Shifra rekord të infektuarish me Covid-19 në Kosovë, regjistrohen mbi 1 mijë raste të reja dhe 2 viktima

12 Gusht 2021, 15:07Rajoni TEMA
Shifra rekord të infektuarish me Covid-19 në Kosovë, regjistrohen

Kosova vijon të regjistrojë shifra të larta të koronavirusit.

Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se janë kryer 6, 784 teste, prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 1009 persona.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 2 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa 82 persona janë shëruar. Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 105,881 persona.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje