Pjesë e planit të arratisjes Çekaj-Pjetri, flet Çepele: Nuk kam lidhje me arratisjen, isha i rënduar psikologjikisht

11 Gusht 2021, 13:15Kronika TEMA

Arbër Çekaj, Lulzim Çepele dhe Fatmir Pjetri kanë pohuar të tre në dëshmitë e tyre se nuk e kanë bërë bashkë planin e arratisjes nga burgu “313”.

Përsipër iniciativën e arratisjes nga ky institucion e ka marrë Fatmir Pjetri, i cili ka thënë se nuk ka komunikuar me asnjë nga dy të burgosurit e tjerë.

Çepele e ka mohuar të ketë lidhje me tentativën. Ai është shprehur se damarët e dorës i ka dëmtuar rreth orës 14.00 të pasdites ndërsa dy të tjerët tentuan të arratiseshin rreth orës 15.00.

“Kam qenë në kushte të vështira psikologjike për arsye familjare,” ka thënë ai duke shtuar se përpara ca kohësh i kanë vrarë edhe nipin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje