Mbi 100 fëmijë të infektuar me Covid në 24 orët e fundit, Kosova po shqyrton mundësinë e vaksinimit të fëmijëve 12 deri 15 vjeç

12 Gusht 2021, 17:40Rajoni TEMA

Rekord i rasteve të reja me COVID-19 është shënuar sot në Kosovë, ku numri i të infektuarve ka shkuar mbi 1 mijë brenda 24 orëve. Ndërsa mësohet se mbi 100 është numri i fëmijëve të infektuar me koronavirus.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani ka thënë sot para mediave se Komiteti për Imunizim në Ministrinë e Shëndetësisë po shqyrton mundësinë e vaksinimit të fëmijëve nga 12 deri në 15 vjeç.

“Fuqishëm rekomandojmë vaksinimin për moshat mbi 18 vjeç dhe mundësinë që tashmë Komiteti për Imunizim në Ministrinë e Shëndetësisë është duke e shqyrtuar, mundësinë e vaksinimit të moshave 12 dhe 15 vjeç me prioritet sipas indikacioneve shëndetësore”, ka thënë ai.

Ramadani është shprehur se për shkak të natyrës së variantit Delta, mosha e të infektuarve me koronavirus së fundmi ka zbritur në 10 deri në 19 vjeç.

“Grupmosha më e prekur ka qenë 30-39 vjeç kurse javët e fundit kemi vërejtur ndryshim të strukturës moshore për shkak të vetë natyrës së variantit Delta që zbret në moshat 10 dhe 19 dhe 20-29. 1 e 5’ta e të gjithë të infektuarve bie në moshë 10 deri në 29 vjeç”, ka shtuar ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje