Çifti “me fat”, shpëtohen pasi u ngatërruan për dhi

12 Gusht 2021, 09:03Lifestyle TEMA

Një çift të rinjsh që kishin ngecur në një nga majat më të larta të Britanisë arritën të shpëtoheshin pasi u ngatërruan me dhi mali që blegërinin. Një tjetër eksplorues që po kalonte kuptoi se nuk ishin dhi, por njerëz që kërkonin për ndihmë.

20-vjeçarët kishin ngecur në një shkëmb 30 metra të lartë dhe të pjerrët kështu që nisën të thërrisnin për ndihmë. Përpjekjet e tyre tërhoqën vëmendjen e eksploruesit i cili në fillim mendoi se tingujt që dëgjonte ishin dhi që blegërinin.

Pasi ai i ktheu thirrjen, kuptoi se në të vërtetë ishin njerëz që po bënin përpjekje të dëshpëruara, kështu që nisi një operacion për shpëtimin e tyre nga autoritetet.

Operacioni i shpëtimit zgjati rreth 6 orë dhe në të morën pjesë 18 persona, pasi ishte e pamundur të shpëtoheshin me helikopter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje