Hetuesit e "Ballkanit të hapur" dhe Shqipërisë së mbyllur

14 Gusht 2021, 20:28Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka një debat disa javor në Shqipëri nga “mendimtarë investigativë” të opozitës, përforcuar me “patriotë” të Kosovës, që po zbulojnë një komplot të Edi Ramës kundër SHBA dhe Gjermanisë, lidhur me procesin e “Ballkanit të hapur”.

Ideja e tyre është pak a shumë, që Edi Rama po gënjen shqiptarët që ka mbështetjen e Gjermanisë dhe SHBA në këtë proces. Janë aq entuziastë në këtë teori konspirative, sa që detyrojnë SHBA dhe Gjermaninë të dalin të flasin çdo javë, që mbështesin bashkëpunimin rajonal.

Sapo ata e thonë, këta dalin sërish dhe thonë “jo nuk e tha si e thotë Edi Rama. Ai, se si e thotë, pak më ndryshe, ata e thonë ndryshe”.

Kulmi i teorisë së konspiracionit është që ky nuk është Procesi i Berlinit, por procesi i Novi Sadit, meqë takimi i parë i konkretizimit të bashkëpunimit të katër prioriteteve të Procesit të Berlinit u mbajt në Novi Sad.

Në fakt kur u mbajt takimi i parë i Novi Sadit, Albin Kurti, dhe para tij Sali Berisha, u ankuan pse nuk ishte dhe Kosova, por nuk e sulmuan procesin. Vonë u kujtuan se është tradhti e Edi Ramës.

Por ta lëmë mënjanë këtë banalitet bazuar me teori te konspiracionit. Për ato ka kampionë të tjerë në vend.

Ajo që mund të diskutohet pa emocione, duke bërë avokatinë e tyre, është se gjithë Procesi i Berlinit mund të mos ia dalë ta bëjë Ballkanin e hapur. Mund të mos konkretizohen në fund katër liritë themelore që ky proces predikon.

Mund te mos realizohen lëvizja e lirë e qytetarëve, e mallrave, e kapitaleve, digjitalizimit apo tregu i punës. Po e them këtë për të bërë avokatin e djallit në këtë proces.

Pra mund të kemi pas disa vitesh zero arritje, ose 50 për qind arritje, jo njëqind për qind arritje, sa dëshironte Merkeli, BE dhe SHBA.

Në fund të këtij bilanci do të të thuhet se kush u përpoq të bëhej diçka dhe kush e bllokoi këtë proces. Kosova do jetë në barrikadën tjetër dhe do të jetë një prej kontribuesve të dështimit, nëse ndodh.

Ky proces në thelb, përveç bilancit, ka mbajtjen e Ballkanit me kokë nga Perëndimi dhe të ndërvarur me procese që diktohen nga SHBA dhe Bashkimi Evropian.

Tre vendet pjesëmarrëse, dy prej të cilave janë anëtare të NATO, do të jenë në këtë linjë, Kosova do të jetë jashtë kësaj linje.

Kaq do të jenë arritjet dhe dështimet e këtij procesi në variantin më të keq të mundshëm. Në variantin më të mirë, natyrisht do ta bënte rajonin një vend efiçent për shqiptarët e shpërndarë në pesë shtete dhe do të të ndjeheshin të gjithë si në një shtet. Dhe për këtë kry-bllokadë për faktorin shqiptar, Albin Kurti do të ketë dekoratat e veta.

Pra nuk është në diskutim a është SHBA, a Gjermania, a BE, pas këtij procsi. Është në diskutim suksesi i procesit dhe në fund analiza e suksesit, apo dështimit.

Kaq i thjeshtë është ekuacioni dhe në fund të bilancit secili do të marrë atë që meriton. Krosova do te marrë flamurin e luftës kundër këtij procesi të diktuar nga SHBA, BE e veçanërisht kancelarja Merkel.

E njëjtë me këtë histori është dhe kjo e bashkëpunëtorëve të SHBA në Afganistan, që tani ndjehen të rrezikuar dhe që Shqipëria i ka thënë po në parim SHBA-së. Ata ndoshta dhe nuk do të vijnë kurrë, por detyrimi ynë ndaj SHBA është të jemi të hapur ndaj këtij operacioni jetik të aleatit tonë strategjik.

Këta që janë të shqetësuar me të drejtë nga racizmi dhe krimet serbe në Kosovë, çuditërisht janë shumë agresivë ndaj viktimave të njëjta të talibanëve në Afganistan. Janë gati të vënë foto profili liderin e talebanëve ne Afganistan, për të thënë mos i pranoni ata tradhtarë këtu.

Shqiptarët në Ballkan po jetojnë sot periudhën më të mirë të gjithë historisë së tyre mijëravjeçare “pellazgo iliro-dardane”. Asnjëherë shqiptarët në Ballkan nuk kanë qenë kaq të lirë, kaq të padiskriminuar, kaq të vetqeverisshëm dhe kaq të mbështetur nga një superfuqi si SHBA. Dhe e gjithë kjo ka ardhur pikësëpari falë SHBA. Në gjithë këtë proces ku po mundohen të gjejnë tradhtarë nga Shqipëria, ka vetëm një “tradhtar” të madh, dhe ajo është SHBA. Shqipëria po i qëndron besnike politikës së saj në rajon.

Kjo nuk ka lidhje me Edi Ramën, por me seriozitetin e shtetit shqiptar. Kush do t’i shpallë luftë SHBA-së, të tërhiqet nga rajoni si në Afaganistan, mund ta bëjë. Por jo në emër të shqiptareve. Jo në emër të Shqipërisë. Kërkojeni këtë në emër të Albin Kurtit, apo Sali Berishës. Ndoshta u del për hajër.

20 komente në “Hetuesit e “Ballkanit të hapur” dhe Shqipërisë së mbyllur”

  1. narkoman says:

    Haxhi Qamili ishte i pari qe beri “Open Balkan” me Turqine dhe i pelqente te vishej me çitjane ?
    Cdo ngjajshmeri e tij me njerin nga politikanet e sodit eshte e rastesishme ?

  2. VUQIDOLIS QIPANIS PRONARIS TV SIRI TË QIMIT PIKËS ME QIMIS MAGJIPIS MUTMUTISIN says:

    Albinis Kurtiqis bashkëvëlla me Beratis Buzhalaqis djalë shimpanzeje, mbajeni mënd, kur të fillojnë të thonë të kundertën për çdo gjë të Edi Ramës, edhe për çeshtjet më banale e ordinere, mjafton që ti kundervihen atijë, që të duken origjonale, si KARLOQË TË PATENTUAR E LIÇENSUAR në mbarë opinionin publik shqiptar….

    1. shelegura says:

      SA ISH SAL BERISH E BERI KOMBIN M…
      TANI NA DOLI NJE ALBONO VI CI KUTO TALEBAN .

  3. Agoni says:

    Shqiprn duhet hapur ne drejtim te europes e jo serbis dhe rusis kjo esht qe kosova habitet shqiptar qe dojn hapje ndaj vendeve barbare po del qe nje pjes e shqipris jan barbar siku ruset dhe serbet kosova esht e betuar rruges te europes dhe miqsi te prhershme me ameriken qe jemi te lidhur prjetsisht vazhdoni me shkie e rus dhe qune vehten mendj hapur jo mendje hapur po mendje mjeruese tradhtar ndaj populli kosovar tradhti ndaj europes tradhti ndaj amerikes turp per at budallen e gjat

    1. Vlora1912 says:

      Z. Baze

      Eshte shum e leht per ju qe e keni “gojen e madhe”, dmth zotroni nje media, te anatemoni dhe denigroni cdo mendim qe sju vjen pershtat juve apo atyre ne krah te te cilve jeni ju.
      Se pari:

      Jo cdo shqiptar qe nuk eshte dakord me konceptin e minishengenit apo Ballkan i Hapur, eshte militant i Salih Bastard Berishes apo Lunatikut Kurti(apo ajatollahut- ashtu si, me te drejt e quajtet ju)

      Se dyti:
      Me qe ti di me shum per keto pune; Ky Ballkan i hapur, a do ta prish rendin boteror!, ku shtete nuk eshte e then te ekzistojne si shtete me kufij te percaktuar qarte……

      Se treti,

      A mundeson njohjen e Kosoves nga Serbia kjo iniciativ, dmth nje karrime ne OKB….dhe ne kete kontekst, me cfar statusi ftohet te behet pjes Kosova ne Ballkanin e Hapur, si Provinc Serbe apo si Republik e pavarur….

      Apo vazhdojme te ecim neper mjegull, dhe te dali ku ta dali.

      Se katerti
      Shqiptaret, duke mbajtur ne konsiderat mundesit e pakta ne dispozicion, e kan gjykuar se zgjidhja e çeshtjes Shqiptare ne Ballkan realizohet nepermjet Anetaresimit dhe Integrimit ne BE..

      A mos vall ka ndryshuar kjo qasje?
      Mos vall Ballkani i Hapur, me aktorin kryesor drejtues Serbin, do mundesoj kete objektiv madhor te Shqiptarve??

      Besoj se keto pyetje te thjeshta duhet ti sqarohen publikut, se ne kaq dim: dhe kaq duhet te dim….

      Denglat me Morgenthaun dhe Hobbes ja kemi len Analisto Akademik te panumurt ne kete Shqiperihanen tonee..

      PS
      Edhe nje here, jo cdo i divid qe nuk eshte dakord me Ballkanin e Hapur Serb, eshte njekosish edhe Adhurues i djallit Sali apo Lunatikut Albin

  4. raul says:

    Bravo Mero, i papare. Me le pa fjale te admiroj per thellesine e mendimit dhe aresyetimit. Shume shpejt Albin kundrapedali do pendohet per braktisjen qe i beri open Ballkan por do jete vone se treni tashme eshte nisur dhe ndalon vetem ne stacion.

  5. Ladi says:

    Mire qe ju bie me kopaçe – dhe ben aq mire qe ju bie…, por kjo kopaçja jote eshte e gjitha e mbathur me gozhda! Hahaha, bjeru me te lumte dora – derri do plumb – kshu thote populli i mire shqiptar

  6. Visi says:

    Mero je kompelet kontravers,në qoftëse qëllimi Edi Ramës që kokën e ballkanit ta orientojë nga Perëndimi duke e orientuar Shipërinë nga Beogradi vendi më antiperëndimor në Ballkan ky është një idiotizëm.
    Serbia vendi më prorus që për ditë armatoset me armët Ruse dhe me qendrën informative Ruse në Nish qenka promotori i orientimit properëndimor-qesharake.
    Në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes
    OPEN BALLKAN ,Vuçiçi i deklaroi agjensisë TANJUG se ka pasur reagime kundërshtuese të qendrave të ndryshme Evropiane,tani se cilat ishin ato pyete mikun e Vuçiçit Edi Rama.

  7. Visi says:

    Mero je komplet kontravers,në qoftëse qëllimi Edi Ramës që kokën e ballkanit ta orientojë nga Perëndimi duke e orientuar Shipërinë nga Beogradi ,vendi më antiperëndimor dhe vendi më prorus në Ballkan ky është një idiotizëm.
    Serbia vendi më prorus që për ditë armatoset me armët Ruse dhe me qendrën informative Ruse në Nish qenka promotori i orientimit properëndimor-qesharake.
    Në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes
    OPEN BALLKAN ,Vuçiçi i deklaroi agjensisë TANJUG se ka pasur reagime kundërshtuese të qendrave të ndryshme Evropiane,tani se cilat ishin ato pyete mikun e Vuçiçit Edi Rama.

  8. Visi says:

    Mero je komplet kontravers,në qoftëse qëllimi Edi Ramës që kokën e ballkanit ta orientojë nga Perëndimi duke e orientuar Shipërinë nga Beogradi ,vendi më antiperëndimor dhe vendi më prorus në Ballkan ky është një idiotizëm.
    Serbia vendi më prorus që për ditë armatoset me armët Ruse dhe me qendrën informative Ruse në Nish qenka promotori i orientimit properëndimor-qesharake.
    Në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes
    OPEN BALLKAN ,Vuçiçi i deklaroi agjensisë TANJUG se ka pasur reagime kundërshtuese të qendrave të ndryshme Evropiane,tani se cilat ishin ato, pyete mikun e Vuçiçit Edi Rama.

  9. MANIPULATOR says:

    Ky qenka i kompleksuar ose hipokrit me çdo kusht do me kriju opinione se mes Kurtit dhe Ramës ka konflikte ndër shtetërore nëse ka debate të ndryshme për probleme të mdryshme po që ma shum vetë tash e 70 vite i futëni zjarrin vëndit dhe delë në ndihmë ministria e mbrojtëhes e qeverisê Kurti

  10. Moli says:

    E gjitha eshte loje e Sali Berishes dhe Ilir Metes! Albini- sherbetor dhe ne sherbim te serbit! Eshte fare e thjeshte! Tani jane bere bashke Saliu – Iliri – Albini!
    Nuk e kane me Edi Ramen, e kane me Ameriken!

  11. Sit back and relaks■●▪ says:

    Qe ta kuptoni thelbin, po tentohet te hidhen bazat per nje shtet konfederativ ballkanik ku duhet te bejne pjese serbia, shqiperia, kosova, bosnja, mali i zi, maqedonia, nje tip Jugosllavie por me emer tjeter. Pas tregut te perbashket ekonomik do vije tregu i perbashket politik, qe mund te quhet Bashkimi Ballkanik ose Unioni Ballkanik nje miniature e Bashkimit Europian. Pra ka nje plan per te krijuar nje klon duke krijuar nje mini EU. Pra ideja qe hidhej dikur qe bashkimi i trojeve shqiptare do ndodhte pasi ballkani perendimor te anetaresohej ne EU tani eshte spostuar ne idene qe bashkimi i shqiptareve do ndodhi nen ombrellen e Jugosllavise se re. Se sa realiste eshte kjo ide le shume per te dyshuar, kjo ide do ishte e mire nqs faktori shqiptar do ishte bashkuar kulturalisht dhe ekonomikisht se pari mes vedi, do kishte nje ekonomi te qendrueshme, nje drejtesi dhe nje administrate publike profesioniste dhe me korrupsion ne nivele minimale, me nje kriminalitet te ulet, pra nqs do kishim nje shtet normal. Ne keto kushte qe jane shqiptaret ne rajon kjo eshte nje ide shume e keqe, per me teper qe serbia nuk njeh pavaresine e kosoves dhe asnjehere nuk ka per ta njohur me vete te pare. Pa zgjidhur ngercin kosove serbi nuk ka asnje shans qe plani per jugosllavine e re te funksionoje, por ne rast se serbia njeh kosoven te pavarur dhe pranon tregun e hapur ekonomik dhe politik ath de fakto ka pranuar shqiperine e madhe dmth bashkimin e kosoves me shqiperine. Per mua Serbia ose njeh kosoven dhe Open Balkan e hedh ne kosh ose pranon Open Balkan dhe perfundimisht nuk ka asnje detyrim te njohi kosoven per shume arsye. Tani shqiperia duhet te zgjedhi nese eshte e gateshme ti japi serbise pafajesi per krimet dhe ti hapi dyert per ne adriatik dhe me kete veprim i hap dyert edhe rusise ose behet pale me vellezerit e saj shqiptare te kosoves duke e lene serbine te izoluar. Ne cdo negociate ku dikush thote shpejt shpejt ta mbyllim sa me shpejt pazarin, aty ka nje problem, zakonisht negociatat e bera me nxitim te nxjerrin te humbur pasi nuk te le kohe per reflektim. Albini besoj e di kete dhe po e tregon duke mos u nxituar te hedhi hapa qe mund ti dalin te mxituara neser, behet fjale per fatin e kombit e jo per fatin e bahces pas shtepise. Albini po ben gjene e duhur duke mos rene pre e nxitimit te Rames por me merr kohen qe i duhet per te pare sa me qarte se ku synohet me keto levizje te mjegullta te treshes rama, vucic, zaev pasi gjarpri nuk i tregon kurre kembet

    1. Arjani says:

      Me nje fjale Shqiperia qe kerkon te pershpejtoje procesin e integrimit europian edhe nepermjet bashkepunimit rajonal duhet te ngelet peng i Kosoves dhe politikaneve te saj. Pra ju kerkoni qe Shqiperua te ngeli stendby ne proceset integruese derisa Europa ta pranoje edhe Kosoven sic e deshiron ajo procesin e pranimit. Na etiketoni se nuk po shfaqim ndjenje patriotike as sa duhet. Kjo eshte e tepert

  12. Cola says:

    Or Agoni,po kaq tru thare je mor derdimen,kaq injorant dhe pa kulture ju ka lene koha dhe pushtimi serb ju kosovareve apo e shtyni per jete me armiqesi me kedo tani edhe me Shqiperine dhe institucionet e saj.Ju Serbine e keni ne krye te vendit,deri ne parlament,ushqeheni per dite me mallra e kulture serbe e na flisni ne per hapje e influenca serbe e ruse.Shqiperia eshte shtet sovran,institucionet e tyre e ushtrojne pushtetin legjitim e kushtetues,per zhvillimin e Shqiperise e shqipetareve.Doni apo nuk doni ju ithtaret e Ajatollahut te Prishtines.

  13. albinistan says:

    Nje pjese kosovaresh qe po manstrubohen me emrin e Albin Kurtit, Kosoven nuk do e quajne me Kosove, por Albinistan.

  14. Shqiponja says:

    Ky eshte nga gabimet me te medha qe ka bere Edi Rama si mund te anash kalosh kosoven. Ketu nuk behet fjale per Albin Kurtin ketu behet fjale per te gjithe kombin Shqiptar qe po tradhetohet nga mendje te rrezikshme .Kokeforcia e Edit me ben te dyshoj se ky duhet te jete agjent i futur ne krye te qeverise Shqiptare per te percare kombin tone.

  15. Arjan says:

    o mero perse nuk i botoni shkrimet te vret e verteta rahmuti eshte gjigand por nje mut gjigand.

  16. Arjan says:

    o mero perse nuk i botoni shkrimet te vret e verteta rahmuti eshte gjigand por nje mut gjigand. qe po i vjen era anembane shqiperise dhe kombit shqiptar.Ta gezoj vucicin dhe do zoti e pjek te gialle kete ndyresire qe luan me shtetin shqiptar.

    1. anti mirelo-arjani , i njejti kurbat says:

      Ty , me kete gjuhe qe perdor , jo vetem qe nuk duhet te te botohen komentet , por duhet te zhdukesh e te mos dalesh kurre neper rrjetet sociale , rrugaç i peshtirosur e legen burre , qe shan e denigron i fshehur mbrapa tastjeres se kompiuterit , qen bir qeni , ngrenes muti i pa pare . Nje here na del si Mirel , nje here si Arjan , por kuptohesh qe je i njejti jevg e gabel .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje