Turistët serbë në Shqipëri jo vetëm për të pushuar, por edhe për të blerë prona

10 Gusht 2021, 17:06Sociale TEMA

Këtë verë, Shqipëria mund të  mos ketë parë turistë të shumtë nga Gjermania dhe Polonia, por është vizituar ngë një fluks i papritur i turistëve serbë.

Të nxitur nga kufizimet e udhëtimit për shkak të pandemisë, mijëra serbë kanë zgjedhur të pushojnë në vendin tonë, pavarësisht deklaratave anti-shqiptare të disa politikanëve në Serbi. Madje, sipas mediave në Beograd, së bashku me numrin e turistëve, po rritet edhe numri i serbëve që duan të investojnë në Shqipëri për shkak të çmimeve të favorshme

Të dhënat zyrtare nga Beogradi tregojnë se interesimi i qytetarëve serbë për pushimet verore në Shqipëri është në rritje, pasi turistët që udhëtonin vitet e kaluara drejt vendeve si Greqia,  Qipro apo Malta, po shohin Shqipërinë si alternativën më të mirë të pushimeve, jo vetëm për shkak të afërsisë gjeografike, por edhe mungesës së kufizimeve në kufi.

Mediat në Serbi shkruajnë se turistët që kanë vizituar vendin tonë përgjatë korrikut flasim për eksperienca pozitive dhe shprehin dëshirën  të rikthehen sërish vitin e ardhshëm,. Madje, gazeta serbe “Blic”, shkruan se bregdeti shqiptar, tashmë nuk shihet nga qytetarët serbë vetëm si një vend ku dëshirojnë të pushojnë, por edhe për të investuar.

“Blic” bën një krahasim të bregdetit shqiptar me atë të Malit të Zi në periudhën kur rusët paguanin shtrenjtë për çdo metër katror që mund të blinin atje.

“Shqipëria ofron çmime të lira jo vetëm për të pushuar, pro edhe për të investuar. Kohët e fundit qytetarët kanë një dëshirë të madhe që të blenë prona pranë bregdetit ose dhe fare pranë tij”, shkruan “Blic”.

Vendi ynë sipas mediave konsiderohet si një mundësi e mirë investimi, pasi  “30 metër katror në breg të detit mund të blihen me 20 mijë euro”,  një çmim i mirë krahasuar me vendet e tjera, si Turqia, Mali i Zi apo Kroacia.

Asociacioni Kombëtar i Agjencive Turistike të Serbisë (JUTA) thotë se numri i turistëve serbë në Shqipëri është rreth 100 për qind më i lartë krahasuar me vitin e kaluar.Shifrat e larta vijnë ndërkohë që Serbi ka pasur edhe një fushatë negative për Shqipërinë.

Dragan Markoviç Palma, udhëheqës i Partisë Serbia e Bashkuar dhe deputet në Parlamentin e Serbisë, ka këshilluar haptazi qytetarët që të mos shkojnë “për një coca-cola më të lirë në Shqipëri”.

Në faqen e partisë së tij, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës në Serbi, Markoviç citohet të ketë thënë se Shqipëria është “fajtore dhe nxitëse e gjithçkaje që shqiptarët e Kosovës u kanë bërë serbëve në Kosovë”.

Por, shumë nga serbët që kanë zgjedhur bregdetin shqiptar këtë vit, kanë injoruar këshillat e tij. Interesimi i qytetarëve serbë për destinacionet në bregdetin shqiptar është rritur ndjeshëm në vitin 2020.

“Para kësaj kohe, në vitin 2018 dhe 2019, ka pasur midis 3 mijë dhe 5-6 mijë turistë nga Serbia në Shqipëri, kryesisht nga jugu i Serbisë dhe rrethinat e Novi Pazarit”, thotë drejtori i Shoqatës Serbe të  Agjencive të Udhëtimit, Aleksandër Seniçiç. Ai thotë se vitin e kaluar, për shkak të pandemisë së koronavirusit, Shqipëria ka qenë një nga vendet e pakta të hapura për qytetarët e Serbisë.

Sipas tij, përvojat e atyre që kanë vendosur ta kalojnë verën në Shqipëri në atë kohë, janë të mira, dhe fakti që nuk kërkohen dokumente shtesë për qytetarët e Serbisë as këtë vit, janë arsye për rritjen e interesimit. “Deri në këtë moment, ne kemi rreth 100 për qind më shumë turistë që shkojnë drejt Shqipërisë se vitin e kaluar, i cili ka qenë më i mirë në krahasim me vitet 2018 dhe 2019. Vitin e kaluar, kemi regjistruar rreth 20,000 turistë nga Serbia në Shqipëri”, thotë Seniçiç.

Nëse trendi vazhdon, sipas tij, Shqipëria mund të presë rreth 60-70 mijë turistë nga Serbia deri në fund të sezonit.

Që nga janari i këtij viti, qytetarët serbë mund të udhëtojnë në Shqipëri vetëm me kartën biometrike të identitetit. Kjo vlen edhe për hyrjen e shtetasve shqiptarë në Serbi. Kjo është bërë e mundur me marrëveshjen ndërshtetërore që qeveritë e këtyre dy vendeve e kanë arritur në kuadër të Mini-Shengenit Ballkanik.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kanë nënshkruar një marrëveshje për lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve.

Nga 1 korriku janë hequr edhe tarifat e roaming-ut midis vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Boris Firicki, administrator i faqes Albanija.rs, i cili promovon ofertat turistike të Shqipërisë, është i bindur se ana pozitive e vendit tonë, do të dëgjohet gjithnjë e më shumë.

“Dhjetëra e qindra deklarata të zotit Markoviç absolutisht nuk mund të jenë më të zëshme dhe më të fuqishme se dhjetëra mijëra turistë që kanë qenë tashmë këtë vit në Shqipëri dhe pothuajse gjysmë milioni njerëz që kanë qenë në pesë vjetët e fundit”, thotë Firicki.

Ueb-faqja Albanija.rs është themeluar në vitin 2019 dhe i inkurajon në mënyrë aktive qytetarët e Serbisë që të vizitojnë Shqipërinë. Firicki, 25 vjeç, thotë se motiv i tij ka qenë njohja dhe afrimi përmes një sfere neutrale si turizmi.

“Unë jam i sigurt se kontaktet e drejtpërdrejta të njerëzve, të cilët kanë paragjykime në njëfarë mënyre, nga cilado anë, do të kontribuojnë për një rajon shumë më të mirë në të ardhmen”, thotë Firicki.

Burimet: “Blic”, “B92”, “REL”

17 komente në “Turistët serbë në Shqipëri jo vetëm për të pushuar, por edhe për të blerë prona”

  1. kaniku says:

    Jam afer te 60 vjeqar dhe skam degjuar qe srbet blejn toke ata vetem na kan grabitur tokat e tona a ne mandej i blejshmi nga 3 e 4 here .

    1. k says:

      Kujdes Serbë se shqiptarët vjedhin dhe mashtrojnë edhe ata që duan fort,
      imagjinoni ju që ju urrejnë nga indokrtinimi shekullor edhe arsyet dhe e njohura historike.

      1. Titi says:

        O gazete leshi, mjaft me me vica dhe brekovica se na hapet zorret, kujt I rruhet se c’bejne serbet?!

  2. Me mafien e ndertimit ne Shqiperi merruni se e gjeni mir pas njifar kohe
    nuk ju ngelet me gjurme e dokumente dalin te gjitha fallso .
    Toka i takon te zotit?

  3. Eleen says:

    Me mire se te ardhurit nga Bangladeshi jane.

  4. Pargali says:

    O Mero, e postove njehere nje artikull te tille dje.

    Eshte copy paste i te njetit artikull.

    Tani cfare po kerkon o Ymer, te promovosh blerjen e tokave ne Shqiperi nga kurv..at dhe pijanecet serbe?

    Nuk kane byth server me ble toka se nuk kane para.

    Jane mbush strip clubet e Shqiperise me femra serbe dhe kosovaret po bejne gjithmone e me shume toka ne Nish.

    Po me Ramen ne krye cdo gje mund te ndodhi o Ymer, kete frike e kam.

    1. Laus says:

      Koment i bukur vella.
      ?

  5. kashi says:

    tani do thon kosovaret qe edi e shiti shqiperine vucici

  6. Pilo Lala says:

    Anglezet, Suedezet dhe Ruset kane 50 vjet qe blejne shtepi e prona ne Greqi, por deri tani nuk kane arritur as 1% e vleres totale.
    Mos u beni merak, po i blene tokat, nuk i marrin dot me vete ne Serbi.

  7. emigranti says:

    He me ju lumte.
    Krenohuni tani qe e kthyet vendin politikisht ne 1947 – en, kur serbet atehere te uritur boshatisen tregun shqiptar, ndersa sot me synimin qe te behen pronare e te na kthejne ne hyzmeqare ne jo vetem ne Serbi por edhe ne vendin tone.
    Mjere Shqiperia nga qeveriset , nga nje skizofren qe kujton se qendron me lart se Albin Kurti dhe i gatshem te shkaterroje Shqiperine e Kosoven per egon e tij.
    Hakmarrja e megalomanit Rama, ndaj qeverise se Kosoves nuk po njeh kufinj.
    Si nuk paska ndonje burre qe i thote vetes patriot ne PS.
    Po opozita qe deri tani ka bere protesta te shumta per motive absurde,pse valle nuk ndihet te organizoje popullin e tradhetuar ne protesta qe te detyrojne qeverine te anuloje ” Open Balkan ” ose te jape doreheqjen.

    1. nje shqiptar ne Itali says:

      Ja dhe nje scizofren i vertete , qe kerkon te jape mend , duke e pasur bosh koken e vet , e duke perdorur fjalet me te ndyra kunder kryeministrit te vendit te tij . Ky eshte emigranti i bythes .

    2. Goni says:

      O emigranti lopcari lopcar ngelet . Kur smer vesh kthehu ke lopa ctu desh emigracioni o qyqar. Un jam njeri nga mijera shqiptare banues ne Shqiperi qe kam blere apt ne Greqi . I bleme 3 here me lire se ne Alb se qe koha e krizes atje. Ne zone nuk kam blere noterja kur beme kontraten me tha qe ti je i 14 shtetas Shqiperie qe un kam perpiluar kontraten . Tashti sipas teje i bie qe une e ato si une paskemi shkuar te boshatisim Greqine e ti kthejme greket ne hyzmeqare ???

      1. Lazy says:

        na plasi trapi per ty or lopcar i grekeve. ti po deshe bli prona edhe ne hene. kjo si jep askujt te drejten te bleje ne shqiperi. kete e vendosin shqiptaret, jo ti si avokat i grekeve.

  8. Ca thu says:

    Po ne BE si do rrime ne te gjithe grek serb shqiptar apo kur te jemi atje do sillemi mire? Mbase open balkan eshte thjesh nje ide e europes per ti thene ballkanit na tregoni qe sdo na cani trapin me vone.

  9. shqip says:

    Ja dhe disa që u digjet shpirti për Shqipërinë. Shqiptarët vetë blejnë shtëpi dhe prona në Amerikë Europe dhe gjetkë. Vetëm të huajt mos blejnë në Shqipëri. Injoranca ka rrënjë të thella në këtë vendin tonë . Është njësoj sikur ne Greqi të fillojnë të çirren se po u marrin shkëmbinjtë nëpër ishuj. Apo në Angli ku arabët, rusët, po edhe shqipot blejnë me shtëpi e me hotele madje. Gjysmat e skuadrave nëpër Evropë i kanë në dorë kinezët, arabët, ose rusë. Ndërsa vajmedeti shqiptar vajton 10 apartamente në Golem e Sarandë. Tani që do investojnë edhe serbët, keq do veje puna. Do mbetemi pa bukë. O fshatar do bëheni njerëz ndonjëherë ? Apo çobani me dhi, që djeg fshatin e tij për dy ferra që i vrasin sytë. Mire o Qamiliste, të investojmë për xhami dhe të ngrohin sumat në diell.

  10. qytetar says:

    Fazllici bleu gjysmen e Durresit me Giten para shume viteve.
    Biles e ftuam nee Komisionin e Sigurise Kombetare TE kULLES SE VICIDOLIT.

  11. Lili says:

    Qytetar, mos u merzit se Fazliçi e di pse bleu ate toke, edhe tash ate pazar po e vazhdon po me Edin , per te njetin qillim daljen ne deti te Serbise! Po ti hala nuk e ke kuptuar se tash ortaku nuk eshte me kunati po irfani, se e kane hadet serbet asnje ct mos me shti qe ju t’i shtini, po edhe asnje ct mos me va dhane pastaj se eshte e tyra! I njohim mire ne!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje