digjen, as hepohen, as shkrihen! Gjeto Basho Muji para tij duket si lëngaraq. Vetëm ujitja me lot sikur i zbut pak ato shigjeta fati të tërbuara.

E vetmja qe doli e pakallur me fytyrën e nxirë nga tymi ishte propaganda, ringrihet si Anteu sa herë ndesh tokën e qeverisë! U tha që balonat e blera sa frëngu pulën në Francë qenkëshin prishur veç njërës që sajdis Kryeministrin në piknikë, synetllëqe, qare, qedere e meditime që hallall e pastë.

Ai ka tetë vjet që lodhet, plaket, heq të zitë e ullirit e për ta çuar këtë vend të athët e mosmirënjohës në lartësinë e vizioneve të veta. Shëndet e qejf iu bëftë edhe aeroplani për të shëtitur botën e parë dynjallëk me sy e po kaq e gëzoftë Cugar-in e vetëm, të mbetur kuk për të bashkëbiseduar me majat e maleve, retë e qiellin, shqiponjat e albatrosët, të vetmet që e kuptojnë dhe ia dinë gjuhën bash si duhet! Tani ai me tokësorët s’ka më punë, veç lart sheh! Për t’i bërë qejfin pas shumë të luturash, i kthen xhevap Bajdenit, Merkelit, Makronit, Dragit, se të tjerët as që i vë në kandar, siç thotë njëfarë tipi përjetësisht pro-qeveritar! Ajo (propaganda) pas çdo zjarri e kiameti, rilind, behet më e re, më agresive, më e madhe, më kurajoze, ke qejf ta dëgjosh!

Ministrushat dhe ministrushet po qetoheshin ndanë detit me paparacë të porositur për të shëruar majasëllët, jelët, varriçet, celulitrat, reumatizmat, qillot e tepërta të vëna nga stresi i këtij viti e sidomos nga zgjedhjet e 25 prillit, që i vodhën me një mijë lodhje, mundime e rreziqe! Vunë kokën në torbë. Marrin bukë me vete, me ç’t’u gjendet anëve në çarranik, kund ca gjizë, qepë, djathë me erë e ndoca vezë të ziera! Ahmetaj edhe ullinj se e kap urthi dhe e kripura ia mbledh midenë. Ujë mbushin ku t’u bjerë siraja.

Ndërsa Damua u pa me një biçikletë rrugëve të Tiranës me kanotiere, e cila nuk ia pengonte hiret mashkullore të dilnin në selamet! Damos, pasi u bë i pasur, ia kanë mbushur mendjen që është edhe i bukur, jaran e ashik i vërtetë, e nuk është çudi t’i thonë qe je edhe i mençur, i kulturuar madje dhe ai të besojë e të sillet si i tillë! Dëshmitarët thanë se gjatë pedalimit këndonte “jam kapter me grada, ububu mi mome”! Ja ranë këto zjarre si nga dorë e dushmanit për t’i dëshpëruar të ngratët në ditët e rehatisë! Ndonjë thotë “katundi digjet, Rama me Nikon krihen!”.

Në Korçë mbërriti Bregoviçi, një këngëtar serb me peshë modeste përtej Serbisë, dhe të tjera zjarre u ndezën nga “kozmopolitët”, “modernët”, ata që provincializmin dhe katundarinë e kanë zët, duke këllasur me të madhe, duke u betuar në emër të qytetërimit, emancipimit, dijes së vet, ata janë fanarët e mentaliteteve të reja kundër nacionalizmave që dorë e Edi Ramës iu dha dritën! Po kaq u turrën patriotët që zjarr, shkëndija e mallkime nxirrnin nga gjyryku!

Për zgjedhjet e vjedhura me djersë të 25 prillit nuk pat kaq duele. Nga shpurat që Edi Rama pranon në oborr ka garë se kush t’i thotë “je gjigant, je i madh, je shpëtimi i Shqipërisë, je gjeni, je vizionar” dhe ai kruan mjekrën e thinjat shekullore, plotësisht i bindur se askush ne Europë nuk ka pasur sukses sa ai për t’i imponuar një populli të tërë një varg e vistër antivlerash, që pocaqiu të duket zotni me frak, që parvenytë të të tundin pasurinë e tyre si triumf e ndëshkim social për ty që ke më pak, që kopuku, doraci, zullapi të bëhet sojnik, kryetar, deputet, ndërtues, zaptues nëse të puth dorën e mbush thesin me vota! Ky është zjarri që nuk po dimë ende ta shuajmë, i cili ka djegur shumë më tepër se pishat ndër male! Uf, na rëntë damllaja, e nisëm me të qeshur e ramë në dramaticitet, po kronika jonë nuk e bën qejfin qeder, ajo e nis me qyfyre dhe e mbyll me këngë, si radioposta dikur sipas kërkesave!

“Je i madh, je burrë shteti, ty të njeh i gjithë mileti”.

Gjatë gushtit edhe ne të opozitës bëhemi melankolikë, këndojmë jare, ku vargjet me aman e derman na bien si melhem mbi xhanin plot dregëza!

39 komente në “Agron Gjekmarkaj, shkrim për “hiret” e Damian Gjiknurit: Është edhe i bukur, jaran e ashik i vërtetë…”

  1. Liraku says:

    Ky eshte prof ne universitet, vepra nuk ka vetem keto llogjet e Kavajes qe leshon si bajgat me porosi nga lart. Eshte gjobaxhi i rralle, mori shtepi ne Tirane me gjobat qe ve e qe ate dite s’e ka cekur me ate qe gjobiste. Malok legen dhe paksa bq sipas rastit.

    1. k says:

      Ironi provinciale maloke. Provokon vjellje.

  2. Eshte skandaloze ti besh fresk ksaj kafsherie dhe ti japesh hapsire medieve
    gjasme si Politikane !
    Kta jane Kafshe te pazbutura ala ,qe duhet t’i qendroj larg jovetem Politikes
    por edhe medieve e Opinionit sepse po infektojn trut e rinise .
    Boll qelbet ate Opinion plehra .

  3. Ai qe te q' gruan says:

    Ka mundesi qe Gjiknurin t”ja ketë prezantuar gruaja e tij.

  4. Banori says:

    Më në fund pas 30 e kusur vjetësh ,na doli dhe deputeti ‘humorist,” i cili përfaqëson Lexhën si deputet i PD-se. Por në vend të humorit me Braçen dhe GJiknurin ia ka ngulur vetes. Gjoja se bënë humor me “hiret ” e Gjiknurit,por në realitet është dashuruar me to. Zakonisht fjala hiret perdoret per femrat,por si duket Agroni qenka me prirje te tjera seksuale. Nuk thote me kane pelqyer bythet e Gjiknurit,apo edhe faqet,por hiret e tij. E pskan çmedur veglat e GJiknurit ,si duket i ka pare kur ka udhetuar me biçklete. S’ke fai ,O Agron! Deputet u bere dhe tani kerkon edhe dashnore,por jo femra.por meshkuj. Po kujdes se Gjiknuri vodhi zgjedhjet,po mund te vjedhi edhe hire femrash.. Po ti se ke problem se paske qef hiret e meshkujve. Bukur !

    1. Leri llafet… says:

      Damian vre punen tate ti dhe shif mos te vjedhin bicikleten se eshte hall ta blesh prape.

  5. A DUKET SI NJERI says:

    Keta ,cdo dite po dalin jashte loje si ekip,tranjerin,drejtusin,menazhusin,luftetarin,pallen e Ka…,keta palloshat,me prirje homose seksuale,qe perbejne dreitimin e udheheqjes se larte,te partise Pordhi Kali,e cila eshte leqendisur fare,na e heqin veten diku trima,po kane prirje te bejne dhe vete ironi,keta te shplare e te dale boje,jane ba te gjithe per klizem,nuk i japin dum se ku jane,vapa beri te veten,dollibashet dhe ekipi i Beratit,qe bertiti ne pranvere Zjarr,Zjarr ,i hodhi ne sulm piromanet,ne pika te caktuara me rrezikshmeri te madhe,qe po bejne gjithe kete dem ne ekonomi,ambient,mjedis,turizem,po pastaj,mbasi i vene zjarrin,bejne dhe analiza,pergjegjsine ja hedhin qeverise,strukturave te emergjences,popullit,zotit e kujt i mbushet mendja,keta jane ata qe dogjen,vodhen,shiten,tjetrsun prona dhe gjithcka ,per 30 vjet,dhe sot neper vila e resorte,te bejne dhe analiza,nxjerrin pergjegjsite,bejne dhe ghykatsin,po vete fshihen nga zullumi i tyre.Ky palloshi,eshte i semure,e meshironi dhe mundesisht,kush ka mundesi ta ndimoje qe ti bjer vetes mbrapa,se ne c’duken badhet,do na shkoje,nga Lezha,per lesh

  6. Ashiku says:

    Shume i forte ky nastradini, po nastradin i vertete. Me siguri i veshur me kostum, per te mos treguar hiret e tij. Inshallah nuk ka vene kollare, se pastaj … kush ta shpetoje nga Edi Rama. Amin

  7. Shqiptari says:

    Se pari,Agron profi.ne tere bilbilimin e tij prej amatori,perdor nje gjuhe te nivelit tejet te ulet,te mbushur me turqizma dhe arkaizma.
    Ky “intelektual”i nivelit “te larte”,pasi eshte me master ne La Sapiensa,e ka te mbushur tere shkrimin me tyrqizmasi: havaja,qare,qedere,hallal,synetlliqe,dynjallek,kiamet,kandar,majasell,qullo,siraja,mide,torbe,selamet,dushman,jare ,melhem,derman,aman,qefin,damlla,kopuk,sojnik,zët,ashikja,jaran,xhevap etj.
    Populli me te drejte thote:”Katundar,o more burre,edhe te nderrosh shtate lekure,qytetar nuk behesh kurre”
    Ky pamflet,ironik fshataresk njgjane me ato fleterrufete e komunizmit dhe me “shakate e kripura te Duçes”
    Nuk e kuptoj çfare u transmeton ky kokorroç inateçor dhe idiot studenteve,kur leksiku i tji eshte tejet banal dhe i varfer
    Te ironizish ne letersi dhe ne publicistike duhet te jeshe i kulturuar dhe i zhvilluar si qytetar,civil euridit,tolerant,
    Te leshohesh ndaj kundershtareve politik me fjalor rruge,banal dhe me nje regjister te shkujdesur,tregon se je nivel i ulet me sjellje rrugaçerore dhe banale.
    NUK duhet marre seriozisht se aq ka ne koke,por keto muajt e fundit kane qene te larta temperaturat,
    Dhente zoti shtatori te jete me i fresket,qe Agroni te jete mundesinr te bilbiloje me i qete dhe ne gjuhen shqipe,pasi deri tani ka bilbiluar turqisht. Amin!

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Po zgjedhjet e vjedhura me parti te shkrire dhe pa prezantim ne nje ish qytet qe I dha pushtetin demokrateve. Jo ty. Ti je karrierist si Basha qe shkrihet partia ne nje qytet dhe jeni akoma me pushime. Cfare do thoni ne 2025 per ate qytet (Korca), na I vodhi prap Rama dhe hajde o burra ti bejm thirrje budallenjve per trazira. Sic ke humorin, jeni ne jete. Humbesa..

    1. Tritan Preshi dhe Nikoll Leshi says:

      Nuk mbeti bosh vendi ne Parlament iku Nard komik kokeboshi (nje idiot i lindur) dhe vjen nje injorant me fytyre hajvani qe nje ore larg duket qe eshte nje fshatar primitiv i ritur ne shpella dhe stalla lopesh dhe qe nuk i iken era e bajges asnjehere.

  9. Ylli says:

    Per cdo gje jeni ne gjendje te flisni por per ate qe e ka shpallur anerika non grada nuk keni per te thene asnje fjale. Se per T. Doshin o sa kishit per te thene

  10. Ladi says:

    Sa te jene keta “mendje ndritur” qe me kurajon qe nuk ju mungon çfaqen tere “shkelqim” e plot ” dituri”.. Edi Rama nuk ka pse ta beje qejfin qeder – te rrije aty e te mbreteroje, deri sa keta derra te vetkenaqur te hyjne ne ahuret qe ju takojne…

  11. Shkrimi Gjekmarkajt shkruar kaq bukur, art, i veçantë, lexohet me një frymë! Pavarësisht këndvështrimeve politike, apo ndonjë teprimi, i rëndësishëm është ndjesia e këndshme, ironia e bukur e këtij shkrimi.

    1. shelegura says:

      KY PROFESORI PA BESIN E KA TE DUKSHME ,SKUQET SI K….I QENIT DHE SYT I MBAN POSHTE.

  12. Mirditori says:

    Humor shpellaresh. E lexova vetem fillimin se me erdhi oreksi per ne banje. Kisha nje jave qe isha kaps. Rrofsh sa “gjuri mullinit” si i thone nga anet tona o nipi Markagjoneve

  13. Nurenbergu says:

    Zhvillohet ne forme konkursi me element popullor : Kush ka guxim me e fut te goja e Gjekes .Po kujdes , ju paralajmerojme : goja eshte e shtremet , por dhe mund tua kafshoje . Cmimi i fituesit shoqerohet me license per perdorim Goje Gjeka te perhershem dhe pa certefikat Kovini

  14. Kurvari says:

    Zhvillohet ne forme konkursi me element popullor : Kush ka guxim me e fut te goja e Gjekes .Po kujdes , ju paralajmerojme : goja eshte e shtremet , por dhe mund tua kafshoje . Cmimi i fituesit shoqerohet me license per perdorim Goje Gjeka te perhershem dhe pa certefikat Kovini

  15. SADIU says:

    I paskan pelqyer koqet e gjiknurit ketij trapushit. Kerkoja me wira o wire Gonja qe te mbledhesh mendjen duke mare kenaqsi nga hiret e tij.

  16. Busho says:

    Ironi e zgjatur katundaresh profesore…

  17. kujtim gjuzi says:

    Ik ore malok i qelbet. Te vjen era derr. Vetem per beythlepirjen e Saliut dhe Lulit nuk ua kalon njeri.

  18. Haku says:

    Hahahaha ironia jote vulgare nuk shuan zjarrin qe keni ju si parti, kunder pozites qe ju sheh nga lart si milingona zjarri, qe jeni gati te gllaberoni e te digjni gjithcka dhe ju e beni, e keni bere, thjesht e keni ne gjen. Erdhi koha kokecepeve, struceve moderne, qe duke mbeshtjellur injorancen, inferioritetin me kemish e kollare, kujtojne se u bene shpetimtaret e atdheut. Kta tipat si ky, pseudoatdhetare qe meren akoma me perandorin osmane, qe shohin endrra me koka sulltanesh, po na flasin per oksidentin. O pika juve qe akoma nuk ju esht shtrir koka nga djepi dhe jasteket e gurit, e pika neve qe ju votojme. Sbehet shteti me varikarsa. Ti ke probleme madhore me veten, inferioriteti te vret. Dukesh kur kerkon te besh batuta apo kur mundohesh te krihesh e te vishesh “trendy”. Sje i vetem ke shume shoke, njeri esht edhe zeri i juaj mediatik, Qim Peqa… syze, pantollona te ngritura nje pellembe mbi kavilje, nje pale kepuce alla franceze. Vetem se nuk ka flok qe ti krihte e ti llakoste si ty. Ju jeni palo burra e palo politikane. Ti dikur theksoje se nuk kishe lidhje partiake, se kishe mendime te pavarura. Epo burreria eshte pertej sërës tende. Ju jeni nga ata ne gjene mbajne te gjalle traditen “vriteni naten e qaini diten”. Ndaj ironia ne gojen tende, duket si nje ironi fati. Si nje ogurzeze dhe si nje argument qe ditet e njerezve te medhenj, kan marre fund. Ka ardhur dita e kokpalareve me kostume firmato. V.k

  19. Tiku says:

    Kokrra e malokut injorant kanunor, vetem me konceptin e demokracise ska lidh ky.

  20. NAIMI says:

    Ne prag te renies se sistemit te kaluar Ramiz Alia nxori rradhazi te flisnin ne televizion duke paraqitur kapacitetin e tyre intelektual te gjithe anetaret e Byrose.Kjo u be per ti diskredituar.Treguan veten se ishin katundare e pa as me te voglen merite qe ishin anetrae te Byrose Plitike.Populli njohu se nga kush drejtohej,nga brigadiere fushash e njerez ordinere.
    Kete me kujtoi dhe shkrimi i Gjekut te Markajve. I ziu Agron,ka degjuar dhe ai se mund te shkruash humor e te perdoresh sarkazem,por ja qe qenka zanat i veshtire.Jo mor Gone jo,po te benin te gjtha mizat mjalte do te qelbej dynjaja,thote poulli.Edhe ti je nga ato miza q bejne m….t e jo mjalte ,por me mire se vetedemaskohesh per kapacitetin ontelektual qe ke. Je dhe pedagog!!!!!!????? Pika ty dhe atyre qe te kane vene ty per te mesuar studentet. MJER KUSH HYM NE LEKSOININ TEND.
    Keshtu dua qe te diskreditohesh cdo dite.

  21. Pensionisti says:

    Me vjen vertet keq kur shikoj se cfare shkruan e llapaqit ky fytyre kuq ,qe alkoli e qyli i shkelqejne ne syte etij,Profesor,thone,ca te tjere eshte nga familje me taban,la Sapjenzen ka mbaruar thone ca te tjere,ka fituar mbrshtetje te madhe ne zgjedhjet e fundit,thone te tjeret.Une nuk e di se cfare u meson ky ‘Profe’ studentave tane.Nuk di te flas per nivelin e te tjere profeve ne universitetet tona,por kjo kategori’ Profesh’’ si ky gjeku i gjekerve,jo me ne kohe regjimit zog por edhe ate te komunizmit,maksimumi mund te punonte ndonje shkolle si roje apo ndonje fatorino autobuzi urban. Habitem me veten qenka profesor ne linguistike e qe ka mbaruar La Sapjenzen e famshme te Romes.Sinqerish i them vehtes time ska mundesi te degjeneroje njeriu ne kete fare feje,ne se ka qene ndonje here njeri.

  22. Jimi says:

    Sa kohe qe ne mjedisin ton politik do te vegjetoje nje parti e shkermoqur si PD, e brenda saj do te militiojne kesisoj kllounesh qe mundohen t’na bejne per te qeshur, por qe per dreq edhe per te qare nuk na bejne dote, te jeni te sigurte se PS dhe Edi Rama nuk shkulen edhe ne mandatin tjeter nga qeverisja.

  23. shqip says:

    Shkodra mbahet për humorin e saj plotë finesë. Por Shkodra ama . Jo se ka dhe shkodrajan , ose shkodran prej Puke-t , thënë në gjuhën e përditshme, i ram n’Shkoder. Sipër Bunës e poshtë Bahçallëkut nuk ka më humor. Këtë e vërteton Gjekmarkaj apo Mark Marku. Kërko sy e nxirr vetulla. Ky gjoja ka dashur ta kthejë në gaz gjithë këtë historinë e zjarreve. Vetëm se duke treguar nivelin mizerabel të satires, pa dashur na zbulon diçka rrëqethëse. Ky qesh me zjarret që bien. Njësoj sikur për të treguar që ne po ju djegim. Ne po ju pervelojme, dhe ju nuk na fikni dot. Kaq e trashë është histeria e tyre, sa që shumë kush e çon nëpër mendje se zjarret janë edhe dirigjim nga selia e Shqupit. Në një portal kjo që them unë është fare ashiqare. Flitet në kohën e ardhshme. Do ketë zjarre këtu, atje, atje matanë etj. Nëse nuk është e dirigjuar, mund të ma thotë njeri si parashikohen zjarret, dhe ku do të bien ?

  24. Velo says:

    Ky “intelektual i lartë” deputet i ardhshëm në parlament i ka rënë problemit në thelb. Për këtë shkrim kishte nevojë atdheu. Tani s’ka më halle për këtë popull, e gjeti Agroni thelbin. Lum për parlamentin çfarë monstrash me shkollë do ketë.

  25. fariu says:

    A e shifni o popull se kush po u djeg Shqipërinë?
    Po u mbarohet eksplozivi për shtyllat e tensionit të lartë dhe i janë këthyer zjarrvënis në pyje, kullota, shkurre e kudo ku u bie rasti.
    Këtyre nuk u intereson Shqipëria, përveç vërës së tyre.

  26. Shaljani says:

    Kur te shikon ne fot,dukesh asimetrik.Keshtu duhet t’i kesh edhe mendimet.Dikur “i lepiheshe “Rames,tani ben kamikazin…Puna jote.Po fol a derezi,ose menxyremadh,sic duhet te flasesh.Se hiqesh ndryshe.Se te vjen inat kur te thone “o derr malok” qe nuk gdhendesh!

  27. Shqiptari says:

    Jashte kendveshtrimit politik,pamfleti politik dhe ironia jane levruar shume heret ne publicistiken shqiptare,duke filluar nga Çajupi,Noli,Lumo Skendo,Nonda Bulka,Perlat e Migjenit,Gjergj Fishtes,Ernest Koliqi,Branko Merxhani,Tajar Zavalani,Sterio Spasse,Qamil Buxheli,Niko Nikolla,Jani Duri,Koço Devole dhe shume te tjere,te cilet ne epoka dhe regjime te ndryshme kane lene nje trashegimi tejet te pasur ne stile dhe mjeshteri te rralle ne kete zhaner te shkurter.
    Nuk behet fjale per tematiken dhe problemin qe trajton autori,por per mjeshterine e trajtimit te gjinise,fabulen,formen e ndrtimit,gjuhen e perdorur,figuracionin dhe stilin e ligjerimit,figuracionin dhe mjeshterine e perdorimit te gjuhes popullore,intonacioni ,epitetet,krahasimet dhe e folura metaforike.
    Duke mos marre persiper shijet dhe kendveshtrimet e cilitdo komentues,e pare me nje sy te kujdesshem profesional,pamfleti i Agronit ngjane me tere ligjerimet inateçore politike te babait shpirteror te Gones,Sali Bersha
    Eshte fare e thjeshte per te bere krahasim.Hapni adrdsen e Sali Berishes dhe nje shkrim te tille identik do e gjeni ne faqen e tij.
    Agroni tashme eshte i njohur per publikun me ligjerimet e tij publike neper mediat politike te PD.
    Kushdo ka te drejten e zotit te pelqeje apo te mos pelqeje harbime,sharje,fyerje dhe shfryrje inateçore politike .
    Pamfleti do kulture,formim,mjeshteri dhe aftesi letrare.

  28. Julian laci says:

    Bravo Agron. Jeni gigant I vertete.

  29. Nje mergimtar says:

    Eshte bukur te besh humor por ai duhet te zere vend e te mos kaloj ne fyerje.Ironia e Gjekmarkajt kalon ne bulizem qe nuk eshte normale per nje petagog.Kjo menyre tregon pa aftesin e tij ne kete drejtim.Sa per kulture dhe menyra se ku eshte rritur secili nuk le shume vend per aludime.

  30. Trotski says:

    Ky Legen me jep pershtypjen e nje Pederasti

  31. timo says:

    Ky i shkreti edhe një hartim nuk di të shkruajë.

  32. iiii says:

    Prof Agroni, kam vetem nje pyetje: Ne shtator do hyni ne parlament, apo do hyni e do dilni shpejt se ju doli per hajer lenia e parlamentit dhe mospjesemarrja ne zgjedhjet lokale. Besoj qe ti do hysh e nuk do ikesh se cfar me bo jashte parlamentit…….or taj!

  33. Meri says:

    Nivel i ulet per nje profesor universiteti, shkrim amatoresk qe vetem humor nuk ka. Nje gje me ben pershtypje me keta politikanet e Pd-se. Po digjet Shqiperia qe nuk eshte vetem e PS-se, digjen te gjithe. Ku eshte mobilizimi i PD-se?

  34. Stape Pashi says:

    E njihni kush është? Fillimisht me Sa-lehin kundër Bashes,që nuk “ja vuri” emrin në listë për deputet në vitin 2017. Pastaj me Bashën kundër Ramës. ( do ishte me Ramën nqs Bashuci nuk do ta vinte në listë në keto zgjedhjet e fundit). Po tani është në një hell të madh. Si do t’ja bëjë me Amerikën? Kurvat janë përherë në hall, se cili do jetë bossi me makinë që do t’i begenisë. Ju duket si mashkull me që e ka emrin Agron? Nuk e di si duket po ta shohesh pa breke (larg qoftë) mashkull apo femër. Por nga ato që shkruan mua më duket si kurvë semafori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje